
Një student shqiptar që mësonte në Moskë në fundin e viteve ’50-te, kujton:
-“Isha ulur në stolin e lulishtes,në një nga parqet më të bukura të Moskes.Kishim humbur në ekstazë dhe na dukej se asgje tjetër nuk ekzistonte pervec ne të dyve. Nata ishte e qetë dhe plot yje.Ishte tamam ashtu sic pershkruhet nata në këngen e bukur ruse “Pod moskovnie vjeçera”.Larg,shumë larg,dukej se dëgjohej një melodi e cila sa vinte e bëhej më e njohur.Ngrita koken,sepse mu duk e afërt ajo melodi ende e papërcaktuar,të cilën largësia e sillte disi të paqartë.Por nuk kaluan as pesë sekonda dhe e kuptova menjeherë.Mu rrënqeth krejt trupi.Zërat melodiozë sa vinin e bëheshin më të dëgjueshëm e më të ngrohtë njëkohësisht për veshin e zemrën time tepër të ndjeshme në ato caste përhumbjeje.Ishte kënga “Lule bore” që po këndohej në shqip. U ngrita për të pasur më pranë atë grup që po e këndonte.Ato po afroheshin drejt nesh ashtu,në mënyrë të pavetëdijshme.Edhe une eca drejt tyre,pa i thënë asnjë fjalë Ljubës që kisha pranë.Eca drejt tyre dhe vura re se një grup studentesh nga vende të ndryshme të botës,po e këndonin në gjuhën time.E ndjeva veten krenar si asnjëherë në jetën time dhe u bashkova me to,duke kënduar ‘Eja,eja, lule bore,se me ty do t’thur kunorë…”


Leave a Reply