Sonte do të ju mallkojë në emër të Atit, Nipit tim dhe në emër të Nipave dhe Mbesave tuaja.
Juve që ende pa e larguar mirë kallamoqin dhe bungurin nga zorrët e uritura, morët përsipër timonin e diplomacisë, kulturës dhe arsimit, e nuk po flasim për të tjerat se nuk është temë për sonte.
Ju ministrat e punëve të jashtme, pa dallim, në të gjitha qeverisjet. Ju që dërguat « diplomatë « në Francë, aso që nuk dijnë mirë frangjisht opo në Gjermani aso që flasin mirë rusisht psh. Për me e rahatue edhe naj përkthyes apo jo ? Një udhë e dy punë…
Po mirë që i quet ata të farës suaj, po pse nuk ua mësuet bile disa rregulla të mirësjelljes ?
Si psh. në cilën anë duhet të mbahet luga e në cilen piruni, se si nuk duhet me u shkllapitë kur të hajnë në darka protokolare, si duhet t’u drejtohen diplomatëve, senatorëve, zonjave, si duhet të sillen në komunikacion e jo ma na i rrëzue përtoke e ma na i lidhe sikur djalin e njanit. Se edhe pse hiç si dojme na vjen shumë inati se ata e prezantojnë Kosovën.
Diplomacia është art dhe çdokush nuk mund të bëhet diplomat. Në diplomaci shumë punë kryhen jasht takimeve protokolare, në darka, pritje, kuluare, festa, përvjetore, ku diplomati me karizmin dhe sjelljen e tij të qytetëruar krijon simpati, afinitet, miqësi dhe në momente të rëndësishme sikur kjo e ditës se sotit ata do të votonin për shtetin tënd , bile nganjëherë vetëm për hatrin tënd.
Por ti nuk je diplomat dhe nuk mund të bëhesh kurrë, edhepse baba apo daja yt në pushtet ka qef me të bâ. Ti do ta marrësh një rrogë do të vozitësh me tabela CD, bile nganjëherë mund të provosh me to të bësh ndonjë trafik, por ata do të nxëjnë dhe ti do të gjindesh prapa grillave derisa baba apo daja ta rrehin telin (nese munden edhe naj ditë).
Ju ministrat e kulturës që kurrë nuk e kuptuat se kultura është një proces që fillon nga lashtësia dhe pasurohet nga gjenerata në gjeneratë dhe që kjo quhet trashëgimi shpirtërore dhe materiale e një populli.
Ju që qëndroni indiferent kur rrënohet një shtëpi dy-terqind vjeçare, një kullë, një çiler, kur çarshitë e vjetra shndërrohen në supermarkete, kur kalldërmet e bukura shtrohen në asfalt të zi, kur zejet dhe artizanatet e vjetra zhduken bashkë me shpirtin krijues të këtij populli të lashtë.
Ju që rrinit indiferent kur u rrënuan kisha, monastere, relikte, derisa nëpër mediat publike promovohej patetizmi patriotik dhe folklorizmi tallava.
E juve ministrave te MASHT-it, pirolla ju qoftë se vërtetë e keni ba MISH MASH arsimin.
Marrja dhe mallkimi qoftë së pari mbi juve, mandej mbi neve që ju votuem e ju duruem e më së paku mbi ata që nuk na votuan.
Çdo gjë paguhet në këtë botë, por kâjta dhe injoranca në ditën e sodit paguhen shumë së shtrenjti.
Ilaz HYSAJ 09/11/2015
http://gazetanewborn.net/
Leave a Reply