
Shkrimtarja, poetja, publiçistja, Vitore Leka Stefa rrëfen rrugën e gjatë në diasporë si dhe angazhimet e saj të fundit
Znj. Vitore ju shoh në Atdhe cili është motivi i ardhjes suaj këtë radhë?
Malli që shkakton emigracioni më bën jo vetëm mua por çdo emigrant, të jetojmë atje fizikisht dhe mendje këtu. E në rastin konkret unë jetoj, me sytë e mëndjes duke shëtitur, dhe ringjallë çdo kujtim nga fëmijëria apo rinia të qytetin tim të lindjes 2400 vjeçar, Berat. Kujtime të cilat i hedh në letër. Këtë radhë më pruri një diçka e madhe ditëlindja e mitit dhe mjeshtri të Madh të muzikës Polifonike, të madhes Irini Qirjako që u zhvillua në sallën e Operas dhe Baletit me iniciativë të kryesisë së Fondacionit dhe Teatrit të Operas.
Unë bëj pjesë në Fondacionin “Nermin Vlora Falaschi” me qendër në qytetin e lindjes së mbesës së Ismail Qemalit në Vlorë. Presidente e së cilës tanimë është mikja e ngushtë e Nerminit gazetarja e njohur Zenepe Luka.
Ç’është ky fondacion?

Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Gruaja intelektuale shqiptare”, është themeluar nga një grup grashë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia , Mali i Zi, Kalabria, Greqia. Gjermania, Kroacia, etj i kryesuar nga Ambasadorja e Kombit Nermin Vlora Falaschi .Pas ndarjes së saj nga jeta, më 28 nëntor 2004, Fondacioni mori emrin “Nermin Vlora Falaschi”. Fondacioni,është organizimi i veprimtarive shkencore-kultorore në qëndër të cilave është gruaja, kryerja e botimeve për gra të shquara të Kombit shqiptar.Në këtë Fondacion,që është i vetmi mbarëkombëtar dhe merret enkas me problemet e gruas, për gjatë 9 vjetëve janë rregjistruar 3500 gra e vajza nga Shqipëria dhe shtetet ku funksionojnë degët e tij.si në Kosovë,Mali i Zi, Maqedoni, Kalabri,Stamboll,Greqi.Gjermani,Kroaci,Belgjike, Angli. Presheve dhe vende të tjera ku unë jam pëfaqësuesja e fondacionit në Diasporë.
Znj. Vitore mund të më flisni pak mbi jetën tuaj fëmijërinë, pasi di që ju vini nga familje të mëdha intelektuale ?
Jam nga Berati, bijë e dy intelektualëve. Eleni Stefës “Mësuese e Popullit” dhe Martirit të Demokracisë Kostaq Stefa.Unë krenohem me origjinën time, dhe nga stërgjyshi im Gjergj Stefa , pjesmarrës në Lidhjen e Prizrenit, fotografia e të cilit është në Muzen e Prizrenit, përkrah Sami Frashërit. Njëkohësisht stërmbesë e Kostandin Kristoforidhit. Përsa më pyetët për fëmijërinë time, nuk kam ç’të flas as për fëmijërinë dhe as për rininë, pasi pa gjyq, në moshën më të bukur të jetës së tij vetëm 44 vjeç im atë u pushkatua duke lënë nënën time tepër të re me pesë fëmijë, e cila me një kujdes shembullorë e. mësuese e disa brezave diti si të na edukoi dhe rrisë. Amaneti i fundit i tim eti thënë nënës time ishte dëshira e diplommimit të fëmijëve, gjë që su realizua as tek njëri, për arsye të biografisë që ato plumba pushkatimi na ndoqën gjithë jetës.
Cili qe motivi i pushkatimit të babait tuaj?
Babai ka qenë nxënës dhe profesor në shkollën “Harri Fuls” plus mbaroi studimet superiore në Firence. Si ju thashë pushkatimi u bë pa gjyq dhe në 90’ me ardhjen e demokracisë, doli dosja që im atë ishte pushkatuar si spiun italian. (pse bëri shkollën në Firence) dhe spiun amerikan pse i shpëtoi jetën 33 amerikanëve që furtuna i rrëzoi në në tokën shqiptare .) Temë e cila është diskutuar gjërë e gjatë në media të ndryshme në Shqipëri, ku ish- Ambasadori Arvizu bëri një vizitë në shtëpinë e prof. Kostaq Stefës që u kurorëzua me një dokumentar nga gazetarja Monika Stafa.
Ju jeni shquar si një humaniste, si shkrimtare dhe poete shqiptare cili ka qenë aktiviteti juaj?
Sa i përket poezisë duket se e kemi në origjinë, nga Kristoforidhi, edhe im atë ka botuar libra, dhe unë Vitorja kam të botuara në prozë dhe poezi sepse e kam në gjak poezinë dhe poezia është mbreti i shpirtit për mbi të gjitha. Po dhe ime bijë, një aktiviste e shquar e çështjes kombëtare në Itali, Mardena Kelmendi edhe ajo shkruan dhe ka botuar disa libra, e ku është vlerësuar nga Europa me çmime të ndryshme. Duhet të jesh në emigracion për të vlerësuar poezitë e rilindasve si të Naimit, Vasos etj kur e shikon me sytë e tu trajtimin që i bëhet gjakut tënd të përbashkët shqiptarëve. Unë emigrova në Trieste në vitin 90’ familjarisht ku jetoj dhe sot. Ishin vite të vështira ato të pas 90’. Këtu mungonte çdo gjë, ishte rënia e një regjimi,varëfëri në maksimum, por edhe atje nuk na priste fushë me lule. Eksodi i shqiptarve dyndej nëpër anijet e marsit drejt të panjohurës. Gjendja e mjerueshme na bëri të lidheshim shumë me njëri tjerin. Unë pata fatin të isha në Trieste aty ku ndalonte trageti Durrës – Trieste dhe përplasesha përditë me këtë mjerim të vëllezerve të gjakut të përbashkët. Si unë, Ylli Islami, Gjosho Vasija, Xhemaile Troplini etj shqiptarë, ndihonin pa ku kufi evëllezërit emigrantë me veshje, ushqime dhe ilaçe duke i dërguar dhe në atdhe sipas kërkesave. Unë angazhova dhe italianët për këto ndihma sepse si refugjate ende nuk isha stabilizuar vet. Më ka ndihmuar shumë nobelisti Maestro Masrur Imani, Giaconda Amadei, për sistemin e shqiptarëve me punë e dokumenta, për këtë Maestros i është dhënë pasaporta shqiptare nga ish presidenti Sali Berisha. Në këtë kohë shtëpia ime në Treste, u bë bazë për emigrantë të ndryshëm përveçse shqiptarëve, familje sllovenë që iknin nga lufta, rumenë, etj që rrinin aty deri në sistemimin e tyre. Më vjen mirë që sot një pjesë e mirë e shqiptarëve që kanë qenë tek unë, kanë arritur në majat e pushtetit këtu apo dhe në Kosovë, të cilët do t’i këshilloja që demokracinë që e fituan me aq sakrifica dhe nga vetë ata nëpër rrugët e botës ta vënë në shërbim të njerëzve për të cilët sakrifikuan.
Shoh në muret e shtëpisë tuaj shumë mirënjohje dhe falenderime, nga e gjithë bota e diasporës , më bën përshtypje dhe nga Brazili keni një titull. Po ashtu dhe ish- presidenti Alfred Moisiu ju ka dekoruar me medalje ku shkruhet për për humanizmin tuaj si dhe jeni “Qytetare Nderi e Beratit” ? Gjithë këto vlerësime dhe titujt “Nënë Terezë”, “Nëna e Shqiptareve”, dhe ushtarët e UÇK-së ju thërrasin dhe sot “Nëna Loke” a ndiheni e vlerësuar?
Pse e vlerësuar? Unë kam 25 vite që punoj me mish e me shpirt për kombin tim dhe s’kam bërë asgjë. Për tituj apo shpërblime. Mendoj se është detyrë e çdo shqiptari, kaq pak sa jemi të jemi si një trup i vetëm solidarë dhe ta mbajmë lart krenrinë e emrit dhe ta ruajë me fanatizëm identitetin tonë, pasi jemi një nga popujt më të vjetër në botë, me tradita të mrekullueshme që bota i ka harruar me kohë. Trokit në një derë shqiptari fjala e parë është “Mirëseerdhe”.
Nëse do të ktheheshit 25 vite më pas a do ta braktisnit sot Shqipërinë?
Atëherë ishte tjetër kohë. U çliruam nga zinxhirët, dhe shkuam drejt të panjohurës pa e ditur ku po shkojmë. Ja më gjej një vend tjetër në botë që nga koha e Magelanit që të kalojë detin me fuçi, ne e kemi bërë.
Po ajo që më dhembë në shpirt është fakti aktual që po dëgjoj këto ditë që shqiptarët po krijojnë një eksod të ri, duke braktisur vendin. Ku po shkojnë? Kush po i pret?
Guri i rëndë peshon në vend të vet. Nuk është shumë reale shprehja “lum si ju” andej. Do bëja një thirrje, do kërkoja nga pushtetarët një emërues të përbashkët për sistemimin e të rinjve për punësimin e tyre, pasi vetë ata janë e ardhmja e një vendi që ta çojnë Shqipërinë drejt Europës apo drejt globalizimit.
Në moshën timë ka shumë emigrante në këto 25 vite, që e duam rrugën e fundit ta bëjmë në atdhe. Nëse nuk krijohet ky solidaritet dhe united, a do na realizohet kjo dëshirë?
http://www.revistaelite.al/


Leave a Reply