Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare artisti i mirënjohur Tonin Tërshana. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, thuhet se vdiq këtë të martë në Spitalin ‘Nënë Tereza”, Tiranë.Me 1 shtator të 2015, Tonin Tërshana, ishte një nga familjet që përfitoi banesë sociale si i pastrehë nga Bashkia e Tiranës. Ai lindi në Shkodër më 1 qershor 1949.
Arriti një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë, në Festivalin e 4 në Radio, me këngën “Kur vjen pranvera” (muzika, Pjetër Gaci, teksti, Fatos Arapi), mori çmimin e parë. Atëherë ishte vetëm 16 vjeç.
Tërshana ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH. Ka marrë pjesë në mbi 20 festivale duke fituar 4 çmime të para duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale.
Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Prej 20 vitesh jetoi në emigrim dhe kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, duke jetuar me qira në një apartament në kryeqytet.

(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply