
Azilantët shqiptarë në Gjermani ‘kanë dërguar habere’ nga ‘shtëpia’ e tyre e re, me qëllim që shqiptarët e tjerë që duan të shkojnë drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë, të mendohen dy herë, pasi i presin kushte edhe më të këqija. Fotografitë e dërguara në mesazhet e faqes ‘Jeta Osh Qef’ tregojnë kushtet skandaloze në të cilat jetojnë shqiptarët në kampin e azilantëve në Gjermani.Ata kanë shtuar se e ndajnë ‘dhomën’ me shtetas sirianë, somalezë e etiopanë dhe e kanë mbyllur mesazhin me një përshëndetje ‘mirupafshim në Shqipëri’.”Përshëndetje Jeta Osh Qef, po ju nis disa foto nga një kamp azilantësh në Gjermani për ata që duan të vijnë këtej. Jemi këtu me siriane, somaleze, etiopanë plot. Kalofshi mirë dhe mirupafshim në Shqipëri”.





Leave a Reply