04/11/2015
Kujtojmë 25 vjetorine Meshës publike në Shkodër që shënoi fillimin e rënies së komunizmit në Shqipëri. Pra, sot, me 4 nëntor, kujtojmë 25 përvjetorin e kremtimit të Meshës së Shenjtë ndër varrezat e Shkodrës, më 4 nëntor 1990, nga prifti dom Simon Jubani. Kremtimi i kësaj Meshe, për Shqipërinë, shënoi fillimin e rënies së regjimit të diktaturës ateiste komuniste, hapjen e shtegut drejt rifitimit të lirisë qytetare e fetare dhe hapat e parë të një shoqërie demokratike në Vend.
Prifti dom Simon Jubani, njihet si një nga qytetarët dhe meshtarët shqiptarë, që ka vuajtur gjithë jetën, i persekutuar në burgjet komuniste, po edhe si ai që sfidoi regjimin e diktaturës ateiste e komuniste në emër të Zotit e të Atdheut.
Dom Simoni e sfidoi publikisht diktaturën ateiste komuniste, me aktin e shenjtë të kremtimit të Eukaristisë – Meshës, akt ky të cilin regjimi i paTënzon e kishte ndaluar rreptësishtë, duke menduar se do t’ua ndalonte besimin qytetarëve, për çka mbylli Kisha e Tempuj kulti, për çka vrau priftërinj, klerikë të feve të ndryshme dhe qytetarë besimtarë që besonin në Zotin.
Po, dom Simon Jubani e sfidoi regjimin diktatorial ateist me aktin më të shenjtë të krishterë, me kremtimin e Eukaristisë (Meshës) që sjell, kremton, përkujton e shpall praninë e Krishtit Zot në mesin e popullit të tij. Eukaristia përherë kujtoi e vazhdon të na kujtojë se e Mira ngadhënjen mbi të keqen, Drita mbi errësirën, Dashuria mbi urrejtjen, Ringjallja mbi vdekjen. Qe pikërisht Eukaristia Shenjte që kumtoi Agimin e një epoke të re për shqiptarët.
Kështu, data e 4 nëntorit 1990, që mbeti e paharruar në mendjen dhe zemrën e shkodranëve e të të gjithë shqiptarëve, dëshmoi se populli shqiptar që nuk e kishte harruar Zotin, që nuk e kishte mohuar fenë e as vlerat më fisnike, edhe pas një gjysmë shekulli ateizmi e terrori shtetëror.
Atë ditë të 4 nëntorit 1990, një grup i vogël besimtarësh, rreth 300 vete, në sa pastronin, nën një shi të imtë vjeshte, varret e të dashurve, të thyera e të përdhunuara, në prag të shkatërrimit të plotë, panë të mahnitur një meshtar që ngjitej në altarin e sajuar me një tryezë të thjeshtë, në kapelën e djegur të Varrezës së Shkodrës e që fillonte kremtimin e Meshës, ende nën diktaturë.
Me pas vijoi mesha e dyte
Homelia e Meshës, predikimi i shpresës së madhe.
Shkodër, 11. 09. 1990.
Vëllazën e motra
Le t’i kujtojmë për një minut në heshtje të gjithë këta të dekun që kemi ndërvorreza dhe të gjithë ata vëllazën e motra tona, që ranë për një Shqipni Europiane gjatë këtyne 46 vjetëve të shkueme. Në vjetën 1443, kur Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti u arratis prej Stambollit dhe u kthye në Atdhe, e përshëndeti popullin shqiptar me këto fjalë: “Lirinë nuk jua solla unë, por egjeta midis jush”.
Unë, i padejë për këtë mision, po ju thom se fenë nuk jua pruna unë, por e gjeta të ndezun në zemrat tueja. Se kjo fe ka qenë gjithmonë e flakët ndër zemrat tona e dishmon ardhja juej sot në këtë vend të shenjtë prej të katër anëve të Shqipnisë, për me e adhurue, me e falenderue e për me e lavdue të madhin Zot për këtë MREKULLI të madhe që po shohim sot me sy. Se ky besim ka kenë përherë i ndezun në shpirtënt tonë, e vërteton restaurimi i kësaj kishëze vorrezash, ku kanë dhanë kontributin e vet, me punë e me të holla, edhe vëllazënt myslimanëe ortodoksë.Se kjo fe ka kenë gjithmonë inkandeshente në mendjet e zemrat tona, e dishmon edhe ma mirë shenjtorja e Shëna Ndout në Laç, kur midis terrorit, mbi ato gërmadha, kanë ra mija shqiptarë për çdo vjetë. Secili në fenë e vet e secili në gjuhën e vet vazhdimisht po i luten Shenjtit Shëna Ndue për të gjitha nevojat shpirtnore dhe trupore dhe këto lutje u kurorëzuen sot me këtë Panair plebishitar. Për të madhin Zot e për fenë në Të, ma bukur se unë flitni ju, me ato ngushëllimet e panumërta që gjeni te kjo fe, e cila I ngushëllon e i forcon, i zhdrivillon, i zbutë, i qytetnon mendet e zemrat e të gjithë njerëzimit.
Për të madhin Zot e për Shenjtënt e tij, ma bukur se unë shprehen shurdhët që ndiejnë, pagojcat që flasin, sakatat që ecin, psikopatët dhe epileptikët që shërohen.
Sikurse ajri që thithim asht i domosdoshëm për ekzistencën tonë fizike, njashtu për ekzistencën tonë shpirtënore asht e domosdoshme ekzistenca e një Qenje të mbinatyrshme, që na ndihmon me përballue vështirësitë e kësaj jete me optimizëm,entuziazëm, kurajo; dhe kjo Qenje e mbinatyrshme na ban me pa me sytë e shpirtit lumninë e Parrizit, që na pret mbas kësaj jete të shkurtë, njashtu sikurse shofi m me sytë e trupit bukuritë e rruzullit tokësor. Kudo nëpër botë, si në qytetet moderne, ashtu edhe në katundet ma të harruemet, naltohen kah kupa qiella kupola,minare xhamijash, kumbonare, të cilat janë simbol i kontakteve, i lidhjeve që njerëzimi mban përherë me qiellin, me Perëndinë.Majat e tyne të mprehta u përgjasin heshtave të një ushtrie të heshtun, që raca njerëzore ka krijue ndër shekuj për të ruejtë vlerat morale e kulturore. Çfarë interesash botënore përfaqëson feja?
Kush i zbuti barbarët e kohës së mesme, gotët, vizigotët,hunët e vandalët, përveçse murgjët e murgeshat, që i zbutën hordhitë e egërsinave me Kryq në dorë e me lutje në buzë?Kusha ia dha Europës unitetin shpirtnor, kulturor e politik, përveçse kristianizmi?
Krejt zhvillimi moral e intelektual i Europës e ka burimin te fi lozofi a e teologjia kristiane. Kush i çliroi vendet arabe në shekullin e shtatë nga paganizmi, politeizmi dhe u fali monoteizmin e i ngriti fi set primiteve në shtet të organizuem dhe ma vonë në Perandori arabe e otomane, përveçse islamizmi dhe profeti i tij, Muhamet?
Po në shkallë kombëtare, çfarë roli qytetnues ka luejtë feja? Në aspektin moral feja asht një digë, Diga nuk i lejon ujnat me vërshue e me i shpartallue tokat pjellore e shtëpiat e banimit. Njashtu feja asht një digë morale që nuk i lejon veset, perversionet, degjenerimin, korrupsionin me depërtue në mendjet e zemrat e njerëzimit dhe në këtë drejtim feja i ep kontributin ma të madh rendit publik. Në aspektin kulturor: të gjitha shkollat fillore e gjimnazet, të gjitha insitucionet kulturore e shoqnore në vendin tonë janë krijue e drejtue nga bazilianë,benediktinë,françeskanë, jezuitë, etj. Deri shtypshkronja e parë, deri ferma e parë moderne e Bardhejve, asht temelue prej murgjëve të Shën Injac Lojolës. Por feja asht determinate edhe në mbrojtjen e atdheut.Tue mos qenë në gjendje idetë e shekullit me ua dhanë shqiptarëve bashkimin politik, vetëm feja dijti me i bashkue princat shqiptarë të shekullit XV kundër anmikut të përbashkët, Perandorisë Osmane. Të gjitha mbledhjet janë zhvillue në kishën e Shën Nikollit të qytetit të Lezhës dhe në këtë kishë janë marrë të gjitha vendimet, për të gjitha operacionet ushtarake që ka zbatue Besëlidhja. Por bota e qytetnueme na njeh edhe për famëmadhen,
Lidhjen e Prizrendit.Kryetari i Lidhjes, Haxhi Ymr Prizrendi, së bashku me krenët tjerë muhamedanë, ortodoksë e katolikë, si Eljaz Pashë Dibra, Vaso Pashë Shkodrani e Abdyl Frashëri, të gjitha mbledhjet i zhvilluen në xhaminë e Prizrendit, e prej kësaj xhami, dolën të gjitha direktivat. I madhi Zot, për t’i ushqye shqiptarët me begati, e pajisi Shqipninë tonë me dy mushkëni, me tokën e me detin: Për ta ruejtë këtë frymë të shëndoshtë, prej toke e prej deti, jetuen,luftuen e diqën princat shqiptarë të shekullit XV si dhe fatosat e kreshnikët e Lidhjes së Prizrendit.Vjeta 1989 ka qenë vjeta e paqës dhe e lirisë për gjithë botën, sepse në këtë vjetë u shembën muret e perdet e hekurta,që ndanin vende e popuj, por ma tepër ndanin zemrat e njerëzve.Në këtë vjetë pushoi së rrjedhuni gjaku, po fshihen lotë, mbaroi djersa e pashpërblyeme e mori fund lufta e të gjithëve kundër të gjithëve. Njerëzimi hyni në një epokë paqe, lirie, mirësie, harmonie e begatie. Begatia e harmonia e një populli varen nga liritë që u akordohen qytetarëve.
Liria, në kuptimin fi lozofi k të fjalës, asht progresi gradual I ndërgjegjes dhe i kulturës njerëzore. Këtë liri dhe këto të drejta po na epen gradualisht dhe me rrugë paqësore. Rruga paqësore asht tipike për një popull të qytetnuem. Duhet ta përballojmë tundimin e të mos përdorim dhunën, as brutalitetin. Dhuna e brutalitetit nuk i kanë zgjidhë kurrë problemet kombëtare e as familjare.
Vetëm kështu do t’ua mbyllim gojën atyne që na quejnë “Shprehje gjeografi ke”, tokë e pazbulueme dhe i askujt vetëm kështu do t’ua mbyllim gojën anmiqve tonë, që na konsiderojnë popull kopil, i gjetun në mjedis të katër rrugëve nga nana histori. Shkodra, qytet me histori ma të lashtë se dymijë vjeçare; Shkodra dikur kryeqyteti i Ilirisë; Shkodra e Teutës, e Gentit, e Agronit; Shkodra që deri para 50 vjetësh i pati dhanë Shqipnisë tonin moral, kultural, politik, fetar e ekonomik, kjo Shkodër asht gati edhe sot me bashkëpunue me Tiranën e me të gjitha qytetet e Shqipnisë, sepse trashigimtare e Balshës së Madhe e Marin Barletit, mbasardhëse e Fishtës e e Bushatlinjve, e Oso Kukës, dom Ndoc Nikës, dom Ndre Mjedës, Luigj Gurakuqit.. Trashigimtare e Frashërlijve, Konicës.. Shkodranët gjinden këtu, në këto troje shqiptare, të gatshëm me ripërtri edhe një here traditën e autoritetin që ka gëzue Shqipnia në kohët e saj më të mira, mbrendë e jashtë atdheut.
Amen!
VDIQËN MBASI VUEJTËN DËNIMIN:
66. Imzot GJERGJ HABERI (1874 – 1950)
67. Don ZEF SHTUFI (1879 – 1950)
68. Don NDOC NIKAJ (1864 – 1951)
69. Don MARK SHLLAKU (1865 – 1951)
70. Imzot BERNARDIN SHLLAKU OFM. (1875 – 1956)
KY ISHTE KLERI KATOLIK SHQIPTAR PËRBALLË GENOCIDIT KOMUNIST
■“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sëpse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, … janë vetëm 30 vjet mundësi me formue një Kler Shqiptar e, për 30 vjet me nxjerrë aq Heronjë sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë”.
At Pjetër Mëshkalla S.J.
●Kleri Katolik Shqiptar para vitit 1944 kishte mbrenda kufinjve shtetnor: 220 Meshtarë, shumë murgesha, disa fratela e qindra objekte kulti.
Mbas vitit 1944, janë shugurue edhe 25 Meshtarë në Shqipni, ndërsa, jashta kufinjve shtetnor janë shugurue edhe 20 Meshtarë tjerë.
●Genocidi komunist ka përfshi nga viti 1944 – 1990 këta Klerikë Katolik:
• TË PUSHKATUEM: (Me gjyqe, pa gjyqe dhe gjyqe të mëshefta)
1. Imzot FRANO GJINI (1886 – 1948) Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni.
2. Imzot GJERGJ VOLAJ (1904 – 1948) Ipeshkëv i Sapës.
3. Imzot NIKOLL DEDA (1890 – 1948)
4 Imzot NIKOLL NOGA (TUSHA) (1895 – 1946)
5. At MATI PRENNUSHI OFM. (1882 – 1948)
Provinçial i Françeskanve të Shqipnisë.
6. At ÇIPRIAN NIKA OFM. (1900 – 1948)
Guardian i Françeskanve të Shkodres.
7. At LEKË LULI OFM. (1908 – 1944).
8. At LEONARD TARGAJ OFM. (1910 – 1945)
9. Don LAZËR SHANTOJA (1892 – 1945)
10. Don NDRE ZADÊJA (1891 – 1945)
11. Don MARK GJANI (1909 – 1945)
12. At PAPA PANDI (1909 – 1945)
13. At ANTON HARAPI OFM. (1888 – 1946)
14. At GIOVANI FAUSTI SJ. (1899 – 1946)
15. At DANJEL DAJANI SJ. (1906 – 1946)
16. At GJON SHLLAKU OFM. (1907 – 1946)
17. Don NIKOLL GAZULLI (1893 – 1946)
18. Don ALFONS TRACKI (1892 – 1946)
19. Don LUIGJ PICI (1907 – 1946)
20. Don ZEF MAKSEN (1901 – 1946)
21. At BERNARDIN LLUPI OFM. (1894 – 1946)
22. Don LUIGJ PRENDUSHI (1896 – 1947)
23. Don DEDË MAÇAJ (1920 – 1947)
24. Don ANTON ZOGAJ (1905 – 1948)
25. Don EJËLL KOVAÇI (1920 – 1958)
26. Don DEDË MALAJ (1920 – 1959)
27. Don ZEF BICI (1919 – 1968)
28. Don MARK DUSHI (1920 – 1968)
29. Don MARIN SHKURTI (1933 – 1969)
30. Don SHTJEFËN KURTI (1898 – 1971)
31. Don MIKEL BELTOJA ( 1935 – 1974)
32. Seminaristi MARK ÇUNI (1919 – 1946)
●TË VDEKUN NË TORTURA:
3. At LORENC MITROVIÇ OFM. (1872 – 1943)
4. At BERNARDIN PALAJ OFM. (1894 – 1946)
5. At SERAFIN KODA OFM. (1915 – 1947)
6. Papa JOSIF PAPAMIHAJLI (1912 – 1948)
7. Don ALEKSANDËR SIRDANI (1892 – 1948)
8. Don PJETËR ÇUNI (1914 – 1948)
9. Don DEDË PLANI (1889 – 1949)
10. Don JAKË BUSHATI (1890 – 1949)
11. Imzot JUL BONATI (1874 – 1951)
12. Vlla GJON PANTALIA ( 1887 – 1947)
●TË VDEKUN PAK KOHË MBAS TORTURASH NGA SIGURIMI I SHTETIT:
3. Imzot FRANO GJURAJ (1893 – 1947)
4. Don ANTON MUZAJ (1921 – 1948)
45. Don KOLEC PRENNUSHI (1902 – 1950)
46. Don LAZËR JUBANI (1925 – 1982)
●TË VDEKUN NË BURGJE E KAMPE SHFAROSJE:
47 Imz. VINÇENC PRENNUSHI OFM. (1885 – 1949)
48. Imzot ERRNESTO ÇOBA (1913 – 1980)
49. Don MARK BICAJ (1911 – 1946)
50. Don NIKOLL SHELQETI (1892 – 1947)
51. Don EJËLL DEDA (1917 – 1948)
52. Don NIKOLL LASKAJ (1898 – 1948)
53. At GASPËR SUMA OFM. (1897 – 1950)
54. At PAL DODAJ 880 – 1951)
55. At KARLO SERREQI OFM. (1911 – 1954)
56. At KLEMENT MIRAJ OFM. (1882 – 1956)
57. At RROK GURASHI OFM. (1894 – 1965)
58. Don RROK FRISKU (1892 – 1956)
59. Don PJETËR NOGA (TUSHA) (1873 – 1958)
60. Don ANTON DOÇI (1920 – 1973)
61. Don MARK HASI (1920 – 1981)
62. Don LEC SAHATÇIJA (1906 – 1986)
63. Don NIKOLL GJINI (1911 – 1987)
64. Don PJETËR GRUDA (1922 – 1989)
Nga Fritz Radovani
“E PREMTJA E ZEZË NË SHQIPNI KA FILLUE ME 29 NANDOR 1944, DHE KA ME VAZHDUE DERISA TË MAROJË KOMUNIZMI.” Don Dedë MALAJ (1959).
“Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vllazën e Motra,
s’ ishte pa kurrë në historinë e njerzimit…”
Papa Gjon Pali II (Prill 1993)
VDIQËN PER NJË IDEAL: “RRNOFTË KRISHTI MBRET, RRNOFTË SHQIPNIA !”


Leave a Reply