Trimëria, bujaria, kultura dhe tradita e pasur, janë karakteristikë e Malësisë së Madhe, kësaj pjese të trungut shqiptar në Mal të Zi, por jo vetëm kjo personifikon apo karakterizon krahinën shqiptare të Malësisë së madhe në Malin e Zi.
Ajo që të mahnit është edhe natyra e bukur me të cilën e ka bekuar vet zoti këtë trevë shqiptare, me kodra, shkrepa, male, lumenj e fusha që mahnitin çdo vizitor që me dashje apo rastësisht e nxjerr rruga për në këtë trevë.
Nuk thuhet kot se Zoti krijoj gjithçka të bukur, dhe kjo më së shumti i shkon Malësisë së Madhe, e cila është një nga pikturat më të bukura që zoti mund të dhuroj, ajo është një galeri në vete me shkrepa të bukur që të bënë të mendosh se ato i ka skulpturuar dora e njeriut.
Se çfarë ka krijuar zoti apo natyra me fuqinë e sajë, na tregon vete Zef Gjok Berishaj nga fshati Priften i Malësisë së Madhe të Tuzit, i cili tash e 14 vite bën mbledhjen e gurëve të formave dhe figurave nga më të ndryshmet në malet dhe shkrepat e Malësisë së Madhe di t’i kenë punuar dora e njeriut, duke bërë një galeri të këtyre xhevahireve siç thotë vetë ai, që tashmë kanë zgjuar interesimin jo vetëm të malësorëve, por edhe shumë vizitorëve që vinë në Malësinë e Madhe, vizitojnë edhe galerinë e hapur në natyrë pranë shtëpisë së Zef Gjok Berishaj
“Ideja më ka lindur në vitin 2000, deri sa shëtisja në natyrën e bukur të kësaj krahine shqiptare dhe sodisja bukurit e saj, kam gjetur një gurë në formë të shqiponjës me peshë 10 kg. Dhe ky ishte si një magnet i cili më tërhoqi për të kërkuar edhe gur të tjerë”.
Tutje sipas bacës Zef, i cili thotë se nga gjetja e gurit të parë iu është shtuar vullneti për të kërkuar edhe gur të tjerë të prodhuar nga vetë natyra që kanë një pamje dhe një domethënie të veçantë.
Ai së bashku me bashkëshorten e tij Preten, thotë t’i ketë bërë edhe 20 kilometra në ditë rrugëtim nëpër male dhe shkrepa të Malësisë së Madhe, për t’i kërkuar këta gurë, që tashmë në atelienë e hapur të tij pranë shtëpisë gjenden gjithsej 360 gurë të peshave nga 5 kg deri në 160, dhe po ashtu të formave dhe figuracioneve të ndryshme, të shtazëve, shpendëve dhe figura të tjera.
I gjithë ky pasion thotë baca Zef, është në saje të dashurisë që ka për natyrën, e cila ka prodhuar këta gurë në këto forma që janë.
“Gurët e gjetur i sjellë në shtëpi, ku iu bëjë një trajtim apo një pastrim me ujë dhe brushë nga çeliku, pasi këta gurë janë gëlqeror”.
Baca Zef, siç e quaja unë, është kokëfortë në pasionin e tij, siç deklaron edhe vetë. Është i vendosur që ta vazhdoj mbledhjen e këtyre gurëve, apo më mirë të themi këtyre xhevahireve të krijuar nga natyra e që janë një thesar i pasur i Malësisë së Madhe.
E ne, s’na mbetët gjë tjetër, veçse nga zemra t’i urojmë punë të mbarë e të palodhshme në këtë aktivitet aq të rëndësishëm dhe po aq fisnik. Të paqim Zef Gjok Berishaj, ti malësor me zemër guri.
Nexhat HAZIRI





Malësia-e-Madhe-kjo-galeria-e-bukur-që-e-krijoj-vetë-zoti1-631x420malesia e madhe 2Malësia-e-Madhe-kjo-galeria-e-bukur-që-e-krijoj-vetë-zoti3-280x420Malësia-e-Madhe-kjo-galeria-e-bukur-që-e-krijoj-vetë-zoti4-631x420Malësia-e-Madhe-kjo-galeria-e-bukur-që-e-krijoj-vetë-zoti5-631x420Malësia-e-Madhe-kjo-galeria-e-bukur-që-e-krijoj-vetë-zoti6-420x420Malësia-e-Madhe-kjo-galeria-e-bukur-që-e-krijoj-vetë-zoti7-315x420Malësia-e-Madhe-kjo-galeria-e-bukur-që-e-krijoj-vetë-zoti8-315x420Malësia-e-Madhe-kjo-galeria-e-bukur-që-e-krijoj-vetë-zoti10-631×420
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply