Koçi Xoxe – i biri i Dhimitrit e Vasillos i lindur1911 në Negovan Greqi, qëndrues në Tiranë e banues në Korçë, me profesion Teneqexhi dhe mandej N/ Kryeministër, Ministër i Brendshëm, Gjeneral Leitnant i arrestuar me 2. dhjetor 1948. Akuzat kryesore ndaj tij ishin “a. ) për lidhjet me Jugosllavin e qeverinë e Titos, ka vepruar për marrjen me dhunë të pushtetit popullor, ka mbajtur lidhje e korrespodencë me Rankoviçin, ka nxitur e përkrahur sabotimet Jugosllave në Kuçovë e gjetkë, ka mbajtur dosje të fshehta për Bedri Spahiun dhe për shumë titullar të tjerë të Partisë e Shtetit. ” Në deponimet e tij në hetuesi me 7. maj 1949 ai do të deponoi : ” Nuk është e vërtet që të kem qenë organizator i një grupi kundër partisë dhe pushtetit, – nuk kam zhvilluar aktivitet antipopullor, – Nako Spiron e kam goditur se nuk ishte për mardhënje me Jugosllavin, – unë pakënaqësitë me Nakon i kam biseduar hapur që nga Kongresi i Përmetit e kam thënë që rruga për në Moskë kalon nëpër Beograd, – që në Plenumin e tetë kam deklaruar se të tëra çështjet do të shkojnë drejt unifikimit me Jugosllavin dhe se koordinimi me shoqëritë e përbashkëta duhet interpretuar drejt e ne duhet të mësojmë popullin shqiptar se nuk preket indipedenca por në të vërtet forcohet, se kjo është indipedencë e vërtet, këto edhe ishin qëndrime të Partisë – bisedat me Velimir Stoiniçin nuk ja kam raportuar Partisë. ”

Me 9. maj 1949 – Procesverbal : I mbajtur sot në dhomën 11. të burgut në Tiranë, ora 10. 00 ku Koçi Xoxe deponon : ” Damarët e dorës i preva me qëllim që të vrisja vehten. Arsyet e këtij vendimi vetëvrasës i kam treguar në letrën drejtuar Komitetit Central të Partisë” Proceduesi Bedri Spahiu. Gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar me 17. maj 1949 Koçi Xoxe refuzon përfundimisht mbrojtjen : ” Unë nuk flas , por vetëm do të dëgjoj akuzën !”
Procesverbal :
“Sot me datën 11. qershor 1949, ora 23, 15 u bë ekzekutimi i të dënuarit me vdekje Koçi Xoxe dhënë nga Gjykata e Lartë .
Ekzekutimi u krye në prani të përfaqësuesit të akuzës publike shoku Bedri Spahiu, Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme Halim Xhelo e mjekut Ibrahim Dervishi.
Fjala e fundit ishte:”Nuk kam gjë ! Të rrojë Partia, Republika, Bashkimi Sovjetik dhe Stalini. Mua më gjykoi dhe më dënoi Bedri Spahiu. ”
Po çka është më makabre e këtij procesi? Janë dëshmitë e ish bashkëpunëtorëve të Koçi Xoxës në Ministrin e Punëve të Brendshme që tash pas burgosjes dhe dënimit të tij dëshmonin për shkeljet e ligjit nga ana e tyre duke zbatuar urdhëratë e Koçi Xoxës e bashkëpunëtorëve të tij. Këta janë Kopi Niko me gradë Major, Lefter Lakrori me gradë Kapiten I dhe Naum Bezhani . Deklaratat e tyre janë me shkrim dhe përshkruajnë metodat e torturave të ushtruara ndaj të burgosurve në periudhën prej vitit 1944 e deri më 1948. Ato metoda të torturave janë një turp i gjinisë njerëzore, prej tyre do të turpërohen gjeneratat, të gjitha të bëra në emër të luftës së klasave në emër të ndërtimit të socializmit në emër të komunizmit në emër të luftës kundër reaksionit etj., dhe pa gjetur rehabilitim deri në ditët e sotme. DEKLARAT NGA KOPI NIKO “Unë i nënshkruari Major Kopi Niko, i biri i Sotirit dhe Ksanthipisë, lindur në Pogradec dhe tash banues në Gjirokastër deklaroi sa më poshtë: Gjatë kohës që kam punuar në organet e sigurimit të Shtetit me urdhër ose me dijeninë e eprorëve kam kryer këto vepra: Kur kam qenë në seksionin e Korçës, druri dhe tortura kanë qenë mjete pune për ne. Unë këtu do të përmendi vetëm një rast, i cili karakterizon me të vërtetë metodën e punës dhe deri ku mbërrini poshtërsia e saj.
Aty nga fillimi i vitit 1946, nga torturat tona të vazhdueshme ka vdekur në seksionin e Korçës një person nga katundet e Ersekës. Për ta maskuar vdekjen e tij para opinionit kemi vepruar në këtë mënyrë : Kemi therur një qingj dhe gjakun e tij e kemi futur në një shishe, mbas kësaj e kemi marrë kufomën dhe e kemi vënë në një makinë xhips dhe jemi larguar nja 15- 20 km larg Korçe në drejtim të Ersekës . Mbasi ndaluam e zbritëm kufomën nga makina, e vumë poshtë xhadesë në një arë dhe e qëlluam dy herë me revole në kokë dhe mbas kësaj i derdhëm në vrimat ku kish përshkuar plumbi, gjakun e qengjit që e kishim marr me vete për të u treguar se ishte vrarë gjoja në ikje e sipër. . …”
Deklaratë mbi metodat dhe llojet e torturave:
Metodat e Torturave :
1.) Rrahje me dru deri sa të bëhen plagë dhe të bjerë mishi
2.) Kruarja e plagëve të qelbëzuara me dru
3.) Çpuarje e mishit me tel të djegur
4.) Elektrik në vesh,
5.) Futja e kripës në mish të djegur
6.) Lagja me uji të ftohtë
7.) Lënja pa bukë deri në vdekje
8.) Lënja pa bukë për disa kohë
9.) Lënja zhveshur në të ftohtë
10.) Jeleku
11.) Dinamit në vehte
12.) Shtrëngim i gishtrinjëve me pinca
13.) Të pegerë (fekale) në gojë
14.) Varje me kokë poshtë
15.) Lidhje për liri (pemë) 16. ) Lënje në diell
16.) Maçoku në tumane 18. ) Përgatitje varri, pushkë në gojë
17.) Tentativë për çnderim të vajzës, gruas.
DEKLARATË
“Unë i nënshkruari Naum Bezhani, deklaroj sa më poshtë:Po rrjeshtoi poshtë torturat të ndryshme që u janë bërë të burgosurve sidomos gjatë viteve 1947-1948 . Për të gjitha këto Koçi Xoxe, Vaskë Koleci dhe të tjerët kanë pasur dijeni dhe së kanë marrë asnjëherë ndonjë masë kundra atyre që i bënin, bile këta vet na inspironin dhe na mësonin, janë quajtur të dobët dhe sikur nuk e urrenin armikun ata që nuk rrifshin shumë.
Janë përdorur këto forma torturash :
1.
) Jeleku (tortura më e tmerrshme)
2.) Kamgjiku dhe druri,
3.) Të lënit pa bukë, pa uji, pa gjumë dhe më këmbë me ditë të tëra,
4.) Korenti elektrik sa i binte tjetrit të fikët,
5.) Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë të rëndë
6.) Lidhja me duar nga pas në dritare ose në ndonjë dru, varur gjersa të i preknin majat e gishtërinjëve,
7.) Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darë (kjo u përdor sidomos pas burgosjes së Shefqet Bejës dhe kundër grupit të tyre)
8.) Kripë në gojë
9.) Shpiheshin gjoja sikur do të ekzekutoheshin, ose do të vareshin dhe shtihej në ajr ose shpiheshin afër litarit,
10.) Tortura morale në lidhje me familjen kërcënime se do të i burgosim, do të i vrasim, bile në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra, ata bënë gjoja sikur ato ishin vajzat e tij dhe ishin sjellë aty për të i çnderuar.
11.) Futja kokëposhtë në vozë plotë uji,
12.) Njëherë Myftar Tarja i futi një Tropojani nevojë në gojë dhe çorapë të palara,
13.) Djegja e mishit me cigare “
Do të dëshironim që kurrë këto gjëra të mos i kishim ditur dhe dëgjuar se kanë ndodhur, po ato ekzistojnë ashtu të shkruara në dosjen numër 178. të Arkivit të Ministrisë së Brendshme, janë edhe në kujtimet e atyre që arritën të i mbijetojnë . “Duhet pranuar në mënyrë të prerë si parim, që gabimi më i madh bie mbi sistemin ; mbi vetë strukturat e sistemit totalitar” – thoshte Levi. Major Kopi Niko dëshmonte se : “Më ka thënë Koçi : vrisni, prisni, digjni çfarë të doni bëni vetëm kriminelët të i zhdukni”. Dëshmin e Major Kopi Nikos e vërteton realiteti po edhe thënja e Levit se “gabimi më i madh bie mbi sistemin” në Shqipëri vazhduan me të njëjtin ritëm burgosjet torturat dhe vrasjet në emër të luftës së klasave e kur nuk kishin më kundërshtar dhe opozitë filluan të burgosnin e vrisnin njëri tjetrin, Bedri Spahiun, Beqir Ballukun, Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun të gjithë me suitat dhe bashkëpunëtorët e tyre. Sa me të drejt vihej dyshimi nga të burgosurit në Burrel “Se a është Komiteti Qendror në burgun e Burrelit apo në Tiranë? “-Pjetër Arbnori.
https://shqiperiajone855.wordpress.com/2015/11/25/gjyqi-i-koci-xoxes-dhe-zbulimet-e-torturave-makabre-mbi-te-gjykuarit-deri-ne-ate-kohe/
V: O Fotot jane vene nga ana e redaksise “Alba – Dansk”


Leave a Reply