(Ismet Hasani, Urti poetike, Amanda Edit, Bukuresht 2012)
Baki Ymeri
Krahas Sadulla Zendeli-Dajës, Sokol Demakut e disa tjerëve, Ismet Hasani është njëri nga shqiptarët më të zellshëm të Suedisë. Autori vjen para opinionit me një vëllim meditimesh personale ku reflektohet mençuria shqiptare dhe ajo suedeze. Librin e tij të parë, Urti poetike, ia kushton familjes, dashamirëve dhe shqiptarëve që digjen për komb e atdhe. Edhepse duket e thjeshtë dhe e kuptueshme, lirika e tij ka vlera kombëtare duke patur parasysh faktin se në gjirin e saj defilojnë fragmente nga filozofia jetës, të gërshetuara me mendime personale dhe popullore. Për kompletimin e librit, në kapitullin e dytë jepet edhe një intervistë interesante që josh kurreshtjen e lexuesve tanë. Edhe sikur mërgimtarëve tanë t’ua kishim ndarë të gjitha pasuritë e botës, edhe sikur t’i kishin njohur të gjitha gjuhët, me të gjitha të fshehtat e artit dhe shkencës, megjithatë do të ishin të mjerë dhe fatzinj pa gjuhën shqipe, sepse vetëm gjuha shqipe për ta është pasuri mirëbërëse, e durueshme, e besueshme, e patundshme dhe armikja e së keqes.

Kështu thekson autori, ndërsa ndjenjat dhe përjetimet e tij për miqtë suedezë dhe bashkëkombësit shqiptarë, që jetojnë e veprojnë në Suedi, i ka shprehur në shkrimet e publikuara në një numër të konsideruar gazetash e webfaqesh të njohura si Zemra Shqiptare, Dituria, Drini etj. Autori ka privilegjin e madh që të vijë për herë të parë para nesh me librin e tij të parë, ku reflektohen të arriturat e tij intelektuale e kombëtare, me inteligjencën e tij të lartë. Nga ky krijues mësojmë se E vërteta, liria dhe virtyti, janë tri gjëra për të cilat duhet ta duam jetën. Me viertyt nënkuptohën të gjitha vetitë dhe cilësitë e mira që i posedon njeriu. Në krijimet e tia temë dhe motiv është jeta e njeriut e përshkruar me të vërteta: “Kur dëshiroj të zgjërohëm, prej njeriut kaloi të njerëzit, shoqëria, të populli dhe të Kombi shqiptar!” Në jetën njeriut qëndrojnë vetëm dy rrugë: e para të shpie kah idali, kah qëllimi, kah synimi kah jeta, e dyta të shpie kah shkatërrimi, humbja – vdekja.
Tjetër rrugë nuk ka, shkruan autori dhe vazhdon: Tri gjëra janë të vështira në jetë: të dëgjosh, të shohësh dhe të heshtësh. Koha është gjëja më e vlefshme për njeriun, prandaj njeriu gjatë jetës së vet nuk ka kohë për të humbur. Ai thotë: veprat vlerësohen në bazë të qëllimit që kanë, por edhe gjykohën e sanksionohen në bazë të pasojave të tyre.
Autori e fshikullon përtacinë, ligësinë dhe hipokrizinë
O zë i ëmbël! Sa bukur tingëllon gjuha amtare të atdhé të huaj! Në qoftë se dëshiron të njohësh e ta duash edhe më shumë atdheun tënd, jeto pak në atdhé të huaj! Mendoj se shetitja në natyrë luan rol kyq në frymëzim, zakonisht kur je vetëm. Unë këtë e shfrytëzoj, nga se në Suedi natyra është terheqëse, ka shumë gjelbërim, lule, livadhe të gjelbërta, liqenj, ku njeriu pushon dhe kur pak ndalet e mendon, disi “i vjen dicka në mendje”. Sa i përket relacionit prind – fëmijë: Nuk ka pasuri tjetër më të madhe që i lë trashëgim prindi fëmiut, sesa edukata e mirë. Mirëpo, qëndron edhe tjetra sa u përket fëmijve të tyre: Sa më të mëdhenj e sa më të njohur t’i kemi prindërit, aq më të madhe e kemi përgjegjsinë dhe obligimin që ata mos t’i koritim. Të lumtur më bën e vërteta dhe e drejta.
Prandaj, vazhdon autori, prefroj të thuash vërtetën, edhe kur ajo është në dëmin tënd! Më mundon gënjeshtra, andaj porosis: Mos gënje, edhe nëse nga ajo gënjeshtër ke ndonjë dobi/fitim! Ai që të gënjen, është në gjendje më t’i bërë të gjitha të këqijat. Gënjeshtarët shndrrohen në hipokritë. Në se nuk dini së cilët janë hipokritët dhe cila është hipokrizia, ja unë po ua bëj të ditur. Hipokritët bëjnë punë dhe veprime, që janë edhe më të fshehta se sa gjurma e bubrrecit të zi në rrasë natën e errët! Kjo është e tmerrshme. Dhe né ata i quajmë njerëz. Në botë ekzistojnë vetëm dy lloje njeriu: njeri dhe jonjeri. Ta quash njeriun “shtazë” e ofendon shtazën, nga se atë që e bën njeriu, shtaza nuk do e bënte kurrë.
Ka momente kur del në pah e pavërteta/gënjeshtra se shqiptarët janë “të pandjeshëm”, sipas një ushëpërshkruesi të huaj, apo “armiqtë e vetvetes”. Të parët tanë na kanë porositur të mos merremi me gënjeshtra, edhe atëherë kur gjëja se gënjeshtra na sjell ndonjë dobi/fitim. Na kanë porositur, poashtu, që të merremi gjithmonë me të drjetën dhe me të vërtetën, edhe atëherë kur ajo e vërtetë është në dëmin tanë. Gënjeshtra konsiderohet puna dhe vperimi më i keq për njeriun. Edhe duke mos thënë asnjë fjalë, por duke heshtur para gënjeshtrës, gënjejmë. Por gënjeshtra më e madhe është gënjeshtra e heshtur kombëtare e vigane, që përkrah e ndihmon tiraninë, shpifjen, pabarazinë dhe të keqën që mjeron një popull.
Njerëzit që gënjejnë quhen gënjeshtarë. Ai që të gënjen, është në gjendje më t’i bërë të gjitha të këqijat. Duke u marrë gjithmonë me gënjeshtra, gënjeshtarët shndrrohen në hipokritë. E dini cilët janë hipokritët? Në qoftë se nuk e dini, ja unë po ua shpjegoj: Hipokritë janë ata njerëz të cilët kryejnë punë dhe veprime të cilat janë edhe më të fshehta se gjurma e bubrrecit të zi në rrasë natën e errët! Kjo është vërtetë e tmerrshme! Po si të shihet gjurma e bubrrecit të zi në rrasë natën e errët? Jo, assesi. Po atëherë, si të shihet puna dhe veprimi i hipokritit që janë edhe më të fshehta se gjurma e bubrrecit?! O Zot! Na ndihmo, na mbroj e na ruaj nga gënjeshtarët dhe hipokritët!
BOX

Ismet (Mustafë) Hasani, u lind më 20 mars 1945 në fshatin Pacaj të Gjakovës. Katër klasë fillore i kreu në fshatin Sheremet, Tetëvjeçaren në Junik, kurse Shkollën e Mesme Ekonomike e kreu në Gjakovë. Pas kryerjës së shkollës së mesme, punoi si mësues në shkollën fillore në Sheremetaj. Më pas vijoi studimet në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, të cilat i përfundoi në afatin e rregullt, e mëpastaj vijoi Studimet Posdiplomike në Unversitetin e Zagrebit, për të fituar titullin – Magjistër i Shkencave ekonomike. Punoi si profesor i lëndëve ekonomike në Gjimnazin ”Silvira Tomazini” të Mitrovicës dhe në Shkollën për Punëtorë të Kualifikuar në Zveçan, e mëpastaj punoi si ndihmësdrejtor në Shtypshkronjën e Mitrovicës; si inspektor dhe inspektor i Lartë pranë Shërbimit të Kontabilitetit Shoqëror në Mitrovicë; ndihmësdrejtor pranë FPO “Trepça” udhëheqës dhe me përgjegjësi dhe autorizime të veçanta pranë KXMK “Trepça” në Mitrovicë.
Si ekspert për ekonomi e financa Gjykatat e angazhonin në cilësinë e ekspertit gjyqësor, të cilën detyrë e kreu me përkushtim të madh nën betimin e dhënë prej vitit 1972 – 2004. Pas largimit me dhunë nga puna, në vitin 1990-të, regjistroi si veprimtari të pavarur profesionale – Ekspertizat Gjyqësore, kështu që në Kosovë ishte i pari dhe i vetmi ekspert i Përhershëm Gjyqësor me veprimtarinë e autorizuar, të regjistruar e te legjitimuar – licencuar. Kështu, depërtoj me ekspertizat e tija, emri i tij si ekspert në lëminë e ekonomisë dhe te financave u bë i njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj. Përmes duarve te tij kanë kaluar mbi 50 mijë lëndë, në të cilat me Aktvendime të gjykatave ka kryer ekspertiza gjyqësore. Lufta e vitit 1999 e gjeti në pjesën veriore të Mitrovicës, ku me familjen e vet jetoi që nga viti 1968.
Si shumë shqiptarë të tjerë, luftën e mbijetoi në Pjesen Veriore të Mitrovicë pas shumë vuajtjesh e maltretimesh, në shkurt të vitit 2000, serbët e larguan me dhunë nga banesa e vet me gjithë familjen dhe fal Zotit dhe gjetshmërisë se bashkëshortës se tij Mejremes, e cila u kacafyt me shkije qe veq kishin hyrë në banesë dhe luftoi sa shtatë burra, dhe kur e pa se s’po zbrapsen, bertiti me klidhje: “M’i sjellni bombat dhe automatikun e ti vrasim këta çetnikë të tërbuar!” Kur dëgjuan këtë klithje shkijet u tërhoqen, por me automatikë e “bërën shoshë” derën e banesës – për fat të mirë familja shpëtoi. KFOR-i françez as që ka ndërhyrë, por në të kundërtën i dëtyroi ta lirojnë banesën e të kalojnë në Pjesën Jugore, ku disa vite, me familjen 6 antarëshe brodhen shtëpi me shtëpi si endacakë.
Duke mos mundur me i përballuar një jete të endacakut, u detyrua të largohet nga Mitrovica (ku jetoi mbi 36 vite) dhe në vitin 2004 emigroi në Suedi, ku dhe fitoi të drejtën e Lejeqëndrimit. Në Suedi me vetdëshirë vijoi shkollimin, e mësoi gjuhën suedeze e angleze dhe me preferimin e miqve filloi të merrej me shkrime (poezi, fjalë të urta, tregime, mendime filozofike, mendime të zemrës, aforizma, anekdota, pleqni të odave etj).
Marre nga revista “Dituria”- Malmo – Suedi
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply