Qian Qian, 31 vjeç, është gruaja më e shëndoshë në Kinë dhe peshon 242 kg. Pasi kishte provuar të gjitha mundësitë për të rënë në peshë, e reja vendosi që t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, duke bërë një baipas gastrik.
“Shpresoj që kështu të gjej dashurinë”, thotë ajo. Gruaja thotë se nuk ndihet kurrë e ngopur, edhe pas konsumimit të 100 qebapëve dhe disa kg brinjë gici në një vakt të vetëm. Në lindje, vajza ka qenë si gjithë të tjerat. Por më pas prindërit nisën që ta dërgonin tek gjyshërit, ku dhe oreksi iu shtua. Vajza hante tre herë më shumë se nipërit e tjerë.
“Miqtë e mi të vjetër-tregon ajo-janë fejuar e martuar prej kohësh. Por unë kurrë nuk kam tentuar që as të ëndërroj për një gjë të tillë”. Pasi kishte bërë disa tentativa të dështuara, për të rënë në peshë, në tetor Qian Qian, vendosi që t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. “Shpresoj që me anë të kësaj, të gjej pak normalitet në jetën e time të martohem”.
(gazeta-Shqip.com)
Leave a Reply