
Mani ka veti të shumta shëndetësore, ai zvogëlon rrezikun nga diabeti, mbron nga sëmundjet e zemrës, e ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe ndihmon në humbjen e kileve të tepërta. Sasia e sheqerit e pranishme në manin e tharë është përgjysmë më e vogël sesa te pemët e tjera të ngjashme, sikur që është rrushi i tharë. Gjithashtu gjethja e manit ka përbërës, të cilët ndihmojnë në normalizimin e sheqerit në gjak. Mani i bardhë përmban shumë fibra, ku me vetëm një të tretën e gotës, plotësojmë rreth 20% të nevojave të tona ditore për fibra ushqyese. Përdorimi i rregullt i kësaj peme çon deri te zvogëlimi i nivelit të kolesterolit dhe përmirësimi i sistemit të tretjes. Mani është një frut që përmban sasi të mëdha të antioksiduesve. Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Teksasit, mani përmban r?sv?r?tr?l, i cili është një substancë që lufton shumë lloje të tumoreve dhe të sëmundjeve të zemrës.
albnews.al


Leave a Reply