Përfaqësuesja e Shqipërisë, Elhaida Dani, është zgjedhur në grupin e dhjetë finalistëve të parë të edicionit të sivjetmë të Eurovisionit.
Në gjysmëfinalen e parë të Eurosong konkurruan 16 këngë, ndërsa dhjetë prej tyre mbetën në garë.
Kënga “I’m Alive” u këndua në renditje e 14-ta dhe siguroi numrin e mjaftueshëm të votave për të vazhduar në finale.
Emri i Shqipërisë u përmend i pari si vendi i kualifikuar në finalen e të shtunës.
Dhjetë vendet e kualifikuara në finale nga gjysmëfinalja e parë:
Shqipëria
Armenia
Rusia
Rumania
Hungaria
Greqia
Estonia
Gjeorgjia
Serbia
Belgjika
Gjysmëfinalja e dytë zhvillohet më 21 maj, ndërsa finalja do të mbahet më 23 maj.
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply