Pamjet e vajzës, gati për t’u hedhur nga tarraca e pallatit në Korçë, ishin shokuese, por fatmirësisht ajo mundi të shpëtojë.
15- vjeçarja me inicialet S.C tha se ishte gati të vetëvritej, sepse e kishte lënë i dashuri, një djalë 17 vjeç.
Policia e hipi adoleshentin në tarracën e pallatit, ku ai i tha vajzës se e donte, duke e bindur të kthehej në shtëpi.
Por Panorama, raporton sot se 17 vjeçari nuk ka ndërmend të nisë sërish një lidhje me vajzën.
“Unë nuk e dua dhe nuk do të qëndroj me të. Lart në tarracë i thashë të kundërtën, sepse kështu ma kërkoi policia, pasi ajo nuk lejonte askënd t’i afrohej, por edhe sepse nuk doja që të hidhej prej andej. Nuk më dukej e arsyeshme të veproja ndryshe, por e vërteta është kjo. Ajo është një vajzë me probleme dhe nuk mund të vazhdoj me të”, është shprehur në polici i riu.
Nga inaonline


Leave a Reply