Me 7 prill 1939 populli shqiptar pagoi kambjalet e firmueme ke Italija prej Zogut. Ai përlau paret (qi po i gzon në qetí të vendeve të hueja); né na la pagesat, jo vetëm landore, por edhe morale.
Al Molto Reverendo
Padre Giacomo Marlekaj ofm
S. Piero in Bagno
Forlì
Asiago, 4 gusht 1952
I përnderti Át e i dashtuni Mik- Më ká rá në dorë letra e Juej datue 1 gusht.
Jam mirnjohës për shprehje ngushulluese që më drejtoni. Në këto vjett e fundit jam mësue të bâhem objekt shpifjesh e të shámesh, prandej fjalët e mira më shkaktojnë disi nji përshtypje të çudiçme. Sidoqoftë ato të Tuejat m’japin zêmër me vazhdue luftën për ngadhnjimin e së drejtës dhe për vûmjén në spikatje të meritave të katolizmit [sic!]qi sot dhûnisht po shkelen.
S’do të hjeki dorë,jo,nga politika: s’paku deri sa Shqipnija të këthejë e lirë në gjinin e Oksidentit.
Ndër shokë qi pata e qi përpîni stuhija e kuqe, unë gzova nji fat të veçantë. Shpëtova kryet e gjindem sot në gjendje lirisht me punue për atdhén e për kujtimin e atyne qi u zhduken tragjikisht.
Vjett qi më teprojnë do t’i a kushtoj çâshtjes qi qyshë në fminí m’u rrânjos në shpirt tue lexue veprat e Fishtës: naltësimit të vendit t’onë në nji shkallë qytetnije për të cilën e bâjnë të meritueshëm flíjet e mëdhaja sidomos të kohnave të fundit.
Por… trimi i mirë me shokë shum! Tashti qi Ju po ma siguroni përkrahjen e Juej të çmueshme, forcat kanë me m’u dhetëfishue edhe e shof me sŷ suksesin. Natyrisht duhen përpjekje t’urta dhe të guximshme njiherit, vullnet i paprém, zêmërgjansí (pse ká shum njerz qi s’kuptojnë) e shpirt realistik.
Edhe mâ përpara, por veçan ç’prej 1878etës e këndej, katolicizmi, nëpërmjet eksponentave të vet mâ të kualifikuem, meshtarë e shekullarë, s’ka mungue kurr m’e krye detyrën e vet, në fushë të shqiptarizmit, si me fjalë ashtu me vepër. Fjala mâ të shumtën e herve
nuk i asht ndigjue; vepra e tij, kur nuk u përbuz, qé pak jàse aspak e çmueme. Na katolikët, me gjith moskuptimin qi na rrethon, duhet t’i kryejmë gjithënji detyrët t’ona kundrejt atdheut, por në nji kohë duhet edhe të kërkojmë ushtrimin e të gjithë të drejtave qi na përkasin si të bijt e nji Nâne së vetme.
Deri tash-ky asht mendimi i im i ngulun–shumica e bashkatdhetarëvet na ka njoftun barasin theorike para Shtetit shqiptar, gjâ kjo qi pohohet qartas edhe në kompleksin e ligjvet të tija. Njikohësisht veç, po të depërtoni në substancë të punve qi rrodhën ç’prej 1912tës
e tutje, ata (aseklikat qi drejtoshin shumicën)manovruen në mënyrë qi me lânë të pandrrueshëm praksin (la prassi)i cili shuguronte mjerishtnë praktikë dallimin ndërmjet nesh e tyne(shumicës) në jetën politike, ekonomike e shoqnore tue i dhânë vetes, në heshtje, të drejtën absolute të kenë syperanín dhe tue na vû né (katolikët, sidomos) në kondita qytetarësh të rendit të dytë.
Jam i bindun qi shumica s’ka faj. Ata, qi dijtën t’a përdorin herë mbas here shumicën, me kët kriter u sollën në punët shqiptare, natyrisht tue mos lëshue kurr gojet sloganet e vllaznimit shqiptar.
Slogane qi kishin e kanë vetëm në gojë, jo në zêmër.
Vrasja e Luigj Gurakuqit, mbyllja e shkollave katolike (qi i dháne shkasin mâ të fortë shqiptarizmit), tashti akuzat e shkarkimet kundra eksponentave katolikë qi mâ tepër se të gjithë u dâmtuen në luftën për çlirim, janë fakte qi dishmojnë se edhe sot si djé kërkohen shkajqe për t’i ndalue katolikët (kuptohet ata qi zotnojnë titujt me perfaqesue komunitetin) m’u shtrue me të njâjtat tagre në sofren e burrave ku thehen arrat e çashtjeve kombtare. Ftojnë n’at sofër ndonji piç a tatalosh, qi s’ka fé ryesnije në lodra politike dhe qi, prandej, s’e druen, të sigurtë se u a miraton–pá i kuptue në thellësí–planet e tyne.
Mbas sodit do të hapim sŷt. Fuqín e fashizmin Zogu e përdori me shtypë Shqipnín dhe me u pasunue në mënyrë të çmeritshme: hangri sharqinin e né na la lëkurat. Për hise të majme qi ai i ndau vetes atë sot kurrkush s’e shán: né po na sulmojnë me terbim për ato lëkura qi na mbeten në dorë. Ju kam thânë ndoshta edhe nji herë tjetër se me 7 prill 1939 populli shqiptar pagoi kambjalet e firmueme ke Italija prej Zogut. Ai përlau paret (qi po i gzon në qetí të vendeve të hueja); né na la pagesat, jo vetëm landore, por edhe morale.
Por të vijmë te thelbi i çashtjes. Nuk diej shkaf e kê do të gjêjmë në Shqipní kur të këthemi (premtó, Zot, sa mâ parë!).
Shtyllat u dermuen e ata qi mbeten, në mos u dâmtojshin mâ pertej, i ka ligështue vuejtja, burgu, ndrydhja, tmeri.
Ká m’u lypë kohëqi të këndellen.
Luigj Gurakuqi, qi më hodhi në lamije politike me 1923 dhe më drejtoi mirsisht ndër hapa të parë tue më marrë edhe si sekretar të vetin në Tiranë me 1924, më ka pasë thânë:-Tri forca ka katolicismi : 1) klerin, qi ruen tharmin e vjetër iliro-thrak tue e ngjyem paprâ në parimet e shndoshta të Prendimit; 2) parín e Shkodrës, qi ka traditë të shkëlqyeshme shqiptaro-venetjane prandej nji trashigim bujarije e jete zotnijsh qi e vên në nji shkallë, në mos mâ nalt, baras me bejlerët e Shqip nís së mesme e të jugut; 3) malet qi kanë ruejtun gojdhânat mâ të çmueshme dhe ushqejnë të paprekuna kroje të mëdhá energjísh fizike e morale.
Ai, me shoqatën Ora e Maleve, dijti me shkrî në nji synthezë të harmoníshme tri degët e katolicizmit, dhe, në mos të kishin ndërhŷ si gjithmonë të huejët, Shqipnija mbarë do të shifte dobí prej kësaj pune. Në kohën e vet, Ora e Maleve, dijti të bâhet qânderr tërhjekse
jo vetëm ekatolicizmit por të forcave mâ të shndoshta të shqiptarizmit.
Mbi kët tash flasim njiherë tjetër. Punën e Orës së Maleve e kemi nisë P. Antoni, Nush Topalli e unë. E diej mirë si lindi e si u zhvillue.
Tashti, prá, lum Miku i përndershëm, néna duhet me krijú, tue i u përshtatun kohnave, nji qândërr të tillë, njiherë në mërgim e mâ vonë me ndihmë të Zotit në Shkodër.
E,qe, vijat e përgjithëshme të qandrrës.
Trí forcat e katolicizmit, ashtu si i dallonte i Madhi Gurakuq, duhen përfshi në kët qandërr.
Mâ i epri sukses i kundërshtarvet, do t’ishte prishja në mes tyne e trí forcave qi janë si tri shtylla mbajtëse të ndërtesës së komunitetit. Sejcila ká funkcjonin e vet. Kurrkúj mâ tepër se françeskâjvet nuk u perket barra me bashkue katolikët e shpërndám, me i pajtue me shoqishojnë ata ndër ta qi janë prishun e idhnue, me i dhanë nji drejtim të caktuem veprimtarís sot kaotike të katolikvet. E drejtë e pamohueshme e franceskajvet, kjo, por njiherit edhe detyrë.At Ndreu, ai kakareç, Zoti e ndjéftë, na ka prishë punë, ndoshta tue dishrue me bâ mirë.
Këto perpjekje duen urtí të madhe, si tháme, e sensibilitet e mendesquetsí. Përndryshej dâmtojnë qellimin.
E të vîjmë tashti ke zbatimi praktik. Zotnija e jote, njiherë si frat e mbandej si nji ndër intelektualët mâ të shquem të botës kulturore shqiptare të soçme, me prestizhin e petkut (mos harroni se bárni petkun ePadër Gjergjit!) dhe të pregatitjes vetiake–i përkrahun prej P. Margjokaj–do t’ishte mirë të mirni inisjativën me bashkue katolikët në nji qandërra politike qi të két në veprimtarín e saj këto qellime kryesore:
1–Me vleftësue, në kuadrin e shqiptariz mit, flîjet e mëdhaja qi katolicizmi i troi çashtjes kombtare e prendimore;
2–Me ftue të gjithë katolikët në mergim të shkojnë mirë me njâni tjetrin, pa i u shmângë rrymbes politike qi ndjekin;
3–Me u a hjekë vrejtjén me autoritet atyne qi qellimisht cenojnë nderín e katolicizmit, ase i shpifen ase i a përbuzin veprat e kryeme në dobi t’atdheut të përbashkët;
4-Me krijue e me mbajtë lidhje sa mâ të ngushta me organizata ndërkombtare katolike;
5-Me i a bâ të njoftun Shqiptarvet dhe të huejvet meritat e katolicizmit shqiptar si në lâmë kombtare ashtu qytetnore;
6–Me përkrahë, mbrênda mundsive, katolikët nëvuejtje;
7–Me vû në marrdhânje njânin me tjetrin katolikët e shperndám në katër kandet e botës.
Prap pika tjera mund të shtohen.
Nji gúr, s’bân múr. As Ju vetem s’mundeni me i a hŷkësaj pune; as përkrahja e ime nuk mjafton. Ju, duhet të bâni çmos qi edhe P. Margjokaj t’a pelqeje kët plan dhe të premtojë me fjalë burrash me i u perveshun punës për zbatimin e tij; unë duhet t’i a mbushi menden Kapidanit e Kolë Bibës me i a shtri dorën bujarisht çdo katoliku qi dëshiron të bashkëpunojë me vllazën të vet n’at qanderr qi do të krijohet.
Kjo qandërr s’duhet të két asnji ngjyrë politike.
Në vija të përgjithëshme duhet të rregullohet mbas frymës së shpalljeve të Selís Shêjte. Në poli tikën shqiptare duhet të ndjekë parimet e shqiptarizmit klasik të kundrueme në dritën e qytetnimit prendimuer.
Qândrra mund të boto jë nji boletin[sic!] të vetin ku vêhen në dukje humbjet e salvimet qi ka pësue kleri, meritat e katolikvet në veprim për ril indje të kombit (ribotojmë copa nga Hylli i Dritës e Leka); mund t’organizojë ceremonina fetare për të Vdekunit t’anë; mund të qortojë botnisht ata gabojnë randë e mund të protestoje kur të két përshtypjen se po shtrêmbnohen faktet historike.
Shkurt: buletiniduhet të jét zâni i katolicizmitnë mergim; i drejtë, i paanëshëm, i fuqishëm e depërtues. Duhet t’i shkojë çdo katoliku n’katër anët e dheut. Mbandej pjesëmarrje n’kongrese ndërkombtare katolike, dergime memorandumesh ku e kúr t’a lypë nevoja për mprojtje të drejtave katolike dhe shqiptare; vendosje studentash katolikë n’institute kulturore katolike etj. etj.
Askush nuk duhet t’a marri vesht krijimin e qandrës pa u pjekun puna. Mâ parë projekti lypet të studjohet në të gjitha hollsít e veta.
Do të bisedojmë njiherë gjatë na të dy, mbandej bashkë do t’i a paraqesim mendimet t’ona Kapidan Gjon Marka Gjonit e Kol Bibës. Duhet t’i marrim edhe P. Margjokës fjalën qi na përkrahë.
Atëherë i a hŷjmë zbatimit, natyrisht tue dalë Ju e Margjokaj në shesh, na tue ndêjë në nji anë mos me shkaktue dyshime ndër katolikë qi na kundërshtojnë. Sa për vete, jam gati t’i shtrohem dishiplinës qi ka me caktue qândrra, sinqerisht, dhe me punue për tê dhe në frymën e saj, sido e kudo t’a shofin me arsye drejtuesat. Kjo qandërr s’duhet të bâhet vegla e asnji partije. Në tê duhet të gjêjnë vend e strehë të gjithë katolikët shqiptarë, të çdo tendence e ngjyre politike, jashtë komunistavet.
Me gojë, në Romë, tash Ju thom edhe disa sende tjera skjaruese.
Kristo Maloki âsht nji element i radhës së parë, nderë e lavdi e komunitetit t’anë, por duket se e kanë gërgá për punë t’anë; ai, i mnjânuem tash sa vjet nga ambjentet shqiptare, u beson i ngrati gërgásvet: duket nemòse. Me takt duhet tërhjekë në rrethin t’onë qi mâ tepër se askush dhe sinqerisht e çmon tue i a dishirue bashkëpunimin e vlershëm.
Të hânën tjetër ndoshta nisem me gjith familje për Romë. Mos rrini pa më shkrue. Probabilisht tash piqemi në tetuer në Romë.
Flasim, vendosim e i a hŷjmë punës. Familja e ime Ju falnderon për të fala.
Unë Ju dergoj shëndet me nderime.
Ernest Koliqi
Ernesto Koliqi
Pensione Flora
Asiago (Vicenza)


Leave a Reply