
Tregim nga Lek Gjoka – Korriku kishtë marre flake.Uji që vinte me vrap nga bjeshket neper lugje mbi njëqind vjeçare sikur pihej rruges nga të nxehtit deri në krye të katundit.Bal Tinari një malësor fytyrë rreshkull nga hallet, me dy sy të zinjë që hijeshonin dhimbje mori shatin dhe u nis në krye të katundit për tek vija e ujit.Arat e mbjella po i shkrumboheshin nga etja që kishte sjelle kjo vere përveluese.Me shat në njëren dorë ectë disi i menduar në rrugën tërë pluhur.Një inat i shkonte e i vintë nëpër vena.
-Kush djallin ma ka nderprere ujin e po me le pa bereqet ket vit-fliste lehte me vete.
Ashtu duke mendur arriti tek fisi i Kekajve.U step në vend kur pa ujin që rridhte nga ana e tyre ndërkohe që ishtë rradha e tij.Për një çast futi doren në brez dhe si ndjeu ftohtësinë e revolverit e mori disi veten.Një zë i mbrendshen i kumbontë me forcë.
-Ore çfarë malësori je ti që nuk je i zoti të mbrosh as diten e ujit tënd.Si do i rritesh tete femijet?
Dukë bashkëbiseduar me vete arriti tek ara e Mark Kekes.
-Përshëndetje djalosh!- i foli Bali djalit të Markut.
Ai e shikoji tërë inat dhe pa i kthyer përgjigje iu hedh mbi trup.Në një moment Bali u shkëput nga djali i cili mori një kmese dhe u bë gadi ti binte.Pa u menduar me gjate Bali nxorri revolverin dhe qelloi njëhere drejt tij duke e lenë të vdekur në vend i cili ra përmbys në vijen e ujit.Marku e nxori nga uji me duart që i dridheshin dhe e rregulloi sipas zakonit.Ca pika loti i shpërthyen në faqe.Përveç varfërise tani i shtoi meshkujve të familjen edhe një hall me të madh gjakmarrjen.U nis drejt shtëpisë.Dërgoi vajzen tek kumbare Zefi dhe me të arritur ai i tregoi fill e per pe ngjarjen.Dukë marrë fryme si me zor i tha ti kërkontë bese Mark Kekes me të cilin dikur kishin qënë shokë dhe kishin luftuar disa here kundër shkjaut që dontë të pushtontë katundin dhe të ç’nderontë grate e vajzat.Pa kaluar as një orë kumbare Zefi u kthyer tëpër i trishtueshem .
-Hë kumbar a të dha bese Mark Keka?
-Jo, madje me tha se i ke dy gjaqe borxh se i ke vra djalin në dere të shtepisë dhe pa u marr vesh me te.
-Pushka top iu bafte !- shfryu tërë inat Bali e si mori pushkën u ngjit lart në kullë ku do të ngujohej ndoshta gjithë jeten e tij me të gjithë mashkujt e fisit..
-Ehh Zot !- nisi të fliste me zë të ulet Mark Keka.Si sot pese vjet me pare ne të njejten vape përveluese korriku Bal Tinari me vrau djalin, shpirtin ma coptoi.Pese vjet duke e ruajtur dhe s’po e marr dot gjakun.Valle si jetojnë gjaksoret e mi?Dukë ecur ngadale u fsheh pas një shkurreje në tokat e Balit.Eci barkas kur çfarë nuk i panë syte.Një mashkull trashaluç mbërdheu me force Albanen gruan e Bal Tinarit dhe e mbesheti pas një peme.Filloi ti hiqtë rrobat një e nga një si një dem i tërbuar.Albana filloi të qantë më denese por trashaluqi as dontë tia dinte.Nisi ta përdhunontë si një hamshor i droguar.Një çast ajo iu shkëput lehte.
-Ku po shkon !- i thirrë tërë jarg nëpër goje trashaluqi, po shkon të me sjellesh vajzat.
-Të lutëm jo, jo.Me mua bej çfarë të duash edhe me vrit por nderin e vajzave mos m’ju merr, ato duhet ta jetojnë si tëra shoqet jeten e tyre.
-Ha!Ha!Ha- qëshi me ze të lartë ai-ti po vjetrohesh, po që me sjell ndonjë grua tjeter nga katundi juaj në shtratin tim nuk ti prek vajzat ndryshe ato e kan rradhen.
-Kafshë ti s’mund të mi përdhunosh vajzat e mi së do të vras me duart e mia.
-Atehere do të kesh dy gjaqe borgj dhe do të vdisni urije sepse unë ju kam mbajtur me buk.
-Jo ti na ke dhanë helm, na ke ç’nderua.
-Unë po të rris femijet që deri tani fale meje nuk ti ka vrare Mark Keka.
-Ma mirë një plumb me nder nga Mark Keka se sa tu me ç’nderu ti për ditë..
Zhurma e disa zogjve e trembi trashaluqin i cili u ul rate nga frika dhe nisi të veshtë rrobat.Mark Keka i tmerruar nga ato që i panë sytë doli nga ferra dhe u nis me hap drej shtepise se Zef Pirgut kumbares së Bal Tinarit.Si me hap arriti tek kulla e tij.
-O Zef Pirgu a do miq !- bërtiti me të madhe.
-Hajde Mark Keka, mirë së të pruni Zoti.
Hapi lehte atë derë shekullorë që kishtë pare e përcjelle qindra gëzime e hidherime .Marku i dha dorën dhe u nis pas Zefit nëpër shkallet e drunjta që të çojnë në kat të dyte.U ulën të dy këmbëkryq në oxhak.
-Oj ti, oj grua !-thirri Zefi nga lart-na pjek nja dy kafe.
-Bash mirë ja tu ja ba o Zot.Jam ba për një kafë të fortë.
-Bukë e krype, zemer e nder ke sa të duash te kulla e Zef Pirgut.
-Faliminderit bre burrë por kam ardhe për një punë të madhe me ty.
-Hajer ishalla!-ia priti Zefi e mendoi se do ti jepte nja dy muaj bese kumbares se tij Bal Tinarit sa të mblidhte bereqetin- me vjen mirë që do ti japësh bese Balit.
-Jo,jo Zef nuk kam ndermend ti jap bese por..
-Çfarë mund ti japesh tjeter gja përveç se beses.Nga Kanuni nuk ka ndonjë gja tjeter.
-Po,po Zef ka.Do ia fal gjakun e djalit.
Zefi e shikoji drejt e ne sy.Iu duk sikur po i flisnin traret e kulles.
-Fol edhe njehere Mark së nuk dëgjova mirë.
-Thashe do ia fal gjakun.
-Ty të lumte zemra po si kështu.
-A të thirra ty në emer kur erdha?
-Po.
-A me the buke,kripe, zemer e nder?
-Po ashtu duhet të thuhet e ashtu duhet të jete për shqiptarin.
-Atehere po të shkosh të shpia e Bal Tinarit e ti thirresh ai mund të ketë bukë e kripe e zemer por nuk ka nder.Po ia ç’nderojnë përdite grate e shpisë dhe unë nuk du që ky ç’nderim të vazhdojë ndaj do i fal gjakun e burrat të dalin e të punojnë arat për me jetu e jo të marrin miq që i ç’nderojnë.Unë e Bali dikur kemi luftuar kundër shkjaut për me mbrojte nderin e grave të fshatit e jo tia ç’nderojnë shqiptaret për një cope bukë.
Sa hap e mbyll sytë grueja e Zefit solli kafet dhe gotat e rakisë.Pa marre filxhanin e kafes në dorë Marku si i tregoi tërë historinë e dhimbshme të përdhunimit të gruas së Balit i tha Zefit ti thirrte djalit e të lajmerinte parinë e katundit dhe priftin dhe tiu thoshte se Mark Keka po ia fal gjakun e djalit Bal Tinarit për nder sipas zakonit.
Pjetri djali i Zefit mori pushken në krah dhe u nis me vrap.Tek lugu i vashave takoi Albanen ndrikullen me gjithe vajzat dhe mikun trashaluq.
-Po ti Pjeter nga po shkon kështu me një fryme?
-Po thirr priftin dhe parinë e katundit oj ndrikull Albana.
-Pse do me na dhanë bese Mark Keka?
-Jo bese por do me ju fal gjakun.
-Si do me ju fal gjakun-ndërhyri trashaluqi-malësori e ka për turp me fal gjakun e djalit kot e se koti.
-Jo orë mik trimi dhe burri e fal gjakun, pajton fiset, rinis jeta.
-Po pse do me e fal, mos i besoni atij Albane se do me ju fut në kurth me ju vra ngaqe ka pese vjet që iu ruan e nuk ju vret dot fale meje.
-Të vrafte Zoti ty se malësoret mbajnë besen.Baca Gjon me tha se do me e fal gjakun e djalin për nder.Nuk do që ti ç’nderojnë vajzat e Bilat Tinarit së ato jane edhe vajzat e katundit tone.
Albana u skyq e tëra.U tmerrua kur kujtoi së ndoshta Mark Keka e ka parë kur e kanë përdhunuar por e mori disi veten.Ktheu kokën të shiftë trashaluqin që e kishtë përdhunuar por ai me të dëgjuar fjalet e Pjetrit ishtë zhdukur pa lenë gjurme.Disa pika loti i rrëshqitën ndër faqe.Iu afrua afer vajzave dhe iu fërkoi floket.
-Nanë!-i foli ma e madhja çfare tha kumbar Pjetri a po na fal gjakun Mark Keka ?
-Po bija ime po.
-Oh sa,mirë moj nane , tash edhe vllaznit do dalin nga ngujimi dhe do të punojnë tokën me ne e nuk do vij më ai miku trashaluq i babes.
-Jo bija ime jo.Ai u zhduk nga jeta jonë megjithese jeta ime do të jete gjithmonë e përlotur por ju të dashura vajzat e mija do të jeni njëlloj si të gjithe vajzat e katundit, të bukura,të lumtura dhe të ndershme e do të udhëtoni në të njetin udhetim jete pa lot ,pa dhimbje e pa krismen vdekjeprurese të armes…
Jacksonville Florida
Gusht 2015
Burimi – Facebook


Leave a Reply