
Policia kufitare e Morinës ka arrestuar një shtetas kosovar që rezultonte në kërkim nga policia gjermane për akuzën e vjedhjes. Basri Gashi, 38 vjeç, banues në Kosovë nga verifikimet e kryer në sistemin e kërkimit të Interpolit, rezultonte i kërkuar në nivel ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani.
“Menjëherë është bërë bllokimi i tij dhe pas verifikimeve është bërë edhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë. Basri Gashi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë së Gjermanisë, pasi:
Gjykata e Rottëeil/Gjermani me vendimin Nr.6.GS 348/15, datë 07.04.2015 e ka dënuar me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas udhëtonte me autoveturë nga Kosova për në Shëngjin-Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply