Një milion euro është shuma që do të përfitojë në sezon Lorik Cana te Nanta, pa llogaritur shtesat në varësi të realizimit të objektivave të parashikuar në kontratën e firmosur të hënën. Sipas medieve franceze, kapiteni i kombëtares shqiptare ka bërë një sakrificë financiare për t’u transferuar në klubin francez, duke qenë se te Lacio fuste në xhep 1.5 milionë euro në vit. Të Verdhët nuk ishin në gjendje të përballonin rrogën e 32-vjeçarit, dhe duke dashur me ngulm ta afronin, i kërkuan të ulte kërkesën. Nga ana tjetër, Loriku e pa rikthimin në Francë si një mundësi të mirë, pasi kishin mbetur vetëm pak orë nga mbyllja e dritares së transferimeve. Te Nanta, Cana do të zëvendësojë qendërmbrojtësin Papi Xhiloboxhi, i cili u transferua te Çelsi. Ai do të prezantohet te skuadra e re pas angazhimit me kombëtaren në dy ndeshjet e shtatorit kundër Danimarkës dhe Portugalisë. Më 9 shtator mbrojtësi pritet të zhvillojë stërvitjen e parë, ndërsa gjasat janë që të debutojë kundër Renës katër ditë më pas. Pas katër javëve të para në Ligën 1, Nanta renditet e teta me shtatë pikë, ndërsa kampionatin e kaluar e mbylli në pozitën e 14-të.
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR


Leave a Reply