Martin Camaj shkrimtari i vendit të shqiponjave!I nderuari kryetar i Shoqatës Atdhetare ,,Dukagjini,,z.Ndue Sanaj,të nderuar dukagjinas dhe pjesëmarrës të këtij përvjetori madheshtor
Ta përkujtosh sot Martin Camaj do të thotë ta përjetosh një botë dhembje dhe përkujtimi për sa e sa intelektual e veprimtar të ndritur të kombit tonë që katrahurat jetësore i detyruan ti marrin rrugët e botës ,këtu kujtojmë sa e sa mendje të ndritura të kombit tonë që u detyruan të jetojnë në mergim nga kushtet e renda nga presionet e pushtuesëve apo nga regjimet e sistemeve të ndryshme që kaloi vendi ynë , kujtojmë vëllëzerit Frashëri,Pashko Vasen,Çajupin,Ndre Mjeden ,Atë Gjergj Fishten,Fan Nolin,Faik Konicen e shumë e shumë intelektuale krijues që më penen e tyre ndriquan rrugën tonë të zhvillimit të qytetërimit .
Kujtojmë sotë nëntëdhjetë vjetorin e lindjës së poetit,prozatorit dhe romancierit të mirë njohur Martin Camaj i cili përvjetor e gjenë Dukagjinin dhe mbarë kombin tonë në kthesën e madhe historike të vlerës dhe nderimit për atdhetarin Martin Camaj por edhe për atdhetaret tjerë që çdo herë kontribuan për kulturen,civilizimin dhe gatuan qytetërimin shqiptar.
Martin Camaj i cili kaloi fëmijërinë në Malësin e Dukagjinit dhe Pleqërin në Malësin e Gjermanis së jugut ,mbarti me vehte dy deshira që ceremonin mortore ta bëjë në të njejtën kohë në Dukagjin me Dukagjinas më zakonet autoktone që pasqyrojnë shpirtin dhe rrugën e veshtirë të malësorit dukagjinas për mbijetes dhe një ceremoni mortore ne mergim në mesë njerëzve të ngijëshem gjithmonë si i quante poeti në poezin ,, Elegji e Parë,,ku i drejtohet Tazes:Mos të vije keq ty Taze ,për mue të shtrimë mbi drrasat e vdekjes,kingj i gatum për flije,leni plakat të qajnë mbi mue atë ditë për njerëzit e vet,vdekë qysh kur. Që do të thotë vdekë qysh atë ditë që ka marr rrugën e mergimit.
Poeti më një ndjeshmeri të madhe i drejtohet edhe gruas dhe perkujton babain qe kur i vdiq i prenë dy qe më i ngi të untshmit ,poeti vdesë mes njerëzve të ngijeshëm prandaj e porosit gruan që për drekë të qet vetëm kafe të idhta .
Dukagjini i thotë sot Martin Camaj se :Dukagjini dhe Atdheut i trojeve të tij që do të bëhët Shqipëri e Bashkuar përkujtonë vetëm ditëlindje të Martin Camaj dhe te Atdhetareve që aç shumë i dhanë këtij Kombi duke i ngritur në peidestalin më të lartë të përjetësisë.
Martin Camaj më krijimtarinë e tij, më vepren e tij, më kohën e vrarë që kaloi në mergim na la frymëzimin dhe atdhedashurin që kurr më të mos përseritët të personalitetë e njohura të kombit tonë rruga e të jetuarit largë Atdheut fatë që e kishin dhe e kanë akoma sot shumë atdhetar .
Në emër të Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë -Malësi e Madhe ,,Martin Dreshaj,,me seli në Pejë dhe të antarësisë së gjerë që nga Kosova Lindore,Rozhaja,Plava e Gucia e deri në Malësi të Madhe të Mbi Shkodrës e urojmë Shoqatën Atdhetare ,,Dukagjini,,për punen kolosale që bëri për realizimin e dy projektëve të mëdha ,ngritjen e shtatorës së Dëshmorit të Kombit Mehmet Shpendi në korrik të këtij viti dhe tash më realizimin dhe ngritjen e shtatorës së liberatorit Martin Camaj
Shkruan:Frasher Racaj
Më 15-10-2015 Pejë-Shkodër
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply