
Kuvendi Kombëtar i Vlorës i udhëhequr nga diplomati më i shquar shqiptar në prag të shpalljes së pavarësisë, menjëherë iu rekë punës për themelimin e shtetit modern, Shqiptar me tipare të shteteve europiane. Pas shpalljes së pavarësisë, Kryetari i Qeverisë së Përkoëshme, Ismail Qemali propozoi zgjedhjen e organeve drejtuese të shtetit të Ri Shqiptar.
Në seancën e II, më 30 nëntor të vitit 1912, të cilën e thiri Kryetari i Qeverisë së Përkohëshme, vendosi të formonte organet drejtuese të Qeverisë shqiptare e përbërë nga 6 ministri. Ismail Qemali doli me një listë duke i propozuar këta emra: Mehmet Derralla-Tetova, Mufit be Gjirokastra, Azis Pasha, Vehbi Efendiu, Abdi bej Toptanin, Mihtad be Frashëri.
Por kjo qeveri e propozuar nga vetë Ismail Qemaili hasi në reagim të fortë nga vetë delegatët. Pasi në këtë listë të mandatorit të Parë të Qeverisë Shqiptare nuk figuronte asnjë i krishter. Përbërja e qeverisë së re u shty më tre dhjetor 1912.
Ismail Qemali doli me propozim të ri për formimin e 8 ministrive që u pranua një zëri nga delegatët. Në bazë të mbledhjes së pestë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, pas ministrisë së Jashtme që e përfaqësonte vetë Ismail Qemali, ministrinë e Mbrendëshme Myfid beu,(e më vonë Esat Pasha). Ndërsa patriotit tetovar Mehmet Derrallës i takoi ministria e Luftës, sipas votave të fituara. Kjo zgjedhje u verifikua në seancën e pestë e cila filloi me 3 dhjetor dhe zgjati deri më 4 dhjetor, kur u bë votimi për ministra, nga 63, delegatë, të pranishëm ishin vetëm 57, vendi i tretë i takoi gjeneralit tetovar me 42 vota, pas Luigj Gurakuqit, e Mufid beut.
Mehmet Tetova-Derralla
Ministër i Luftës më 4 dhetor 1912
Mehmet Derralla historikun e vetë kombëtar e filloi me pjesëmarrjen e tij në Lidhjen e Prizreni,t ku mori pjesë aktive si i ri së bashku me të jatin Hasanin. Mehmet Derralla lindi në Tetovë më 1847, që nga mosha 30 vjeçare mori pjesë në Lidhjen e Prizrenit, posa kishte mbaruar akademinë ushtarake dhe ishte shpallur gjeneral me gradë në Perandorinë Osmane. Ky së bashku me të jatin ishte edhe nënshkrues i ”Kararnames” në Lidhjen e Prizrenit. Në Kuvendin e Prizrenit kanë marrë pjesë 15 delegatë: nga Tetova 6,Gostivari 4, Kërçova 2 dhe krahina e Rekës një delegatë.
Duhet theksuar se në këtë Kuvned Historik të mbajtur në Prizren, ku u shpalos për herë të parë në historinë tonë kombëtare Programi Politik mbarë Kombëtar të përpiluar nga Abdyl Fashëri.
Mehmet Derralla si gjeneral i shkolluar shqiptar nga Tetova, është pjesëmarrës direkt në Lidhjen e Prizrenit.Ky si gjeneral ushtarak, ka luajtur një rol tejet pozitiv në mbrojtjen e tërsisë së territorit shqiptar (Shqipëria Etnike), nga coptimi i tokave tona prej shteteve sllave dhe është pjesmarrës nga Maqedonia e sodit, me 4000 vullnetarë shqiptarë, në luftrat që u zhvilluan në Plavë e Guci,e vende tjera kundër malazezve.
Këto fitore të shkëlqyera kurr vullnetarët shqiptarë e gjunzuan për toke ushtrinë e Mark Milanit, në vitin 1879-80, në betejën e Velikës e të Pepajt. Paria tetovare, ka ndihmuar shqiptarët e Malit të Zi edhe materialisht, ku si konribut të çmuar vlersohet ndihma tetovare në armatim me “martinkat”, e njohura të Tetovës. Këtë heroizëm të tetovarëve e poetizon Homeri i Kombit Shqiptar At Gjergj Fishta në këngën e 9-të “Lahuta e Malësisë”.
Mehmet Pashë Tetova, për trimërinë dhe besnikërinë që tregoi në operacionet luftarake sipas urdhrave të Lidhjes së Prizrenit, nga Kryesia e Lidhjes Shqiptare u emërua zëvendës Komandant i forcave Shqiptare, nën komandën e trimit legjendar Sulejman Vokshit.
Mehmet Tetova poashtu është pjesmarrës i besa-besës, në Kuvendin e Haxhi Zekës në Pejë. Ku mori pjesë në hartimin “Aktit të Besës” prej 12 nenesh dhe apelit”, rruga e shpëtimit është në besa besën”. Kah viti 1900 si duket me ferman të firmosur nga vetë sulltani internohet në Bagdad, ku qëndron deri në në shpalljen konstitucionit në vitin 1908, që do të thotë shpalljen e kushtetutës nga sulltani edhe amnesti e përgjithshme për të gjithë. Në këtë listë i pari figuronte emri i Mehmet pashë Tetovës.
Në vitet e kryengritjes shqiptare 1909-1912, Mehmet Tetova ka qenë gjithmonë ushtarkisht i përgaditur për pjesëmarrje aktive si në Grykën e Kaçanikut, krah për krahu me Idriz Seferin, në vijën strategjike Lumë, Prizren Tetovë Shkup. Poashtu ka qenë pjesëmarrës edhe në Shtabin e Idriz Seferit, së bashku me Ramadan Zaskocin. Mehmet Tetova është pjesëmarrës i Kuvendit të Junikut, ku u muarr vendim historik për realizimin e Autonomisë deri në shkëputje, që çonte ka avancimi i çështjes shqiptare, me një përgjegjësi më të lartë kombëtare, të trasuar nga krerët më të spikatur të Kombit tonë, në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Pra luftë për çlirim e bashkim kombëtar, deri në shpalljen e pavarësisë.
Në gusht të vitit 1912, Mehmet Tetova, i pari niset për në Prishtinë me 12 përfaqësues politikë: 8 shqiptar dhe katër të nacionalitetit serb. Për të realizuar kërkesat e Kuvendit të Junikut. Për pjesëmarrjen e serbve në Prishtinë reagoi ashpër diplomacia serbe, duke kërkuar nga përfaqësuesit serb që mos të marrin pjesë në këtë tubim, duke thënë se ne serbët nuk kemi levërdi të legjitimojmë kërkesat e shqiptarëve. Pasi ky tubim “është thirrë për tu mbajtur në një krahinë pastër shqiptare”.
Këtu Mehmeti u takua me Hasan Prishtinën, Riza beun, Zenulla beun. Ndërsa Bajram Curri shkoi kah Gjilani për tu takuar me bashkëluftarët e kësaj ane që numronin një forcë mbi 1500 luftarë.
Nga Shkupi niset Sahit Hoxha ishë deputet në parlamentin turk dhe bashkëpuntor i ngushtë i Mehmet Tetovës. Ky së bashku me Ibrahim beun e Sali beun me 4 000 vullnetarë arrinë në Prishtinë. Ndërsa nga Prizreni niset Jahja Doda poashtu me 3 000 vetë. Ndërsa nga Tetova nën komandën e Halim Derallës (djalli i Mehmetit), e Abdyrahman beu u nisën për Prishtinë 3-4 000 vullnetarë. Në bazë raporteve të konsujve serb nga Prishtina dhe Shkupi, të cilët raportonin ministrisë serbe në Beograd thuhej: “se autoriteti i Mehmet Ttetovës dita ditës bëhet gjithnjë më i madh”.
Pas ndërprerjeve të bisedimeve në Prishtinë krerët e kryengritjes sonë kombëtare u shpërngulën nga Prishtina, për në qytetin e Ferizajit.I cili qyet para 4 viteve më 1908, mori vendime të rëndësishme historike kundër despotizmit të sulltanit, duke i rrikthyer popullit lirinë paralamentare.
Mehmet Tetova në Ferizaj luajti një rol qetësues mbjati anën e të moderuarëve së bashku me Isa Boletinin Idriz Seferin dhe Sahit Hoxhën e Shkupit. Këta ishin për një zgjedhje ad hoc paqësore. Që më vonë në historiografinë shqiptare del si realitet, edhe pse kurr nuk pranohet, nga krerët më radikal të Lëvizjes sonë Kombëtare. Më i zëshmi është vetë patrioti Gurakuqi kur e vizitoi Shkupin thotë:”se fanatikët e Prishtinës, Tetovës dhe Shkupit, gjykuan mbrapsht, dolën më turq se turqit”. Por faktet janë bindëse, në anën tjetër se këta atëdhetarë kanë pasur të drejtë duke e vlerësuar para së gjithash forcën e Turqisë… e në veçanti kjo u pa pas fillimit të luftës së Parë Ballkanike, kurr e humbëm më shumë se gjysmën e territoreve të Shqipërisë Etnike.V.XH.).
Por pasi nuk erdhi vendimi i pritur në afatin e caktuar nga Stambolli Mehmet Tetovën me disa udhëheqës tjerë, më 13 gusht 1912, e gdhiu nata në Shkupin e lirë.
Në këto rrethana të vështira politike kur Evropa propagandonte paqë duke deklaruar botërisht se me çdo kusht është për ruajtjen e status-quo në Ballkan, Shetet sllavo greke e filluan kah mesi i tetorit luftën e parë Ballkanike. Luftë që i solli popullit shqiptar sakrifica me përmasa tejet të mëdha: djegje, vrasje shpërngulje. Në këto rrethana flamurin e qendresës e mbanin përsëri Hasan Prishtina, Mehmet Derralla i Tetovës dhe Elez Jusufi i Dibrës. Mehmet Tetova në ato rrethana të vështira lufte u bëri rezistencë të fortë ushtrive serbe në hyrje të Ferizajit në vijën Kaçanik Tetovë. Mehmet Tetova kërkoi bashkpunim me Zeqir Pashën, komandantin e Korpusit të shtatë turk , për mbrojtjen e Tetovës, nga sulmet serbe që afroheshin nga gryka e Dërvendit, por komanda turke nuk pranoi, duke lënë vetë vullnetarët shqiptarë në mbrojtje të grykës së Dërvendit. Mehmet Tetova kurr pa se nuk ka forca të mjaftushme për të ndalë hovin e ushtrisë serbe që po i afrohej Tetovës, ai më 30 tetor e lëshoi qytetin dhe kah Kërçova me 200 bashkëluftarë dhe një pjesë të familjes u vendosë në kullat e Elez Jusufit, në Dibër. Prej ku së bashku me Isa Boletini dhe disa patriotë tjerë vazhduan rrugën kah Fieri për në qytetin historik të Vlorës, ku arritën më 29 nëntor pas dite ku nga qyetarët e Vlorës u pritën me duar torokitje frenetike, për rezistencën e bërë kundër ushtrisë serbe.
Ali Shefqet – Komandant i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare (U.K.SH.)
Me të arritur në Vlorë plaku 69 vjeçar u zgjodh ministër i Parë i Luftës nga Vilajeti i Kosovës. Pra, Kosova pas 55 kryengritjeve ndër krahinore e fitoi vetëm një post me peshë ministrinë e Luftës. Mehmet Tetova e filloi punën me një disiplinë të reptë ushtarake, në organizimin e ministrisë së Luftës, ai në poste e zavendsa në këtë ministri ka pranuar vetëm persona të dëshmuar, që kishin për pasion luftën për çlirim e bashkim kombëtar, që kishin bërë vepra të shëndosha kombëtare. Për këtë qëllim ai e emëroi për zavendës në ministrinë e Luftës. Ali Shefqet Shkupin që ishte pjesmarrës dhe nënshkrues i rezolutës në Konferencën e Triestës, dërguar Fuqive të Mëdha kundër coptimit të Shqipërisë. Pra me urdhër të ministrit të Luftës u emrua Kryetar i Parë i Shtabit Madhor të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare (U.K.SH.).
Në këto rrethana të vështira për Shqipërinë kur disa feudalë shqiptarë për interesa të veta personale e lëshuan Qeverinë e Ismail Qemalit dhe bënin gadi çdo ditë pengesa në funksionimin e qeverisjes dhe demokratizimit të vendit. Më besnik deri në fund i ngeli vetëm Mehmet pashë Tetova. Kjo më së miri shihet kur në pranverë të vitit 1913, Ismail Qemali u nisë me një delegacion nëpër Europë, ku qëndori përafërsisht tre muaj nëpër shtetet e Fuqive të Mëdha: Paris, Romë, Vjenë, Londër, për të protestuar kundër vendimeve të padrejta, që ishin vulosë në mënyrë arbitrare, kundër vullnetit të popullit shqiptar të shpallur nga vetë delegatët në Kuvendin e Vlorës. Qeverisjen e vendit Ismail Qemali ia besoi Ministrit të Luftës Mehmet Tetovës, e jo zëvendsit të vetë Dom Nikollë Kaçorit.
Mehmet Tetova edhe pasi u emrua ministër Lufte kurr nuk u pajtua me vendimin e qeverive të mëdha, Por ky në bashkëveprim me Isa Boletinin e Ajdin Dragën u dërguan Qeverive të Mëdha një memorandum ku kërkonin, drejtësi për rishikimin e kufijve veri-lindor nga gjashtë Fuqitë e Mëdha. Në këtë memorandum thuhej:”ne nuk mund të rimë të qetë ku një popullësi prej një milion shqiptarësh musliman e katolik të bien nën sundimin serbo-malazez, ku përqindja e saj në këto territore shqiptare nuk arinë mbi 5 përqind”, këtë mund ta verifikoni me dërgimin e një komisioni të lartë evropian.
Mehmet Tetova në shtator të viti 1913 përkrahu fuqimisht çlirimin e vendeve tona nga sundimi serb. Prandaj ai me themelimin e “Komitetit për çlirimin e viseve të pushtuara”, bënte pjesë menjëherë pas Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit, ndërsa djali tij Halim Tetova ishte emruar udhëheqës për operacione ushtarake në krahinën e Maqedonisë. Kjo shihet qartë në letrën e Ismail Qemalit dërguar Prefekturës së Elbasanit dhe mikut të tij Aqif Biçakut, “luteni për të treguar lehtësitë e duhura, bijve të Mehmet pashë Derrallës, Halim e Munip beut, që do të kalonin nëpër Elbasan për të shkuar në Tetovë e Gostivar, për tu bashkuar me kryengritësit shqiptarë që e kishin filluar kryengritjen në Maqedoni në shtator 1913, kundër serbve”.
Me dorëzimin e pushtetit të Ismail Qemalit, Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit më 22 janar 1914 pushoi edhe funksionimi i ministrisë së Luftës. Mehmet Tetova pas kësaj periudhe u vendos në Durrës, ku e vazhdoi veprimtarinë e vetë patriotike, në organizimin e luftës deri në vdekje kundër zaptuesëve serbo-malazez.
Për qëndrimin e ministrit të luftës Mhehmet pashë Tetovës, na jep të dhëna i dërguari special i Nkola Pashiqit, Bullagçiqi, i cili thotë: “vetëm Mehmet Tetova është më i vendosur kundër marrëveshjes shqiptaro serbe”
Pas ardhjes së Princë Vidit në Shqipëri, Mehmet Tetova, së bashku me Hasan Prishtinën dhe Isa Boletinin u bashkuan me princin për të mirën e Shqipërisë, duke e vazhduar rezistencën e armatosur kundër sebve dhe malazezëve. Por me fillimin e luftës së Parë Botërore dhe rënjen e Shqipërisë autonome nën sundimin serbo malazes, Mehmet pasha kapet në Shkodër, së bashku me Isa Boletinin pasi vepronin së bashku me një çetë tetovare. Isa internohet në Podgoricë dhe vritet me tradhëti te ura e “Ribnicës”, me urdhër të gjeneralit Veshoviq, më 23 janar me dy djemt, dy nipat dhe shumë trima tjerë që e shoqëronin. Pra u vra trimi i ynë lgjjendar,që luftoi tërë jetën për kauzën shqiptare. Që shkoi deri në Londër, për të protestuar kundër vendimit arbitrar marrur nga Fuqitë e Mëdha, për zgjedhjen e drejtë të çëshrtjes shqiptare.
Poashtu edhe Mehmet Pasha pasi u zu rob me çetën shqiptare nga Pollogu që operonte në Shkodër. Ushtria Malazeze e dërgoi çetën te Esat Pasha në Durës, të kërkojë ndihmë nga Esati. I cili el ëshoi çetën që të kthehet e lirë dke u falë kah një lirë për rrugë. Ndërsa Mehmet Tetova internohet në Podgoricë e më vonë internohet në Beograd, ku sipas disa të dhënave të pa verifikuara, helmohet nga organet serbe për vdekje. Ashtu i smurë lëshohet që të vdes në shtëpi, por ai shkoi për shërim në familjen e Begollajve në Gjakovë, ku e kishte të martuar motrën dhe tani më kishte nipin e derrallajve Qerim Begollin, që në atë kohë mbante postin e Nënkryetarit të “Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës”. Por ky helmim ishte serioz , ku nuk mundi kësaj radhe ti ndihmojë as ajri i pastër i Gjakovës.
Prandaj plaku tetovar që kishte përballuar 40 vite lloj-lloj betejash, kësaj radhe ishte i pamundshëm që ta fitoj edhe këtë betejë, kërkoi që të niset për Tetovë, ku vdiq kah fundi vitit 1918, i mbylli sytë në Tetovën krenare, që e përfaqësoi në të gjitha kuvendet me rëndësi ku vendosej për avancimin e Kombit tonë. Ky atdhetar i pa lodhshëm u varos në qendrën e rezistencës shqiptare në “Arabati baba teqe” në Tetovë. Nga kjo qendër bektashiane i kanë nismat krenaria e jonë shqiptare, duke filluar nga Kryengritja e Dervish Cares deri më sot. Pra pushoi së rahuri zemra e këtij atdhetari atëher kur mbaronte lufta e Parë Botërore dhe fillonte një etapë e re e rezistencës së dhe luftës së popullit shqiptar për çlirim e bashkim kombëtar, e udhëhequr nga Lëvizja Kombëtare shqiptare.
Kështu pasë një jete të bujshme politiko-ushtarake dhe diplomatike, ky patriot i madh dhe veprimtar i palodhshëm kah fundi i jetës edhe ministr i Parë i Luftës në Qeverinë e Përkohëshme në krye me Ismail Qemalin, dhe armik i përbrtuar i Serbisë vdiq duke lënë amanet luftën për çlirimin e bashkim të trojeve shqiptare(Kosovë Maqedoni Çamëri), nga sundimi serb.
Të bindur thellë se edhe këtë patriot shqiptar, si i pa bindur në politikën serbe, e likuidoi policia e saj sekrete, këtë patriot tonë kombëtar.që i ka takuar jo vetëm Tetovës, por mbarë popullit shqiptar.që flasin veprat.
Rrugën e babait dhe familjes Derralla e kanë vazhduar bijtë e tij Halimi Gajuri dheHyseni. Halim Derralla në atë kohë më ishte emër i njohur në veprimtarinë tonë kombëtare që mori pjesë në kryengritjet në Maqedoni e Kosovë së bashku me Hasan Prishtinën e Isa Boletinin që nga viti 1912, 1913, 1914, 1915, dhe anëtarë i krysisë së i Komitetit të Kosovës, që nga fillimi i vitit 1918. Ku për kryetar ishte zgjedhur Hoxhë Kadriu (Priahtina), nënkryetar Qrim Begolli, për sekretar Bedri beu, ndërsa për antarë figuronte edhe emri i shtatëmadhorisë së ushtrisë shqiptare Ali Shefqet-Shkupi, i emruar nga vetë ministri Mehmet Tetova.


Leave a Reply