Dashi
Para bashkëpunëtorëve keni kërkesa shumë të mëdha, shpesh gjendeni në pozitë të mirë kur duhet të vendoset për interesa financiare. Nuk mund te pajtoheni me situatën kur dikush ju vendos kufinj ne pune.
Demi
Jeni në formë të shkëlqyer dhe keni dëshirë që sa më parë të paraqiteni në mënyrën më të mirë para një personi i cili ju pëlqen shumë. Lumturia në dashuri është e mundur qe te realizohet bashkë me partnerin e përshtatshëm.
Binjakët
Atmosfera e dashurisë, emocionet pozitive dhe kontaktet e afërta kanë magjinë e posaçme e cila ju nxit në aksion. Çdo gjë është e lehtë kur “mozaiku dashuror” përshtatet në raporte romantike.
Gaforrja
Me kujdes të posaçëm po i analizoni rastet e ndryshme në skenën afariste dhe nuk dëshironi që të pajtoheni me disa standarde mesatare të cilat po mbizotërojnë në ambientin tuaj.
Luani
Kohet e fundit keni hequr dorë nga disa oferta, duke injoruar mendimet e të tjerëve. Forcojeni iniciativën në mënyrë që të zgjidhni disa çështje pronësore, juridike apo statusore.
Virgjëresha
Formulat e suksesshme duhet aplikuar në situata të ndryshme, si garanci për suksese financiare. Eksperimentet mund t’i aplikoni vetëm në situata të sigurta, të cilat nuk kalojnë dijen dhe përvojën tuaj të deritashme.
Peshorja
Në harmoni me gjendjen tuaj shpirtërore po silleni me entuziazëm dhe po bëni jetë aktive shoqërore. Shpesh gjendeni në rrethana që të realizoni kontakte të reja dhe të pazakonshme.
Akrepi
Nuk keni nevojë të luani “rolin e gabuar”, sepse veprimet e këqija mund t’jua komplikojnë jetën dashurore. Nëse dëshironi aventurë atëherë asgjë nuk mund t’ju pengojë që t’i realizoni “qëllimet tuaja.
Shigjetari
Në saje te strategjisë së mirë dini të tërhiqni vëmendjen e partnerëve financiare dhe të vini në pah aftësitë tuaja. Kështu që shpesh ju takon të keni rol të rëndësishëm.
Bricjapi
Bashkëpunëtorët ju admirojnë për suksesin tuaj, gjë që edhe më shumë po mundëson krijimin e kontakteve apo lirinë më të madhe të shprehjes së aftësive tuaja afariste. Me rëndësi është që të bëni zgjedhje të mirë.
Ujori
Është e nevojshme që elokuencën tuaj ta përshtatni me trendin afarist, i cili premton rezultate praktike apo materiale. Tregoni kujdes në mundësinë e perfeksionimit professional apo në paraqitjet publike.
Peshqit
Jeni person që shpërtheni papritur në hidhërim, gjë që mund t’ju çojë të merrni ndonjë vendim të gabuar. Mungesën e optimizmit po përpiqeni ta plotësoni me disa argëtime të jashtme apo me shoqëri alternative.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply