
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç përmes një konference për mediat, ka reaguar lidhur me incidentit e ndodhur ditën e sotme në Srebrenicë, ku ai u sulmua me gurë nga një turmë njerëzish. Vuçiç ka shprehur keqardhjen për këtë ngjarje, që sipas tij ishte e mirorganizuar nga persona që nuk ka asnjë lidhje me viktimat e dy dekadave më parë, ndërsa shtoi se dora e tij do të mbetet gjithmonë e shtrirë për kombin boshnjak.
“Serbët e Bosnjës nuk duhet t’i shikojnë me dyshim fqinjët e tyre. Nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut mes popujve në Ballkan”, tha Vuçiç, i cili gjatë sulmit të sotëm theu syzet dhe u plagos lehtë në kokë.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply