Paul Fitzpatrick, një i moshuar britanik nga Burnley disa muaj më parë u martua me një 30 vjeçare tuniziane, të cilën e takoi gjatë një udhëtimi në Soussa në Tunizi, vitin e kaluar.
Gjithçka dukej më së miri, deri në momentin kur çdo gjë u shndërrua në një makth të vërtetë.
Paul, u nis për në Tunizi ku çifti i ri duhet të bënte udhëtimin e martesës për 3 muaj, ku u rrëmbye dhe u mbajt peng nga familja e nuses, duke u mbyllur në banjë dhe duke u kërcënuar nga të afërmit e saj, të cilët i kërkuan të gjitha kursimet për ta liruar.
I moshuari pasi pagoi gjithë detyrimet, u strehua në ambasadën britanike para se të kthehej përfundimisht në atdhe.
Paul tregoi se ishte terrorizuar dhe se nuk besonte se do shpëtonte i gjallë, “Më morën gjithë paratë që kisha me vete, lap-topin, veshjet etj. Më kërkuan kartën e kreditit dhe më kërkuan që të telefonoja bankën për të tërhequr para të tjera. Më mbajtën të mbyllur deri sa paratë, 30 mijë euro, mbërritën në llogarinë e tyre. U tregova budalla… mendova se Mbarka më donte vërtetë”.






Leave a Reply