Rreth 8306 azilkërkues shqiptarë janë regjistruar nga Ministria e Brendshme gjermane vetëm për muajin gusht, një shifër kjo që vjen në rritje krahasuar më muajin korrik, kur numëroheshin 673 azilkërkues më pak. Këto shifra janë pjesë e një raporti të publikuar nga Ministria e Brendshme, sipas të cilës, Shqipëria mbetet e dyta pas sirianëve për nga numri i lartë i azilkërkuesve në Gjermani. Sipas autoriteteve gjermane, shifrat e azilantëve shqiptarë janë rritur edhe në krahasim me një vit më parë. Për periudhën janar-gusht 2015 numërohen 38.245 kërkesa për azil, ose 32 .988 më shumë se për periudhën janar-gusht 2014. Ndërkohë Siria e cila renditet e para në listë për numrin e lart të azilantëve numëron 10 440 kërkesa duke e lënë pas Shqipërinë me vetëm 2134 kërkesa më shumë. Ndërsa për periudhën janar-gusht 2015 Siria numëron 55.587 kërkesa ose 35.403 me shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. – See more at: http://www.shekulli.com.al/m/post.php?id=315270#sthash.K2xogNpc.dpuf
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply