Rrugova rrafshnalta e Malëcisë sod mrenda kufijve te Dardanisë shtrihet ne pjesen qendrore te Gadishullit Ballkanik. Pozita e saj gjeografike, hidrografia, relievi, perberja gjeomorfologjike dhe klima e bejne ate nje teresi e vecante gjeografike, botanike e zoologjike. Gjithashtu, ajo ka edhe nje histori te pasur. Kosova, si udhekryq i Perendimit dhe Lindjes shpeshhere u be skene e ngjarjeve te bujshme historike: ate e rrihnin valet e ndikimit helen, romak, sllav, turk dhe evropian. Mbi kete treve u gershetua dhe u shtresua nje thesar i madh kulturash me traditen kulturore vendase, duke bere qe trashegimia kulturore e ketij rajoni kulturor te jete e pasur dhe e qendrueshme. Shume pushtues erdhen dhe kaluan kendej, por ketu gjithmone qendruan iliro-dardanet, ashtu sikurse edhe pasardhesit e tyre shqiptaret.
Rugova eshte nje krahine e vogel gjeografike dhe etnografike e Kosoves. Eshte krahine malore qe perbehet nga Rugova e poshtme dhe Rugova e siperme. Kjo krahine qe perfshine afer 200 km katrore ka qene edhe me e madhe, por nje pjese e territorit te saj ka mbetur nen Malin e Zi. Sipas studiesit te njohur te kesaj krahine prof. dr Zymer Neziri, “Rugova e siperme kufizohet me katundet e Plaves dhe Gucise, te Beranit e te Rozhajes, kurse Rugova e poshtme kufizohet me Pejen dhe Rrafshine e Dukagjinit. Eshte zone e thelle malore ne Bjeshket e Nemuna. I takon krahines se gjere te Kelmendit. Aty, neper luginen e lumit Bistrica, kalon rruga per ne bregdetin e Adriatikut. Andej kalonte edhe rruga e mocme Peje-Shkoder. Banoret jane kelmendas. Ndahen ne pese vellazeri te medha: Lajc, Nikc, Muriq, Vukel e Selce. Gjysma e popullsise jane Lajc. Ka edhe pak jo kelmendas, qe jane pjesetare te fiseve Kastrat (Sh. i Vogel), Shale (Drelaj), Shkrel (Shkrel) e Berishe (Stankaj). Ne tetembedhjete vendbanime te tipit katund popullsia merret me blegtori dhe pylltari.
Katundet e Rugoves se Poshtme jane; Shtupeqi i vogel, me lagjet e tipit katund Llas e Bellopace, Shtupeqi i Madh, Rieka e Allages me lagjen e tipit katund Pecaj, Drelajt, Pepajt dhe Malajt me lagjen e tipit katund Ujmire. Nderkaq, katundet e Rugoves se Siperme jane: Kuqishta, Dugaiva, Haxhajt, Stankajt, Boget me lagjen e tipit katund Dreshaj, Shkreli, Koshutani.
Sipas Z. Nezitit, Shtupeqi i Madh dhe Rieka e Allages me Pecaj jane Nikc, kurse banoret e vendbanivete te tjera te Rugoves se Poshtme jane Lajc. Ne Shtupeq te Vogel ka edhe Vukel e gjithashtu edhe pjesetare te fisit Kastrat. Ndersa edhe ne Sthupeq te Madh dhe ne Rieke te allages ka pjesetare te Lajcit. Nga katundet e Rugoves se Siperme jane Vukel katundet Kuqishte dhe Boge me lagjen e tipit katund Dreshaj; katundet Dugaive dhe Stankaj jane Lajc, katundet Haxhaj dhe Koshutan jane Muriq, kurse katundi Shkrel u perket fiseve Shkrel dhe Kelmend. Ne Koshutan eshte selia e Bajrakut te Koshutanit. Selia e Bajrakut te Rugoves se postme gjendet ne Shtupeq te Vogel. Vecori te ketyre vendbanimeve jane – e folmja rugovishtja, veshja, vallet dhe fondi i eposit te lasht e heroik.
Studiuesi Zymer Neziri duke folur per fshatrat shtupeq i Madh dhe Shtupeq i Vogel shpejgon se perpara keto dy fshatra quheshin vetem Shtupeq dhe shpereh mendimin se me siguri keshtu nihej ky vendbanim deri ne ripopullimin e Rugoves ne fillim te shek. XVIII.
Deshmite e deritashme, sipas Z. Nezirit, tregojne se ky katund quhej keshtu edhe ne fund te shekullit XIII dhe se edhe pas tronditjeve te medha politiko-ushtarake te Ballkanit, pas vitit 1389 Shtupeqi mbetet i populluar. Defteri i regjistrimit te Sanxhakut te Shkodres te vitit 1485 krahinen e Rugoves e rendit administrativisht ne Kazane e Pejes. Sipas ketij defteri, Peja kishte tri kaza: PEJA; Altunilia (zona Gjakove-Junik-tropoje) dhe Suhogerlla. Te dhenat per popullsine e Rugoves mund ti gjeni ne librin e Dr.Lush Culaj ne faqen 207-209 dhe ne origjinal ne faqet 414-415.
Pas renies se shtetit mesjetar serb, kur feudalet vendas kthehen ne faktore qe ndikojne ne jeten shoqerore, Rugova, eshte thene, mendoj pa te drejte nga disa historiane, se bente pjese ne pronat e familjes se Dukagjineve si kullote, andaj si e tille, sipas tyre do te mbetej deri ne ardhjen e turqve ne keto treva. Nga mendimi i tyre vecohet studiuesi Zymer Neziri, i cili e ka kundershtuar disa here kete mendim dhe pohon se jeta ne Rugove ka nje vazhdimesi shume te te hershme. Dokumentet osmane deshmojne se Sanxhaku i Dukagjinit ishte themeluar me 1462, ndersa ne kuader te tij bente pjese edhe Peja me rrethine, kuptohet edhe Rugova. Me vone, pas renies se Shkodres nen sundimin turk me 1479, sipas studiesit Skender Rizaj, themelohet Sanchaku i Shkodres, ne kuader te se cilit perfshihen edhe trevat qe me pare ishin nen juridiksionin e Sanxhakut te Dukagjinit, Sipas regjistrimit turk te ketij sanxhaku, ne vitin 1485 ne krahinen e Rugoves ishte i banuar vetem katundi Shtupeq, i cili kishte 38 shtepi qe ishin ne perberje te ziametit te Decanit. Numri i banoreve te fshatit Shtupeq ishte gati sa nje e treta e qytetit te Pejes. Sanxhaku i shkodres, ne kuadrin e te cilit bente pjese edhe khraina e Rugoves, perfshinte khrainat e Shkodres. Podgorices, Bihorit, Pejes, Vushtrrise, Prizreni, Prishtines, Novoberdes dhe Malit e Zi. Rugova, sipas pohimit te Zymer Nezirit dhe siq deshmojne edhe dokumentet historike, ne fillimte shekullit XVIII ripopullzohet pas reth 12 vjetesh sepse ishte fisi i Kelmendit i shpallur i fajshem, ku deshton kryengritja e madhe e vitit 1689. Saktesisht ajo ne fillim te vitit 1702 kishte vetem disa shtepi dhe disa dhjetra banore. Kjo eshte deshmi nga ipeshkvi i Tivarit Vincenc Zmajeviqi, sipas studiuesit gjerman dhe albanologut Peter Bartl. Saktesisht , Vincenc Zmajeviqi, ne raportin e ti per Misionin ne Peje, ku benin pjese vete qyteti i Pejes dhe disa katunde te rrethines se saj, nder te cilat Lybeniqi, Strellci, Prapaqani, Raushiqi, Barani i Madh, Barani i Vogel, Vranoci, Lipa, Llabjani etj., ka edhe te dhena edhe per Rogoven, kurse ne paraqitjen tabelare te dhenat per Rugoven jane keto: 8 shtepi me 50 pjesetare.
Krahina e Rugoves ka reliev shume te thyer malor, me shpate gelqerore te thikta e gryka te thella e te ngushta erozive, midis te cilave shquhet gryka strategjike e Rugoves, e njohur si histori per betejat e shumta kunder pushtuesve te huaj, per te cilat edhe ka hyre ne krijimtarine tone te pasur popullore. Ne Rugove, rreze bjeshkeve te saj gjendet edhe katarakti i Drinit te Bardhe qe buron ne katundin Radafc, 30 metra i larte. Rugova dalloeht per shpellat e shumta karstike.
Nga aspekti etnografik krahina e Rugoves ka afri me Malesine, ndersa menyra e jteses eshte percaktuar ne mase te madhe nga vete natyra e ashper malore. Ne organizimin fisnon zbatohej kanuni i Malesise, Ne ndertesa ishte i pergjitheshuar tipi i kulles, Burrat perdornin tirqit ne koke mbanin qeleshen e leshte dhe gjithashtu binte ne sy shalli i bardhe prej pelhure te holle, shume i gjate dhe i gjere, qe mbeshtillej rreth kokes dhe nen mjeker. Te grate bie ne sy veshja e bardhe me kemishe te gjate . Banoret e Rugoves kane treadita te shquara te luftes per liri dhe pavaresi.
Per Lexuesit:
Jur. dipl. Drita Lulaj Berisha (Stankaj)
——————————————————————————–
SAK FAZLIA
BAJRAKTARI I RUGOVES SE LASHTE
I GJITHA LUFTRAVE TE KOHES
…GJATE GJITHE JETES TIJ…
*****JETA DHE VEPRA E TIJ ATDHETARE*****
RUGOVA nje TREVE malore e cila SHTRIHET ne veri-perendim te PEJES.
e qe kufizohet me Malin e zi, është njëra prej trevave ndër më te njohurat për lufta e beteja kundër pushtuesve të huaj shekuj me radhë. Këto lufta zhvilloheshin sidomos kundër pushtuesve serbo-malazias dhe atyre otoman që nga fillimi i shekullit 18 e këndej, të cilat bënë qe Rugova në krye me bijt e bijat e saj, të na i shtoj faqët e historisë sonë të lavdishme, siç ishin Gjekë Stanisha-parardhës i Koshutanasve-respektivisht i Muriqasve, i cili njifet ndër figurat me të njohura të Rugovës, në luftë kundër Përandorisë Otomane. Pastaj Sali Jaha, Qelë Shabani, Avdi Smajli, Zhujë Selmani, Kadri e Hysen Bajri, Hajdar Feku, Demë Isufi, Rexhë Avdia, Sadri Bardhi, Isuf Mujani, Kajë Galja, Xhemë Sadria, Halil Turku, Sadri Elezi, Mustaf Bajraktari, Zeka I Sykut, Zhujë Kasemi, Tafil Ahmeti, Fasli e Sali Mula, Rexhë Haxhia, Mehmet Shabi, Mustaf Sejda, Isuf Haxhia, Bikë Alia, Haxhi Qela, Hysë Selimi, Kerë Sadria e sa e sa të tjere të cilët ranë në altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë. Ishin këto figurat me të njohura, gjeneratat e para rugovase të cilat i njef historiografia Shqiptare, jo vetëm tek rugovasit por edhe më gjërë, dhe që lanë mbresa për xheneratat e reja, e sidomos tek Sak Fazlia-Bajraktari i Rugovës, i cili për 33 vjet me radhë nuk u ndal se luftuari e vepruari për çështjen tonë kombëtare, deri sa edhe ra me flamur në dorë në zonën kufitare Kosovë-Mal i Zi, respektivisht në Majën e Smilovicës, në vitin 1944.
Sak Fazlia lindi në Koshutan të Rugovës, respektivisht në Gurishtë, në vitin 1885, në njërën prej familjeve ndër më te njohurat në Rugovë, për qendresë e heroizëm në luftë kundër pushtuesve të huaj.Nga familja e Sak Fazlisë të rënë në fushën e nderit, njifen vëllezërit, Shpend e Haxhi Kurti, rreth viteve 1760. Në vitin 1803, në këtë familje lindi Sali Jaha, I njohur me emrin Sali Jahë Binbashi-Bajraktar e Komandant i forcave luftarake të Rugovës, për afër 60 vite me radhë.Salihi ishte edhe pjesëmarrës LSHP-së,1878,dhe njëri prej bashkëluftetarëve më te ngushtë të Ali Pashë Gucisë, Sylejman Vokshit, Haxhi Zekës, Jakup Ferit, Mulla Jahës, Qelë Shabanit, Kadri Bajrit e të tjer. Përveç luftave të shumta që udhëhoqi Sali Jaha, që nga ato të Moraçës, të Beranës, Shekullarit, Bukovikut e sa e sa të tjera, deri të ajo e Nokshiqit, në të cilën Salihi edhe pse ishte në pleqëri të thellë, ai zën vend në shtabin ushtarak të Ushtrisë së Bardhë, e udhëhequr nga Ali Pashë Gucia e Haxhi Zeka. Ndër luftrat me të njohura që udhëhoqi Sali Jaha, është ajo e Beranës në vitin 1875, ku rugovasit shpetuan Beranën nga forcat malaziase të udhëhequra nga Mark Milani. Gjatë asaj lufte, Sali Jahës në fushën e nderit i bien dy djemtë e vet, siç e thot rapsodi popullor:
Sali Jaha po përvet
Në Breg t`Sutnicës shehit kush met
Sali Jahës dy djemt e vet.
Se, heroizmi i këtij luftëtari dhe të një komandanti strateg të njohur më se miri e dinin forcat malazeze, të cilët para se të hynin në luftë me rugovas, pyesnin se, kush është komandant.
Mark Milani pe flet një fjalë,
Zot kan ka Rugova t`parë,
Sali Jahën Komandar
Hajdar Fekën Bajraktar.
Pas dy vjetësh të vdekjës se Sali Jahës, në këtë familje lindë Sak Faslia, i cili u rrit në kushte të vështira, kur pushtuesit otoman deshën që familjën e Sali Jahës ta shpërngulin nga Rugova, por fal rugovasve në krye me Tahir Hajrin, nuk ia arrisin qellimit. Sak Faslia jetën rinore e kaloi në vendelindje, në përkujdesjen e prindërve të vet Faslisë dhe Drandës, bijë e Vuthajve-Bruqaj, e cila më parë ishte e martuar për Sali Jahën. Ishte viti 1911, respektivisht lufta e Beranit e cila qiti në skenë luftarake figurën e Sak Faslisë. Edhe pse ishte ndër luftëtarët më te ri, dhe ishte hera e parë që merrte pjesë në luftë, ai u shqua për guxim dhe heroizem,i cili kishte hyrë në thellësi të armikut duke i shkaktuar viktima të shumta armikut.Mendohej se Saku ka mbetur i vrarë.Të nesërmen, Saku del nga Berani me një bashkeluftetar, i cili ishte i plagosur dhe, falë Sak Faslisë, ai shpeton. Për guximin dhe shkathtësitë e tij luftarake në mbrojtje të trojeve shqiptare kundër forcave malaze, ai dekorohet nga pushteti i atëhershem turk.Nga ajo kohë Sak Fazlia nuk ndalet së luftuari kundër forcave serbomalaziase, i cili për në çdo kohë behej edhe më i ashper kundër armikut.Kështu u tregua edhe në Luftën e Moknës në vitin 1912.Po në këtë vit Sakun e gjejmë edhe në mbrojtjën e Shkodrës,i cili qendroi deri reth viteve 1915, së bashku me luftëtarët më te njohur të asaj kohe, siç ishte Isa Boletini.(shkruan Tafil Boletini në kujtimet e tij nr.2.fq.64-65.). Më vonë Sakun e gjejmë në radhët e kryengritësve të Levizjës Kaçake, në zonën Neutrale të Junikut, deri në vitin 1918,bashkë me Ker Sadrinë, Hysë Selimin, Sali Ramën, Zhukë Haxhinë, Tahir Colin, Bege Maliqin, Jashar Haxhën, Rekë Smajlin e sa e sa trima të tjerë rugovas të asaj kohe.
Në vjeshtën e vitit 1918, Sak Faslinë e gjejmë kryetar të fshatit Koshutan. Në atë kohë luftëtarët e Levizjës nga vëllezërit Avdi, Isuf, Rexhë, Brahim e Avdyl Brala nga Bralajt e Tregovishtës, kishin dalur në Koshutan për t’u strehuar nga pushtuesit malazias, të cilëve pushtuesit u bien në gjurmë dhe i rrethojnë, dhe falë Sak Faslisë e Bali Demës nga Reka e Allagës, ata shpetojnë pa u zënë. Për këtë arsye Saku dhe Balia arrestohen dhe i mbajnë nga 7 muaj burg në Kullën e Sheremetit në Pejë. Me të dalur nga burgu, Saku përseri u bashkangjitet luftëtarëve të Levizjës deri me shuarjen e saj, ku përseri kthehet në Koshutan. Edhe përkunder vështërsive në levizje dhe kontaktit me shokë, ai përseri nuk i shkëputi lidhjet me bashkëluftëtarët e tij si nga
Rugova, Peja, Dukgjini, Potguri, Plava, Gucia, Tregovishta, Tutini e deri të Pazari I ri, si me Kerë Sadrinë, Sali Ramën, Hysë Selimin, Zhuk Haxhinë, Tahir Colin, Lan Selimin, Rexhë, Ali Pozharin, Ramë Binakun, Kurt Abazin, Beqir Rexhën, Mulla Zekë Berdynën e tjerë.Përveç luftëtarëve të Rugovës, Saku lidhjet më te shpeshta i kishte me luftëtarët e Plavë-Gucisë, Tregovishtës, Tutinës e të Pazarit si, me Isuf Mehaniqin, Adem Kollashin, Jakup Kombin, Ferid Sallkun, vëllezërit Bralaj,Imer e Bege Maliqin Avdi Smajlin e të tjerë.
Lufta e dytë Botërore Sak Fazlinë e gjeti në Koshutan. Me kapitullimin e Jugosllavisë se Versajës në vitin 1941,viset shqiptare përsëri copëtohen sipas interesave të të huajve. Si rezultat i kësaj, Kosova dhe viset tjera shqiptare ndahen në tri zona të interesit, asaj Gjermane, Italiane dhe Bullgare. E gjithë kjo u bë me dekretin e mëkëmbësit të Mbretit Nr.264. Pjesa më e madhe e tokave shqiptare i takoi zonës se interesit italian dhe iu bashkangjiten shtetit amë. Kësaj zone i takoi edhe Rugova, Plav-Gucia,Tregovishta e viset tjera për rreth, zonë e cila u bë për tri vjet me radhë njëra prej zonave më te ngjeshura për lufta e beteja, në të cilat Sak Faslia u bë protagonist i vërtetë i të gjitha atyre luftrave.Gjatë asaj përiudhe, një pjesë e shqiptarve u inkuadrua dhe u sherbeu protektoriatit Italian përkatesisht atij Gjerman,duke menduar se ai sherbim është me i favorshem për liri,ndersa pjesa dermuse u rreshtua në organizimin e Levizjës Kombëtre Çlirimtare.Në këtë koh të thyerjeve të medha si te të gjithë ballkanasit, ashtu edhe te shqiptarët primati i lirisë kombëtare dimensionohej për mes dy pikëtimeve, atij të krijimit të shtetit komunist dhe të atij të krijimit të shtetit etnik Kombëtar.
Sak Fazlia dhe bashkëluftëtarët e tij të shumtë si për nga guximi, ashtu edhe për nga ideja, ishin të vendosur për krijimin e shtetit etnik Kombëtar. Ishte viti 1941, kur në Kosovë hyjnë forcat ushtarake të shtetit amë. Në Prefekturën e Pejës me 30 qershor, arrisin dy bataliane ushtarake, ai Korata dhe Gramos për mbrojtjën e kufirit me Mal të Zi, të udhëhequra nga ushtarakët e njohur si, Kolë Bibë Mirakaj, Major Rexhep Gilani, kap.Toda, kap.Rudi e të tjerë, priten nga Prefekti Xhevat Begolli. Kolë Bibë Mirakaj kishte kërkuar nga Xhevati që t’i ftoj luftëtarët e deshmuar qe më parë në mbrojtje të çështjes kombëtare dhe pasardhës të familjeve të njohura qe më parë.Përveç të tjerëve, Kolë Biba për Rugovë kishte kërkuar qe, të kontaktoj me pasardhësit e Bajraktarit të Rugovës- Sali Jahës dhe përfaqësues i LSHP-së, respektivisht Sak Fazlinë. Në atë kohë rugovasit ishin të moblizuar në katër njësi vullnetare për mbrojtje të kufirit, ku ishte edhe vetë Sak Fazlia. Xhevat Begu pas urdhërit të marrë nga Kolë Biba,obligon Ramë Xhemajlin,i cili ishte kurir tek Xhevati, që të shkoj në Rugovë për ftuar Sakun në takim më te lartë -përmendurit.Me t’u nisur për në Rugovë, Rama në dalje të qytetit takohet me Sakun, i cili ishte duke hyrë në Pejë për t’u takuar me Xhevat Begollin, të cilët ishin të njohur kohë me parë.Me 1 korrik 1941, Sak Fazlia takohet me ushtarakët e lartëpërmendur në Prefekturën e Pejës, ish Kulla e Xhevatit, ku ishin edhe Bajraktari i Deçanit, Dushit, Potgurit, Strellcit dhe disa rugovas, si Xhemajl Mahmuti e Ramë Xhemajli nga Reka e Allagës, Imer Muji, i nipi i Kadri Bajrit, Selman Beka, i nipi i Hajdar Fekut, Januz Kapuqi nga Pepajt, Haxhi Lushi nga Koshutani, e Shaban Smajli nga Shtupeqi i Madh. Pas përshendetjeve, Kolë Biba i drejtohet Sak Fazlisë me këto fjalë,”mëqe jeni nipi i Bajraktarit të Rugovës Sali Jahës dhe luftëtar i deshmuar për çeshtjen kombëtare, ju kemi ftuar nëse jeni të gatshem të deshmoheni si luftëtar dhe bajraktar në mbrojtje të kufirit Shqiptaro-malazias”.Sak Fazlia pa u hamendur pranon një gjë të tillë, ku Kolë Biba i përgjigjet me Flamur Kombëtar.Saku merr Flamurin dhe përkulet duke e puthur e pastaj hapë gjoksin të cilin e kishte të mbushur me dekoratat e Sali Jahës-4 sosh dhe një të vetën. I befasuar Kolë Biba për kujdesin e ruajtjes se atyre dekoratave dhe entuziazmin e Sakut për luftë nxjerrë edhe një dekoratë dhe një pushkë italiane dhe ia dhuron Sak Fazlisë duke i uruar titullin e Bajraktarit të Rugovës, dhe sukses në luftë. Ky ishte flamuri i parë Kombëtar i pranuar nga shteti amë, i cili pas dy ditësh do të valëvitet në kufirin shqiptaro-malazias nga Bajraktari Sak Fazlia.Të nesërmen me 2 korrik, Saku me flamur kombëtar në ballë të ushtrisë shqiptare del në Rugovë ku pritet me një respekt të paparë nga rugovasit dhe, do të bëjnë edhe një natë në Kuçishtë. Kjo ngjarje e madhe historike si për Rugovë ashtu edhe me gjerë, u ruajt me gjelozinë më të madhe, jo vetëm te Rugovasit, deri tani më se shumti përmes rapsodit tonë popullor:
Po vin ndihmë një tubë Ushtri
Sak Fazlia u paska pri
U paska pri Sak Bajraktari.
Komandant Rexhep Gilani
Me 3 korrik, Sak Fazlia ju prinë forcave luftarake,atyre të rregullta dhe vullnetare, drejt kufirit me Malin e Zi,respektivisht në Mokna, pikë qendrore për atë zonë kufitare,për tri vite me radhë në krye me Sak Fazlinë-Bajraktarin e Rugovës.Lufta fillon kah mesi i ditës,në anën e kundërt i vendosur, forca të shumta malaziase të cilat me çdo kusht donin të ruanin atë pikë kufitare.Të parët sulmojnë malazezët.Sak Fazlia gjithnjë ishte në ballë të lufës.Në mbrëmje, ushtarakët kërkoin nga Sak Fazlia që te terhiqet, me qellim qe në terhjekje e sipër, të pozicionohen për sulme të reja.Saku refuzon terhjekjen duke vazhduar luftën.Kërkesat për terhjekje vazhduan edhe dyherë tjera, të cilat përsëri Saku s’i pranon.Kah mesi i natës kishte mbetur vetem me 20 luftëtarë,të njohur me emër e mbiemër,në mesin e të cilëve ishin: Tahir Coli, Bekë Rexhepi, Grosho Ibra, Ibish Salihi, Bajram Salihi, Hysen Syla, Arif Bajrami Haxhi Tahiri të gjithë rugovas e Sherifi nga Peja, si dhe toger Aziz Arifi, tetar Marku, Ndue Zef Pera, Lam Qasti, Mehill Ndoi, Zef Mhilli, rreshter Koan Aliu, tetar Destan Abas Kalamanaj dhe Kolë Teraku e Alush Seiti. Këta vazhdojn luftën tërë natën,ku Sak Fazlia ishte pozicionuar në Kullë me çrast kishte vendosur edhe flamurin kombëtar për herë të parë, në hyrje të Kullës ,në këtë zonë kufitare dhe, deri në mëngjes kishin luftuar pa nderprerë, ku bien hiç më pak se 7 luftetarë-deshmorë të lirisë si:Grosho Ibra,Ibish Salihi e Bajram Zeneli, qe të tre rugovas dhe tetar Ndue Zef Pera,ushtarët,Lam Casti e Mëhill Ndoi si dhe Sherifi nga Peja dhe qenë plagosur Bekë Rexhepi e Hysen Syla nga Rugovasit dhe Koana Aliu, tetar Destan Abaz Kolomanja dhe Kolë Teraku, të gjithë nga Shqiperia.Me 4 korrik Sak Fazlia kishte aguar i tëri i zi nga tymi i barotit me çrast ishte gjuajtur disa herë edhe me bomba, të cilat kishte arritur tia kthej armikut dhe ti shkaktoi dëme të konsiderushme në njerëz.Të gjithë e dinin se Saku duhet të jetë i vrarë.Zhukë Haxhia ishte ai i cili e njohu i pari Sakun, që kishte dalur jasht Kulle pas terhjekjës se armikut.Sipas deshmitarëve të asaj lufte, në Flamur dhe në pallton e Sakut numëroheshin hiç me pak se 72 vrima nga plumbat e armikut.Ishte kjo një luftë qe luftohej për jetë a vdekje,e cila zgjati afër një javë,ku forcat armike kishin pësuar humbje të mëdha.Për këtë gjë akuzoheshin udhëheqësit luftarak të Rugovës, të asaj kohe, siç ishin: Sali Rama,Zhukë Haxhia,Tahir Coli,Rizë Zymeri,Isuf Bajraktari e të tjerë, e sidomos Sak Fazlia-bajraktari i Rugovës.Për Sakun nga armiku ishte krijuar bindja se nuk e kapë dot plumbi,andaj Novica Popoviqi komandant i forcave malaziase kishte hartuar plan tjetër për likuidimin e tij.Ata i kerkoin dyluftim Sakut.Vukosav Keniqi njëri prej luftëtarëve më te guximshem malazez, i kishte kerkuar Sak Fazlisë dyluftim ,duke i thëne se, nëse je vertetë Bajraktari i Rugovës me del për- ballë.Serbomalaziasit kishin për qellim qe me dredhi ta likuidoin Sakun.Kishin përgaditur edhe dy luftëtarë të tjerë qe pasi t’i del Vukosavi përballë,ata t’i dalin anash dhe ta likuidoin Sakun.Sak Fazlia pa u hamendur fare i del përballë Vukosavit,i cili tenton tia grabitë Flamurin,por që Saku ia shkrep një plumb në gojë,i cili bie përtokë, ku Saku mendon se është i vdekur.Dy kundërshtarët e tjerë gjitashtu mësyjnë në të, por që përsëri Saku shtie në ta, njërin e vret ndersa tjetri arrinë të ikë.Pas disfatës se luftës tek Kulla e Moknës,malazezët të indinjuar sulmojn Plavë-Gucinë,njërën prej Kështjellave me të forta të qendresës Shqiptare, në krye me Luftën e Nokshiqit.Shemsë Feri bashkë me Imer Maliqin kuptuan qellimin e armikut,se cak i sulmit tani do të jetë Plavë-Gucia dhe në pa- mundësi për t’u mbrojtur, vendosin qe të lëshojnë zërin e kushtrimit në Rugovë e Dukagjin për ndihmë dhe shpetim.
Me 15 korrik lëshohet zëri i kushtrimit në Rugovë,nga Zymer Imeri i Imer Maliqit e me pas në Pejë,në Prefekturën e Pejës tek Xhevat Begolli,I cvili menjëherë njofton Dukagjinasit se në Krahinën e Plavë-Gucisë kërkohet ndihmë.Me t’u lëshuar lajmi i Kushtrimt,Xhevat Begu mbledh kreun dhe Bajraktarë të asaj kohe të cilët,krahinës se Plavë-Gucisë i vijnë në ndihmë.
Me 16 korrik forcat vullnetare të Dukagjinit e të Potgurit arrijnë në qafën e Qakorrit, të prirë nga Ali Bajraktari,Demë Ali Pozhari,Selim Shabani,Tahir Gashi, Lan Selim Mulla Zekë Bërdyna,Kurt Abazi,Sadri Meta,Hajdin Sahiti,Ukë Sahiti e të tjerë, me bashkëluftëtarë u shkojnë në ndihmë kësaj Krahine.Në Qafën e Qakorrit takohen edhe me luftëtarët e Rugovës, ku pasi hartojnë planin e luftës dhe emërojnë udhëheqësit e përgjithshem luftarak, nisen për luftë, e cila zgjati mëse një javë.Edhe këtu Sak Fazlia emërohet Bajraktar.Pas një jave lufte,forcat malaziase obligohen që, edhe nga këtu të tërhiqen.Në këtë luftë,Sakut i vritet njëri prej bashkëluftetarëve me të ngushtë, të Ura e Murinës, Lan Selimi.Pas asaj lufte, forcat malazeze tërhiqen,ndersa forcat vullnetare radhiten drejt vijës kufitare për mbrojtje të tij.Qe nga ajo kohë,Sak Fazlisë i lejohet edhe formimi i njesisë vullnetare, ku caktohet përveç të tjerave, në mbrojtje të pikës kufitare tek Kulla e Moknës, aty ku nga vet dora e Sak Fazlizë ishte vendosur Flamuri Kombëtar për herë të parë.Vija kufitare tani qe ishte vu në mbikqyrje të forave vullnetare, ishte qe nga Smilovica, Kacuberri, Qafa e Murgashit, Moknat, Qakorri, Murina e deri në Plavë-Guci, të udhëhequra nga Sak Fazlia, Rive Zymeri, Sali Rama, Zhukë Haxhia, Isuf Mehmeti, Haxhë Mustafa, Demë Ali Pozhari, Mulla Zekë Bërdyna, Kurt Abazi, Sadri Meta, Hajdin Sahiti Ukë Sahiti, Imer Maliqi e të tjerë. Përveç mbrojtjes me luftë që bëri Sak Fazlia gjatë asaj përiudhe tek Kulla e Moknës, ai nuk ngurroi t’u shkoi në ndihmë edhe luftëtarëve të tjerë nëpër pikat e lartëpemendura, dhe vende të tjera.
Në vjeshtën e vitit 1941, forcat serbo-malazeze hartojnë planin për të pushtuar Pazarin e Ri. Aqif Bluta njëri prej luftëtarëve të lirisë, që nuk pushoi se luftuari gjatë gjithë jetës se tij,tani ishte udhëheqës për këtë trevë,ku edhe diktoi planin e armikut se, cak i luftës tani ishte Pazari i Ri.I vetedijshem se do të zhvillohet luftë e madhe,dhe në pamundesi për t’u mbrojtur,ai lëshoi zërin e kushtrimit në tërë Kosovën dhe me gjërë për ndihmë.Si çdo trevë tjetër që i shkoi në ndihmë Pazarit, ashtu veproi edhe Rugova ,e cila me 100 luftetarë ndër më te guximshmit, në krye me Sak Fazlinë e Sali Ramën ku në Tregovishtë u bashkangjiten edhe shumë luftetaër të kësaj ane, me 15 nëntor arrijn në Pazar të Ri,ku kishin arritur forca të mëdha nga të gjiha anët dhe pritej një luftë e madhe dhe e rrept.Me 16 nëntor,në agun e parë fillon lufta për Pazar të Ri.Luftëtarët e Rugovës dhe të Potgurit ishin të vendosur në njërën prej pikave më strategjike për luftë.Para se të fillonte lufta, Sali Rama sugjeron Sakun qe të mos futet në thellësi sikurse nëpër lufta të tjera dhe të këtë kujdes për arsye se, tereni ishte i panjohur.Ishte diku mesi i ditës kur Saku bashkë me Demë Haxhinë,Xhemë Zekën dhe disa të tjerë ishin future në thellësi të armikut duke luftuar pa nderprerë, ku edhe plagoset Sak Fazlia-Bajraktari I Rugovës me Flamur në dorë.Demë Haxhia qe ishte afër tij i shkon në ndihmë,merr Flamurin për të vazhduar luftën.Njëri prej luftetarëve serbomalazias që kishte plagosur Sakun nuk ishte shumë largë, pas një çube, gjuan edhe në Demën, të cilin e plagosë.Saku edhe pse i plagosur, kur dikton armikun gjuan në të dhe e len të vdekur.Xhemë Zeka i shkon në ndihmë Demë Haxhisë dhe merr Flamurin,i cil vazhdon luftën,ndersa një grup luftetarësh të plagosurit i dergoin në spital,siç e thot edhe rapsodi popullor:
Sak Faslia ish varrua
Demë Haxhia si po Thua
Edhe vete Sako jamë varrua
Dej n`spital s`po muj me shkue,
S`en spital n`i paskan que
Dema ish vdek Saku ish pshtue
Ish dekë Dema haj medet
Tuj luftue për Atdhe t`vet
Edhe në spital tentoin ta helmojn Sak Fazlinë, por Saku i dikton dhe shpeton.Pas disa ditësh Sakun e kthejn në shtëpi,i cili pas tre muajsh sherohet dhe përsëri i kthehet Kullës se Moknës për të vazhduar luftën me bashkëluftëtarë.
Me 13 qershor 1942, forcat malazeze kishin sulmuar në Smilovicë.Atje në mbrojtje të kufirit ishte Rizë Zymeri e Sadri Meta me bashkëluftëtarë. Me të degjuar Sak Fazlia, fton Sali Ramën,Tahir Colin, Bege Maliqin e dhjetra luftëtarë të tjerë dhe i dalin në mbrojtje Smilovicës.
Me 20 korrik përseri sulmohet Kulla e Moknës,aty ku valonte Flamuri Kombëtar dhe ku ishin përqendruar forcat e Sak Fazlisë.Me të degjuar të krismave të para, Sak Fazlisë i shkojn në ndihmë edhe disa forca të tjera rugovase ku zhvillohet një betejë e rrept,betejë e cila vazhdon edhe të nesërmen në Qafë të Sekiricës,por tani Sakut i kishin shkuar në ndihmë edhe shumë luftëtarë të tjerë, si nga Rugova po ashtu edhe nga Dukagjini, me çrast bie edhe Can Tishuku nga Isniqi, e plagoset Ali Kasemi nga Haxhajt.Edhe forcat serbomalazeze kishin të vrarë e të plagosur dhe obligohen që te terhiqen nga vija frontale.Sipas një raporti që jepte drejtoria e përgjithshme e policisë,thuhej se 100 malazez u dolen në pritë 40 rugovasve,ku u zhvilluan luftime nga ora 7,deri në 15 të datës 20 korrik 1942.
Me 29 qershor të po këtij viti, në Pejë vjen për vizitë kryemnistri i Shqipërisë Mustafa Kruja,i cili duke qenë në dijeni për qendresën dhe heroizmin e Sak Fazlisë,kerkon që të ketë shoqëruesin e tij të parë,për çka thuhet nga bashkëluftetarët e Sakut se, deri sa ka arritur Saku nga Rugova,Kruja nuk lejonte kënd që të ulej në vend të tij.Për kontributin e Sakut në mbrojtje të kufirit,M.Kruja kishte përgaditur një dekoratë të posaçme, ë cilën ia dhuroi para shumë qytetarëve,në të cilën shenonte inicialet e Sakut si Bajraktar i Rugovës.S.F.B.R.kjo dekorat egziston edhe sot e kesaj dite.Pastaj Saku po në kete vit ishte pjesëmarrës edhe në luftën e Shekullarit.
Ishte viti 1943,kur serbomalazezët pas masakrës se Bihorit kishin për plan qe të sulmoin edhe Pejën.Xhelal Preveza tani ishte nenprefekt i cili fton luftëtarët qe t’i vinin në ndihmë qytetit të Haxhi Zekës e gjithashtu edhe Sak Fazlinë,i cili ishte i mirëpritur në çdo kohë, si në Prefekturë ashtu edhe në Kazermë,bile ne Kazermë kishte edhe qelësat e depos për armatim.Përveç luftave qe bënte Sak Fazlia,ai i përcillte mirë edhe rrjedhat politike,për çka shpeshherë binte në konflikt edhe me italianë.Me 21 shkurt 1943,Drago Graqeviq i veshur në rroba shqiptare, vret drejtorin e firmës SIMONCIN, ingjinierin Laterzon në banesën e tij,për çka pastaj akuzohen shqiptarët.Këtë gjë Saku e kishte diktuar edhe më herët dhe tek italianët nuk kishte kurrfar besimit.Pas kësaj vrasje, e cila me vonë zbulohet udhëheqësi i Kuesturës italiane, Sovarino Rikotini me bashkëpuntorë japin urdhër që te plaçkitet dhe të digjet Qarrshia e Pejës, dhe fillojnë t’i arrestojnë shqiptarët.Në mesin e të arrestuarve ishte edhe Zhuk Haxhia e Rizë Zymeri, qe të dy luftëtarë të njohur dhe udhëheqës luftarak,të cilët ishin ftuar për bisedime.Kur Sak Faslia degjon, merr me vete Sylë Mehmetin, i cili e zotëronte italishten, dhe hynë në kuesturë ku Rikotini tenton ta burgosi edhe Sakun,por ishin dekoratat e Sakut dhe qendrimi i tij,të cilit i ndihmojn për t’i liruar bashkëluftetarët . Nga ky rast marradhëniet shqiptaro-italiane ishin ftohur, për çka obligohet Prefekti i Prizrenit Asllan Boletini qe të ndërmjetësoi.Mosmarrveshje me italianë Saku kishte pasur edhe disa herë.Malazezët edhe përkunder humbjeve qe kishin gjatë gjthë atyre betejave, prapseprap nuk pajtoheshin.Ishte fundi i viti 1943,kur armiku kishte hartuar planin për të sulmuar në Azhanicë.Imer Maliqi me të kuptuar planin e tyre, kerkon nga luftëtarët e Rugovës qe t’u shkojnë në ndihmë,ndersa forcat e veta i kishte radhitur rreth kufirit. Me të marrur lajmin Sak Fazlia me Sali Ramën,Zhukë Haxhin,Rizë Zymerin e të tjerë marshojnë drejt Azhanicës,të cilët vendosen në shtepinë e Xhemë Bajraktarit,ku i prisnin Shemsi Feri,Imer Maliqi,Xhemë Bajraktari e të tjerë dhe hartojnë planin për luftë.Posa armiku kupton në Azhanicë kanë arritur perforcime nga Rugova, terhiqen mbrapa.Se, Sak Fazlia ishte bërë frikë e tmerr për malazezët, më se miri tregon fakti se, tani malazezët kishin shkuar në kuesturën italiane në Murinë dhe kishin kerkuar ndihmë nga italianët për t’i mbrojtur nga Saku e bashkëluftetarët e tij dhe të bejnë dialog me ta.Kuesturri Italian që sherbente në Murinë, menjëherë e fton Sak Fazlinë në bisedime, me çrast, së pari tentoi ta çarmatosi,por nuk ia doli,e pastaj kerkoi nga Saku qe të mos i trazonin malazezët.Sak Fazlia, maorit italian i përgjigjet shkurt.Trojet tona ne i mbrojmë vetë,kurse malazezët mos të hyjnë në to, se i prêt plumbi, tregonte Halil Ahmeti bashkëluftëtari i tij,i cili kishte qenë me te në Kuesturrë.Edhe viti 44,në këtë zonë kufitare fillon me lufta e beteja të ashpra.Ishte 31 prilli kur forcat malazeze kishin sulmuar Kullën e Moknave,e cila ishte bërë Kala e vertetë për lufta e beteja,ndersa Saku sinonim i tyre.Edhe kësaj here zhvillohet një betejë e rrept,e tëra rreth Kullës,aty ku valvitej Flamuri Kombëtar e ruhej nga Bajraktari i Rugovës Sak Fazlia me bashkëluftetarë.Lufa kishte filluar natën dhe kishe vazhduar deri në mesditë,ku në luftë e sipër plagoset Bajraktari i Rugovës,i cili edhe përkundër kerkesës se bashkëluftetarëve qe të terhiqet,ai nuk pranon,duke u përgjigjur se, jo nuk terhiqem mbrapa,për mjekim,dua të mbes deshmor në kufi për mbrojtjën e Kosovës e popullit Kosovar.Shkruan gazeta “Lidhja e Prizrenit” Nr.13.e vitit 44.Ishte kjo hera e dytë qe plagosej Sak Fazlia,i cili tani veç sa bënte 33 vjet në luftë me armikun dhe i kishte mbushur të 59-tat.
Ishte 29 maji, kur Sak Fzlia nga kufiri kishte shkuar në Pejë për të njoftuar dhe konsultuar udhëheqësit e asaj kohe për gjendjën rreth kufirit, e sidomos Xhevat Begollin që kishte lidhje të ngushta me te.Sulmet e armikut serbomalazias kishin filluar tani, të ndihmura edhe nga italianët dhe kishin pushtuar disa vise shqiptare të banuara me muslimanë.Nga atje kishin filluar të sulmojn Kacuberrin, pikë kufitare mjaft me rëndësi. Kacuberri ishte nën mbrojtjën e Divizionit SS të 21-të-Skenderbeg dhe njesitet vullnetare te Hajdin Sahitit, Sadri Metës,Mulla Zekë Berdynës,Kurt Abazit dhe luftëtarëve të Tregovishtës, në krye me Mulla Jakup Kombin e vëllezërit Bralaj.Pas një beteje të gjatë bie edhe Kacuberri, ku heroikisht në fushën e nderit bie Ramë Bashi nga Bukeli dhe një ushtar nga Shqipëria dhe plagosen Mulla Zekë Berdyna dhe Islam Syla nga Pepajt.Me 30 maj Sak Fazlia kthehet nga Peja natën,në Kuqishtë nga ushtari i ti Sejdi Rama njoftohet se në drejtim të Kacuberrit po zhvillohen luftime dhe se armiku është nisur në drejtim të Smilovicës.Nga Kuqishta Saku natën shkon në Koshutan dhe më 31,urdhëron nipin e tij qe të dal dhe të leshon zërin e kushtrimit për luftë nga Molika,vend nga u lëshua kushtrimi gjithnjë edhe në kohën e Sali Jahës.Nga Koshutani Sakut i bashkangjitën edhe shumë luftëtarë të tjerë, të cilët me të shpejt arrisin në Smilovicë, ku ishin mbledhur luftëtarë nga të gjitha anët, për të mbrojtur ate dheviset tjera për rreth.Ishte rreth orës 12,kur fillon lufta,dhe Sak Fazlia me Flamur në dorë kishte hypur në Majën e Smilovicës me dhjetëra luftëtarë.Tahir Coli, njëri prej bashkëluftëtarëve me të ngusht dhe më besnik i Sakut kishte hyrë nga ana e kundert ndër Majën e Smilovicës.Lufta vazhdon pa nderpre, armikut iu shkaktuan viktima të shumta nga Saku e bashkëluftëtarët e tij dhe, nuk ia arritën që ta pushtojn Smilovicën.Rreth orës 14,”allaturka” siç e quanin atëherë, nga një predhë e armikut,Bajraktari i Rugovës goditet në kokë dhe, gjysma e kokës i shkëputet dhe Saku rokulliset teposhtë, në drejtim të armikut, të cilin e ndalë një bredh për të mos ra tek armiku.Luftimet vazhdojnë,luftëtarët që ishin më afër Sakut,Haxhi Tahiri nga Bogët,vëllezërit Balë e Avdyl Alia,dhe Hysen Ujkani nga Koshutani si dhe Shpend Halili nga Shkreli, e terheqin trupin e tij,dhe e qesin në tokën shqiptare.Malazezët kishin tentuar që ta marrin trupin e Sakut,por Tahir Coli bashkë me Azem Cufën e të tjerë nuk e ndalnin luftën.Tahiri me atë rast vret tre malazias,ndersa i biri Haxhiu shpeton nga vdekja e sigurt të riun e bashkëluftëtarin, Isuf Veselin.Me vrasjën e Sakut nderpritet edhe lufta, sepse armiku ishte thyer dhe tani bashkëluftetarët e Sakut vizitonin trupin e tij, dhe i bënin nderime Bajraktarit e udhëheqësit të tyre shumevjeçar nëpër luftra e beteja.I dhëmbshem ishte rasti kur Tahir Coli arrin tek trupi i Sakut, i cili ngushëllon të gjithë bashkëluftetarët, e në veçanti Ramë Sadikun, të birin e axhës se Sakut,dhe përkulet para trupit të tij,të cilit ia hjek dekoratat, e merr edhe Flamurin Kombëtar dhe ia dorëzon Ramë Sadikut.Bajraktari i Rugovës, Sak Fazlia vorroset po në Majë të Smilovicës,ish tokë shqiptare deri me atëherë.Me t’u marrur lajmi për ramjën e ti,Peja shpall ditë zie dhe ngre flamujtë në gjysmështizë, e poashtu veprohet edhe në Tiranë.Heroizmi dhe trimëria e tij në luftë kunder armikut me dekada të tëra, u ruajt për mes rapsodit tonë popullor,përmes shumë këngëve.Sakut iu këndua edhe të varri posa e vorrosnin,bashkëluftetarët Bajram Osmani nga Duboviku dhe Selman Zeneli nga Dugaiva i këndojnë:
Ditën e mërkure në katër sahati
Nau ka vra Sak Bajraktari,
Të mërkurën bash qat ditë
T`tanë shqiptarve ju ka dhimtë,
Ju ka dhimtë e haj medet
Shokt e ti kan ba gajret,
N`dorë të shkjaut se lanë me metë
E kan shti në dhe për qef t`vet,
Për qef t`vet ne dhe e kan shti
Sot po ktojm të vorri i ti
Për qendresën dhe heroizmin e Sak Fazlisë në mbrojtjën e çeshtjës tonë kombëtare, u desh të pritet plot 60 vjet, për t’u kujtuar legalisht nga populli i tij, i cili nuk e harron dhe, me pietetin më të lartë e kujton figurën e ti madhore prej luftetarit e heroit te pavdekshem.Me 3 qershor 2004,Presidenti i Kosovës,Dr.Ibrahim Rugova mban Akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës se tij,në Teatrin kombëtar në Prishtinë.Po ashtu me 30 tetor 2005,nën patronatin e Presidentit të Kosovës Dr.Rugovës dhe me nderime Ushtarake të TMK-së, bëhet rivarrimi i tij bashk me Bajram Sharin nga Koshutani,Selman Jashar Ucin nga Shqipëria, të cilët ishin për mbi 60 vjet në Majën e Smilovicës,tani pjesë e Malit të Zi, dhe të paraardhësit të Sakut, Sali Jahës po ashtu Bajraktar e komandnt luftarak për mëse 60 vjet më radhë në Rugovë,pikërisht tek Molika e Sak Fzlis
Komentet