
Peregrinus.al
Moter Mikaela jeton ne Shkodër. Ajo është Bijë e Marisë Ndihmëtare, një saleziane që prej vitesh është pjesë e bashkësisë së motrave saleziane këtu në Shqipëri. Ajo reagoi ndaj vrasjes së dy të rinjëve turistë çekë duke qenë se edhe vetë është nga Çekia. Një reagim që rrjetet sociale e morën dhe e shpërndanë menjëherë.
Në reagimin e saj Motër Mikaela me buzëqeshje thotë se nuk mund të mos e dijë se dy turistë çekë janë vrarë e gjithashtu se edhe në Çeki kjo ngjarje po komentohet shumë. E megjithatë ajo na jep një kumt që ne na bën mirë, se për çekët populli shqiptar është një popull zemërmirë për faktin se e ka përjetuar këtë ngjarje si një tragjedi kombëtare. “Kriminelët mbetën të tillë – thotë ajo në postimin e saj në fb – por ju jeni të shikuar me mirënjohje e simpati. Kështu dëgjova prej nënës sime dhe kështu jam e sigurtë që edhe është ”.
Motër Mikaela nuk flet për popullin shqiptar në veten e tretë, por ajo e mbyll postimin e saj në fb me fjalët: “Zoti bekoftë gjithmonë tokën dhe popullin tonë shqiptar”. Ky popull shqiptar është edhe populli i saj. Kështu është një i krishterë, sikurse thotë edhe letra e Dionjetit: “Çdo vend i huaj është atdheu i tij”. Prej vitesh i ka njohur shqiptarët, pasi ka jetuar e vazhdon të jetojë me ta, me të rinj e të reja, me djem e vajza e po ashtu me simotrat e saja që janë me kombësi të ndryshme ndër të cilat ka edhe shqiptare si motër Teuta, Roza e të tjera.
Duket qartë nga profili i saj në FB se motra Mikaela e jeton realitetin shqiptar në tërësinë e tij. Në një postim të datës 18 qershor të këtij viti Motër Mikaela u drejtohet myslimanëve për fillimin e muajit të Ramazanit: “Miq të mi musliman… dash Zoti, që ky muaj i shenjt të Ramazanit të jetë për ju dhe për të gjithë që i keni për zemër, burim i bekimit dhe përvojës së thellë me Zotin Mëshirshëm dhe Mëshirbërësin… si thotë shumë bukur Kurani “
Motër Mikaela e di që e vetmja gjuhë dhe armë që duhet të përdorim është ajo e dashurisë. Këtë e dëfton duke na cituar një këngë çeke: “Në këto kohët e fundit më tingullon shpesh herë në vesh edhe një këngë çeke, që tregon situaten, kur Zoja e përshëndet Jezusin para misionit e tij: “Jep o nënë bekim Birit tënd. Është duke shkuar në luft dhe arma e tij do të jetë veç një e vetme: dashuria me çdo kusht” e pikërisht vazhon motër Mikaela: dashuria “qoftë arma e vetme e secilit prej nesh”.


Leave a Reply