Vajza e komandant Shqiponjës – Xhemail Rexhepit ende e mbanë të gjallë kujtimin për prindin e saj.
Ajo krenohet me veprat e babait, i cili që nga lufta vitit 2001 nuk rreshti së luftuar për çështjen shqiptare në Maqedoni.
E veshur si shqiponjë, ajo ka postuar në facebook një fotografi, të shkrepur gjatë përkujtimit të veprës së tij në qytetin e vendlindjes.
“Babi im jam Krenare që jam Bija jote”, ka shkruar ajo, njofton agjencia e lajmeve INA.
Xhemail Rexhepi, i njohur si Komandant Shqiponja, u vra më 23.07.2015 nga Bajram Limani, kryetar i degës së BDI-së në Kumanovë. Ishte kjo një përfundim i përgjakshëm i një zënke politike, pasi i ndjeri kishte përkrahjen e këshillave lokalë, ndërkohë që vrasësi i dyshuar kishte përkrahjen e kryesisë së partisë. (INA)


Leave a Reply