Shkruan :Labinot Gjini
Asociacioni i Luginës nuk e ballancon aspak Zajednicën në Kosovë. Përkundrazi është hi syve popullit shqiptar për të frenuar një kryengritje masive në Kosovë
Nuk mendoj se ishte ndonjë arritje e madhe “krijimi” i Asociaonit të Luginës. Bile, kam frikë se kjo do të jetë një pretekst i fortë i Sërbisë për t’i shtyrë fuqishëm kompetencat e Zajednicës në Kosovë. Sepse duhet të gjithë t’a kuptojm se Zajednica është krijuar nga një negocim ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësuese BE. Ajo do të ketë një fuqi reale jo vetem për t’u krijuar, për t’u mbajtur, por edhe për t’i zgjeruar kompetencat e veta në të ardhmën e afërt. Do të jetë një shtet real brenda shtetit të Kosovës dhe do të ketë përkrahjen e plotë të Beogradit dhe heshtjen e Prishtinës, por edhe përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare.
Në anën tjetër, Asociacioni i Luginës është një iniciativë “krye më vete” e cila do të mbetët në letër ose do të mbetët një asociacion (OJQ) nën ligjet e asociacionëve që ka Sërbia. Një gjë e tillë nuk modifikon aspak gjendjen e shqiptarëve të Luginës. Pra nuk do të ketë asnjë rol real për jetën dhe të drejtën kombëtare të shqiptarëve të asaj ane. Shqiptarët e Luginës së Preshevës është dashur të ngrihen i madh e i vogël për të kërkuar që në bisedimet në mes Beogradit dhe Prishtinës të përfshihet edhe statuti i shqiptarëve të asaj ane. Gjë që është kërkuar mjaftueshëm nga shumë atdhetarë shqiptarë këto vite të fundit, por që nuk është marrur fare parasysh nga klasa politike e Prishtinës. Lugina e Preshevës i është falur (tradhëtuar) nga Prishtina dhe Tirana Beogradit duke i a shtuar edhe Mitrovicën dhe një pjesë të konsiderueshëme territorësh nëpër Kosovë.
Pas kësaj tradhëtie, Beogradi dhe Prishtina po luan në Luginën e Preshevës lojën pajtimit me Zajednicën që do të krijohet në Kosovë. Por, shqiptarët e Kosovës nuk duhet asesi të mashtrohen nga këto veprime dhe të humbasin çështjen e momentit : Zajednicën. Shqiptarët e Kosovës, i madh dhe i vogël, duhet të dalin nëpër rrugët e Kosovës dhe t’a kundërshtojn Zajednicën. Ta kundërshtosh Zajedicën sot përmes protestave masive, do të thotë të shpëtosh fëmijët nesër nga një luftë të pashmangshëme kundër Serbisë. Gjendja është shumë më e rëndë dhe më dramatike nga sa është duke u paraqitur nga mediat dhe politikanët tanë. Kosova nuk ka qenë asnjëherë më keq se sot në raport me Serbinë sepse është hera e parë që Serbia ka rimarrë thuajse të gjithë kontrollin mbi Prishtinën gjerësa populli i Kosovës është duke u mbajtur me iluzion të fuqishëme të krijuar nga një propagandë tejet e organizuar nga qarqe të caktuara të bashkësisë ndërkombëtare dhe nga militantët politikë të partisë në pushtet (LDKPDK).
Personalisht do të përkrah çdo qytetarë i çfarëdo animi partiakë që ka, i cili do të dal në rrugë për të protestuar kundër Zajednicës. Do të përkrah cilindo politikan apo udhëheqës i cili do të bëj thirrje për të protestuar kundër Zajednicës. Dhe shpresoj fuqishëm që populli shqiptar i Kosovës do t’a bëj !
Zgjohu shqiptar !
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply