
Nuredin Gërvalla dhe Agron Gërvalla Dy Heronjë një Dëshmor dhe një i Gjallë
Familja e shquar Gërvalla gëzon autoritet mbarëkombëtar dhe brez pas brezi ishte shtyllë e Kombit shqiptar ,një kala e pamposhtur ndaj te gjithë pushtueseve otoman serbomalazeze .
Nuredin Gërvalla Dëshmori ynë i Kombit e ka te skalitur me germa te arta emrin e tij ne Histori ,dhe me vellaun e tij kuadrin e çmuar të LPK-së Agron Gërvallen ishte nga celulat e para të UÇK-së .
Me poshtë po japim një Poezi madheshtore të atdhetarit ish të burgosurit politik veprimtarit të madh të çeshtjës sonë Kombëtare z.Haki Morina
Sytë e Lirisë
(Deshmorit te kombit Nuredin Gërvalla)
Fjala jote tek unë mbeti
dua lufte ishte fjala
nga sytë e mi ata sy deti
s’hiqen dot Nuredin Gërvalla
Ike atje si një zogë
e u hodhe ti në zjarrë
sikur burrat aty në log
në këngë hyre e jo në varrë
Pate frikë që ishte vonë
t’ia jepje dashurinë
ti e puthe atdheun tonë
ai të dhuroj përjetësinë
Tek lumenjtë e Dukagjinit
sot s’janë çizmet e robërisë
sytë e zjarrtë të Nuredinit
aty janë sytë e lirisë
Dhe një Biografi sepse të shkruash për dëshmorët me faqe të tëra nuk mjafton Nuredin Gërvalla nderoi pushket e Zahirit me shokë ,Luanit Adrianit Adem Jasharit ,Bekim Berishës -ABEJES ,Xhemajl Fetahut i takon plejades më të ndritshme të Kombit .
Lugu i Baranit i dha edhe UÇK-së shumë: Adrian Krasniqin ,Nuredin Gërvallen ,Fetah Selcen ,Islam Berishen,Xhemajl Fetahun ,Ardian Kelmendin Gjergj Krasniqin ,Serbeze Gashin etj
Ja edhe një Biografi për Heroin e lavdishem Nuredin Gërvalla
NUREDIN MEHMET GËRVALLA
13.7.1977.-25.5.1999.
Nuredin Gërvalla lindi më 13 korrik 1977 në fshatin Kryshec, komuna e Pejës. Shkollën
fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Deçan. Rrjedh nga një familje me tradita
atdhetare. Stërgjyshi i tij, Selim Demush Gërvalla, në vitin 1912 në Pejë e theu flamurin
serbosllav të Malit të Zi, kur krimineli Savë Batarja kërkonte që shqiptarëve t’ua ndërronte fenë
me dhunë. Ndërsa gjyshi i tij në vitin 1937, Demush Selim Gërvalla, duke parë padrejtësitë që u
bënë në votimet e njohura të Lugut të Baranit, hyn në komunë, shkyen fletëvotimet, me ç’rast
zhvillohet një luftë ku vriten dhjetëra njerëz. Edhe në Luftën e Drenicës, Demush Selim Gërvalla
lufton krah për krah me Mehmet Gradicën kundër forcave partizano-çetnike. Pra, një shekull kjo
familje ishte në luftë të përhershme me serbët. Në vitin 1981 policia serbe arreston vëllanë e
Nuredinit, Islamin, më vonë edhe tjetrin vëlla, Agronin. Edhe kushërinjtë Gërvalla i arrestojnë.
Preteksti ishte se gjoja kishin djegur shtëpinë e një serbi në fshat. Nuredini, si nxënës i shkollës
së mesme, merr pjesë në demonstrata, në Lug të Baranit, në Deçan etj. Në vitin 1991 e burgosin
në Pejë. Pra, ishin gjithnjë të kërkuar nga policia. Nuredini largohet nga vendlindja dhe shkon në
Shqipëri, e më vonë e gjejmë tek i vëllai në Zvicër. Në Zvicër e Gjermani kreu detyra me
rëndësi, sidomos në Fondin “Vendlindja thërret”. Me daljen në skenë të UÇK-së, Nuredini më 7
prill 1998 vesh uniformën dhe me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm nëpërmjet Shqipërisë kalon
në Zonën Operative të Drenicës. Mori pjesë në Betejën e Llapushnikut, krah për krah më Fehmi
Lladrovcin, Abedin Rexhën etj. Po ashtu merr pjesë në Betejën e Likocit, në Drenoc, në Zatriq
dhe pothuaj në çdo betejë që u zhvillua në Drenicë. Ndërkohë, kthehet në ZOD, ku nën
komandën e Ramush Haradinajt luftoi në Jabllanicë, në Loxhë, në Rahovec, në vendlindje. Më 9
shtator 1998 Nuredin Gërvalla niset për në Rugovë të Pejës, si udhëheqës i grupit bashkë me
luftëtarët dhe me të vëllanë, Agronin, Sami Krasniqin, Shaban Lajçin, Bekim Lajçin, Bardhec
Lajçin, Isuf Bardhajn për në Rugovë. Përsëri e gjejmë në luftërat që u zhvilluan në Dushkajë. Në
shkurt të vitit 1999 kalon në Ratishë, në Brigadën 131 “Jusuf Gërvalla”. Bashkë me luftëtarin
Avdyl Mushkolaj, Nuredin Gërvalla bëri bartjen e të plagosurve nga ZOD deri në Rugovë.
Ndërkohë, niset për në Shqipëri me shumë shokë të plagosur. Disa ditë udhëtoi Bjeshkëve të
Deçanit, dhe kur arrin në Bjeshkën e Belegut, në të ashtuquajturën Zonë kufitare Bugiqe, më 24
maj 1999 bie në pritë të forcave serbe, ku pas një rezistence disaorëshe, në tërheqje e sipër, bie
heroikisht në fushën e lavdisë, me ç’rast plagosen edhe disa shokë lufte e ndër ta edhe
komandanti Avdyl Mushkolaj.
Baca Mehmet prindi qe i rriti dhe edukoi kurrë gëzim më të madh nuk kishte pasur se sa kur i kishte pa heronjët e rënë dhe të gjallë Nuredinin e madh dhe Agronin këta dy trima e atdhetar të medhenjë ne oden e tij te armatosur deri ne dhembë ,baca Mehmet kishte thënë tash le ta dinë Serbia se Kosova nuk ka mbet ne gra e në çika po ka trima e trimëresha qe ja qesin trutë .
Lavdi Kolosit Nuredin Gërvalla i cili fitoi përjetësinë,respektë atdhetarit te madh Agron Gërvalla i cili për as një moment nuk pushon së vepruari për çeshtjën e shejtë kombëtare.
Autori Erald Selca .
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply