
Sa e mjere ajo dite e 11 Shtatorit
Ka mbetë si ekran ne sy,
Qielli e fshehu kaltersine!
U degjua bucime, aeroplani me force goditi
Sa të hapje syte,
Ne flake e tym Nju Jorkun e mbyti.
U be dita nate, u mbush vendi me trishtim
Nen pluhur ra Mannhattani
Dhe deti gjemonte ne zi!
Ato s’ishin ore, nuk ishin caste,
Ato ishin mijra jete,
Qe u bene te pa fate.
Ishin jete plot endrra, ishin te ngrohta,
Ishin te vrulleshme zemrat
E rrihnin plot force!
Me ngjan se i njihja, ata njerez te vecante,
Ishin heronj qe kontribonin,
Ne jeten e qytetit gjigand!
Ishin armate e madhe e vrrulleshme, vigane,
Modeste dhe e papertuar,
Boten e donte, per ta zbukuruar!
Rrihte pulsi i tyre, me gezim nate / dite,
Qyteterimit i jepnin,
Shpikjet dhe energjite!
Pyetja me mundon, pyes zemren perhere,
Si mundet shpirti i martireve,
Me ‘’bishat’’ njësh te bjere?
Te shkrihen ne cast, te digjen ne nje hi,
Djajte qe mbollen vdekjen,
Me engjejt ne nje stive!
Lutem per ata Shpirtra te Kulluar,
Mbase dhe Zoti,
Ne Parajse i ka cuar!
Bota s’hesht, ka beteja gjithmone,
Ajo dite e kobeshme vjeshte,
U stampos ne mendjen tone!
U shkrua me gjak, e perzier ne pluhur karboni,
Bukuria e krijesave te pafaje
Asteroide drejt qiellit fluturoi!
Pamja makaber, cfaqet ne sy hera-heres,
Na kujton se diku fshihet,
Pas Bateri-Parkut, një humnere!
Kujton se njerezimi, s’ duhet te flerë gjumë,
Prane mrekullive qe krijuan,
Fshihen shpesh… te zezat gjurme!!!
© Elko N.Qeparoi
New York, Shtator 2002.


Leave a Reply