Unë shpeshëherë bisedoj me iluzionin tim i cili më thotë ta gjejënjë rrugë që na con kah rikthimi i territoreve të paktën deri të
Boka e Kotorrit…
Kur më braktisë iluzioni bëjë pyetje: Pse na pengon Zajednica??
– A nuk është Zajednica produkt i Kosovës multietnike të Ahtisarit??
Kosovë e cila me gjithë të këqijat e saja, është më e avansuar se
Marrëveshja e Rambujesë e cila parashihte një Kosovë nën sovra-
nitetin e Serbisë…
– A nuk ishte Marrëveshja e Rambujesë, me gjithë të këqijat e saj,
më e mirë sesa një Kosovë e braktisur gadi plotësishtë nga
shqiptarët??
…- A nuk e luan topi këtë që e thashë???…- Jo pra!!!
– A është e mirë kjo gjendje?- Jo pra!
…Për të dalë në skajë rruge dhe gjuajtur me gurë këtë gjendje,
duke sharë secilin, guri nuk e arrinë Rambujenë dot, ashtu sic nuk
e arrinë themelimin e zhbërjen e UCK,së, sepse thjeshtë ato janë
kaluar…
Edhe po të arrihej një gjë e tillë, përmes teorive të Einstein,it, nuk
do të arrihej më shumë se një Kosovë fund e krye cirilicë ku do
të hasëshe në disa aristokratë shqipëfolës sa për ta shirur Serbinë
shtrenjtë në opinionin ndërkombtar si shtet që u jep të drejta
pakicave….(Po më duket po e shoh Veton Surroin dhe jaranat e
tij duke shëtitur korzos së Prishtinës me grupe “intelektualësh”
beogradas)…
Sado që u derdhë gjak, sado që u luftua, ku u vranë më të mirët
e popullit, mentaliteti i pararambujesë nuk u lokalizua…
Shqiptarët nuk u nacionalizuan…Nuk dua të them se ndodhi e
kundërta. Nuk guxoj të them se ndodhi e kundërta.
Edhepse e kam parë duke ndodhur dhe vazhdon të ndodhë
cdo moment, cdo ditë.
Përpjekjet e deritashme të disa subjekteve dhe individëve për ta
parandaluar rrëshqitjen e mëtutjeshme të qenjes tonë kombtare
drejtë greminës së zhbërjes, le që nuk është serioze, por nuk ka
asnjë bazë teorike e as praktike që do të jepte rezultat.
Thjeshtë, i gjason ritualit të “gjuajtjes të dreqit me gurë” në Mina
të Mekës…
E dreqin e prafrafazuar e paramenduar e bartin shumica me vete!
Për ta parandaluar këtë të keqe që po ndodhë, patjetër duhet të
rilindë një forcë e re, një Lëvizje e re, me njerëz të rinjë, të vetëdijë-
suar kombtarisht e jo të bindur nga individë të caktuar…
Dhe kjo forcë e re nuk ka nevojë të shkatërrojë atë pak që është
arritur, megjithatë me gjak e sakrificë, nuk ka nevojë të mirret fare
me ata që kanë rënë nga provimi, por kanë nevojë të mirren me
popullin, të bisedoj me popullin, ta vetëdijësojë popullin se rruga
e vetme e tij është Bashkimi Kombtar.
Ai Bashkim do ta shkelë Rambujenë, Ahtisarin, Brukselin, Ankaranë,
Mekën dhe secilin që hapë gojën të thotë se është e drejtë ndarja
e trojeve të një populli të lashtë në mes shteteve gabele rreth e
qark tij…
ALi Ramaj
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply