
Shtëpia e flamurit “si varr i hapur” në mes të qytetit, zhgënjim për qytetarë
Qytetarët, zëri i qeverisë mbërrin deri në Qafë-Thanë
KORÇË- Edhe pse muaji nëntor ka hyrë në ditën e dhjetë të tij deri më sot në qytetin e Korçës nuk shihet të valëvitet ndonjë flamur kuq e zi. Trumbetimi për disa muaj me radhë se nëntori do të ishte i mbushur me aktivitete të larmishme rezultoi të ishte veçse një demagogji. Deri më tani flamuri kombëtar nuk ka pasur fatin që për këtë 100-vjetor të vendoset në ballkone, në dritare apo në mjedise të tjera
Sipas qytetarëve, ka ndodhur kështu, sepse si nga institucionet e qeverisjes vendore ashtu edhe nga institucionet shtetërore, përvjetori i pavarësisë u përcoll me një indiferencë dhe apati të tillë aq sa arriti të injektohet edhe te qytetarët. Kjo bëri që edhe banorët të mos dalin dot nga përgjumja e tyre.
E njëjta indiferencë u përcoll edhe nga deputetët, të cilët kanë filluar të shfaqen në publik rrallë e më rrallë, pasi edhe këta të fundit kanë kuptuar se nuk i ka askush në listë. Entuziazmi i madh qeveritar se 100-Vjetori i Pavarësisë do të ishte festa më madhështore e shekullit nuk rezultoi të ishte kështu. Sipas qytetarëve zëri i qeverisë dëgjohet deri në Qafë-Thanë.
Megjithatë, sipas qytetarëve, me banorët e qytetit të Korçës po ndodh kështu sepse ata në këtë vit të Pavarësisë u goditën në gjërat më të shenja të tyre. Krejt papritur u shemb shtëpia ku u ngrit flamuri nga Themistokli Gërmenji e cila për gati një shekull kishte qenë krenaria e tyre. Tashmë shtëpia e flamurit qëndron “si varr i hapur” në mes të qytetit
Sikur të mos mjaftonte kjo, banorëve të Korçës iu desh të përjetonin edhe mashtrimin e madh si nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Korçë ashtu edhe nga Ministria e Kulturës, të cilat deklaruan “me përgjegjësi” se Shtëpia e Flamurit do të ishte gati në ditën e 28 nëntorit.
Të Gjitha këto treguan se qeveria nuk e kishte seriozisht. Për rrjedhojë, në këtë shekull të Pavarësisë edhe qytetarët e Korçës u goditën nga zhgënjimi i shekullit
/Shekulli Online/Vepror Hasani/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply