Në një reagim në adresën e tij në Facebook , ish truproja i Berishës , njeriu më afër Partisë Demokratike deri në vitin 1998, ish student i mjekësisë Izet Haxhija i inspiruar nga një shkrim i gaxetarit Bedri Islami pohon se Ministri i Jashtëm Serb i ish Jugosllavisë ka financuar PD-në në vitin 1992. Kjo dëshmi e zotit Haxhia përforcon akuzat që i janë bërë Berishës si i infiltruar i Sërbeve në Shqipëri. Haxhia thotë që Berisha e ka quajtur edhe ish liderin e kosovarëve Rugova “një maniak seksual”
Mora shkas nga një shkrim brilant i gazetarit Bedri İslami, për të thënë disa gjëra që përforcojnë vërtetsinë e këtij shkrimi tek gazeta Dita.Ka qënë qershori i vitit 92, pas vizitës së berishës në USA u kthyem për të marrë pjesë në forumin Crans Montana në Zvicer.Vizita e Berishes në USA u organizua dhe u përgatit nga shefi i cia-s për Balkanin Juglindor Dejvid Philips.Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në amerikë bashkë me zevendes sekretarin e departmentit të jashtëm Lorenc İgellberger i cili kishte intersa ekonomike ne Serbi me firmen Zastava. Zonjes Berisha ju dhurua nje çek prej 10mije dollaresh nga ana e zotit Philips.Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja e që Berisha nuk e prezantoi.Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e Berishes. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij.Te nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen në suiten e tij për rreth tre orë Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur.Mbiemri me sa me kujohet İvanoviç.Personi që përmend Bedriu me origjine nga mali i zi e shtetsas amerikan ka qene sponsor i PD.Pamjet e tij i keni ne tibunen e mitingut te fitores se 22 marsit..Por interesant eshte fakti se p.d vertet u krijua ne shtepine Gramoz Pashkos por drejtuesit e ardhshem qe do merrnin postet drejtuese ne pd dolen nga shtepia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjine nga kosova, rezident i sigurimit te shtetit e sherbimit sekret serb.Ky njeri kishte një pushtet të fuqishem tek Berisha..nga ky person u futen ne pd.klanet e Dibres me Gazideden e Zhulalin qe ishin te lidhura e sherbimin sekret maqedonas.Leka Toto , Tomorr Dosti dhe Xhahit Xhaferi, të persekutuar por te lidhur e sigurimin e shtetit nga ana e Vaske Afezollit, një oficer i sigurimit të shtetit që ishte kunati i Bujar Hoxhes. Në shtëpine e Bujar Hoxhës doli grupi i Tritan Shehut.Në këtë shtëpi Berisha takohej edhe me eksponte te sigurimit.Një nga këta persona ka qënë edhe shefi i kunderzbulimit me jashte të sigurimit me origjine nga Dibra e me emrin Nurullah Zebi.Sic duket ky person dinte shumë për lidhjet e Berishës gjatë specializimit në Francë.Kur mendoj dhe lidh faktet them qe edhe 97 ka qene nje skenar i pergatitur nga qarqet antishqiptare qe synonin coptimin e Shqiprise.Edhe vrasja në vlore e Artur Rrustemit që i dha revoltës një kah tjetër të dhunshëm eshte bërë nga njerzit e shikut nga një ndertese bosh.I ra per hise Artur Rrustemit por mund të ishte vrarë kushdo.Perveç dërgimit të karburanteve makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve te Bosnjes , kamufluar si trafik i armeve relike ne drejtim te Norvegjise, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes.Ndermjetes ne te gjithe kete tafik ka qene gjenerali Boban, qe ka takuar disa here Berishen tek vila 4.Ne arshiven e Berishes ka edhe te dhena per Rugoven per te cilin Berisha thoshte qe eshte nje manjak sexi.Dhe miqsinë e ngushtë të Rugovës me Hajdarin, pas ftohjes me Berishen, ky i fundit e cilsonte si nje miqesi per motive te dobeta pasi Azemi i gjente femra Rugoves e ia çonte tek vila 31..

Të vërtetat e Izetit: Ja kush janë përsonazhet që
Ja kush janë përsonazhet që përmend Izet Haxhia,ish truproja e Sali Berishës,kur thotë që në vitin 1992, gjatë forumit të Krans Montana në Zvicër, Presidenti i asaj kohe takoi 3 orë në suitën e tij Ministrin e Jashtwm të Jugosllavisë. Haxhia thotë se mesa më kujtohet quhet Ivanoviç. Mund të jetë ngatërresë normale apo e qëllimshme, rëndësi ka që ai person quhet Vladislav Jovanoviç. Dhe është njeriu më i rëndësishëm i diplomacisë së Sllobodan Millosheviçit. Është njeriu që drejtoi lobimin e regjimit të Sllobos në mënyrë që të përlajë dhe përgjakë tokat e Jugosllavisë nga Slavonia lindore, Serbrenicë, e deri në Kosovë e Maqedoni.

Vladislav Jovanoviç ka lindur shumë pranë kufirit me Kosovën, në Žitni Potok dhe ka punuar diplomat i Jugosllavisë, pikërisht aty ku shqiptarët kanë qenë më të përqendruar dhe ku thuhet se janë bërë rekrutimet më të mëdha të UDB-sw në diasporë dhe më tej në politikën e shtetit shqiptar. Ai ka qenë diplomat në Bruksel në vitet 50 të shekullit të shkuar ndwrsa në vigjilje të prishjes së komunizmit ka shërbyer në Ankara. Jovanoviç ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Millosheviçit dhe në kohën kur ky i fundit iku nga pushteti la karrierën e ambasadorit serb në OKB.

Jean-Paul Carteron është themeluesi i forumit të famshëm të Krans Montana dhe lobues i njohur. Është zviceran por me lidhje të forta politikë në Francë dhe mbarë Europën.

Lawrence Eagleburger alias Lorenc Igëllberger, ka qenë një diplomat karriere dhe njohet me nofkën :Lorenci i Maqedonisë apo Lorenci i Serbisë. i ndjeri Eagleburger që ka vdekur në vitin 2011 ka qenë ambassador i SHBA në Jugosllavi gjatë viteve 1961-1965 dhe gjatë kësaj kohe menaxhoi ndihmat amerikane në ndërtimin e Shkupit pas tërmetit. Ai ka krijuar lidhje jetëgjata me qarqet serbe. Aq jetëgjata qenë këto lidhje sa i mbajti edhe kur shërbeu si Sekretar Shteti kujdestar në kohën e dorëheqjes së James Baker pas humbjes së Bush. Gjatë periudhës 1989-1992 ai shërbeu si këshillues për çështjet jugosllave dhe ishte mjaft kontraversal. Ai në këtë kohë fitoi reputacionin si një partizan i fortë i serbëve, aq shumë sa mohoi krimet e paramilitarëve dhe ushtrisë federative në Kroaci e Bosnjë. Kjo njëanshmëri bëri që shtypi europian ta cilësojë si “Lorenci i Serbisë”.

Bujar Hoxha. Pedagog i filozofisë dhe mësimdhënës në shkollën e PPSH ai ishte këshilltar i Enver Hoxhës për çështjet e Kosovës së bashku me Ajet Haxhiun. Çuditërisht të dy u bënë njerëzit më të afërt të Berishës. Ai kishte lidhje krushqie të ngushta me Manush Myftiun, i cili së bashku me Hysni Kapon janë cilësuar si njerëzit e fshehtë të Beogradit në Byronë Politike të Hoxhës, të cilët i dinte vetë diktatori por i lejoi për ti përdorur.(dhe në fakt i përdori).
Vaskë Afezolli, zyrtar i Sigurimit, me lidhje familjare me Bujar Hoxhën. Përmendet si njeri me lidhje në Dibër, zonë ku dhe UDB ka qenë shumë e fuqishme. Ka pasur lidhje me fisin Baholli, të cilët kanë pasur lidhje me Gazideden që në kohën e regjimit komunist.
Nerulla Zebi. Shef i kundërzbulimit shqiptar por që kishte jë handicap. Ishte nga Golloborda dhe ka dyshime për lidhje të tij me shërbimin sekret serb, të cilit i ka dhënë dokumente residence. Flitet se jeton në Bullgari.<Pamfleti
Ky eshte postimi i Izet Haxhise ne facebook:

Mora shkas nga një shkrim brilant i gazetarit Bedri İslami, për të thënë disa gjëra që përforcojnë vërtetsinë e këtij shkrimi tek gazeta Dita.Ka qënë qershori i vitit 92, pas vizitës së berishës në USA u kthyem për të marrë pjesë në forumin Crans Montana në Zvicer.Vizita e Berishes në USA u organizua dhe u përgatit nga shefi i cia-s për Balkanin Juglindor Dejvid Philips.Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në amerikë bashkë me zevendes sekretarin e departmentit të jashtëm Lorenc İgellberger i cili kishte intersa ekonomike ne Serbi me firmen Zastava. Zonjes Berisha ju dhurua nje çek prej 10mije dollaresh nga ana e zotit Philips.Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja e që Berisha nuk e prezantoi.Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e Berishes. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij.Te nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen në suiten e tij për rreth tre orë Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur.Mbiemri me sa me kujohet İvanoviç.Personi që përmend Bedriu me origjine nga mali i zi e shtetsas amerikan ka qene sponsor i PD.Pamjet e tij i keni ne tibunen e mitingut te fitores se 22 marsit..Por interesant eshte fakti se p.d vertet u krijua ne shtepine Gramoz Pashkos por drejtuesit e ardhshem qe do merrnin postet drejtuese ne pd dolen nga shtepia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjine nga kosova, rezident i sigurimit te shtetit e sherbimit sekret serb.Ky njeri kishte një pushtet të fuqishem tek Berisha..nga ky person u futen ne pd.klanet e Dibres me Gazideden e Zhulalin qe ishin te lidhura e sherbimin sekret maqedonas.Leka Toto , Tomorr Dosti dhe Xhahit Xhaferi, të persekutuar por te lidhur e sigurimin e shtetit nga ana e Vaske Afezollit, një oficer i sigurimit të shtetit që ishte kunati i Bujar Hoxhes. Në shtëpine e Bujar Hoxhës doli grupi i Tritan Shehut.Në këtë shtëpi Berisha takohej edhe me eksponte te sigurimit.Një nga këta persona ka qënë edhe shefi i kunderzbulimit me jashte të sigurimit me origjine nga Dibra e me emrin Nurullah Zebi.Sic duket ky person dinte shumë për lidhjet e Berishës gjatë specializimit në Francë.Kur mendoj dhe lidh faktet them qe edhe 97 ka qene nje skenar i pergatitur nga qarqet antishqiptare qe synonin coptimin e Shqiprise.Edhe vrasja në vlore e Artur Rrustemit që i dha revoltës një kah tjetër të dhunshëm eshte bërë nga njerzit e shikut nga një ndertese bosh.I ra per hise Artur Rrustemit por mund të ishte vrarë kushdo.Perveç dërgimit të karburanteve makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve te Bosnjes , kamufluar si trafik i armeve relike ne drejtim te Norvegjise, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes.Ndermjetes ne te gjithe kete tafik ka qene gjenerali Boban, qe ka takuar disa here Berishen tek vila 4.Ne arshiven e Berishes ka edhe te dhena per Rugoven per te cilin Berisha thoshte qe eshte nje manjak sexi.Dhe miqsinë e ngushtë të Rugovës me Hajdarin, pas ftohjes me Berishen, ky i fundit e cilsonte si nje miqesi per motive te dobeta pasi Azemi i gjente femra Rugoves e ia çonte tek vila 31..
Izet Haxhia: E vërteta dhe arësyet mbi zhdukjen e Remzi Hoxhës
Ish truproja e Sali Berishës, tregon për gazetën “Dita”, çfarë di ai për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha nga ana e Shik-ut.
“Zhdukjen e Remzi Hoxhës e kam marrë vesh pas interesimit të disa miqve të mi në lidhje me fatin e tij. Jam interesuar sa mund të çaja në atë konspiracion të plotë në lidhje me çështjen. Para vitit ’97 nuk kam arritur të mësoj asgjë për këtë çështje.
Pork ur shteti falimentoi dhe të gjitha të brendshmet e pista të tij filluan ti dilnin haptas, jam munduar të marr informacion nga pjestarë të SHIK-ut që kanë pasë dijeni për këtë. Të paktën për të mësuar varrin e tij.
Di këtë: Që Remzi Hoxha ka vdekur nga turturat në qelitë e Shik-ut nga njerëz të Shik-ut. Ka dy variante për vendodhjen e varrit të tij.
Njëri, që trupi i tij është transportuar në det me lundër dhe hedhur atje dhe , i dyti që është transportuar diku prapa Malit të Dajtit, ku pasi është djegur , është varrosur. Ka disa njerëz që janë të përfshirë në këtë krim.
Por që arrestimi i Remzi Hoxhës është bërë me urdhër të Gazidedes, kjo është e sigurtë. Sepse Gazidede ka patur një lidhje dhe i ka shërbyer shërbimit sekret maqedon.
Nuk e di sa e vërtetë është që Remzi Hoxha ka filmuar një takim Berishës, Gligorovit dhe Millosheviçit në vilën Viljana në Ohër.
Që ka patur një takim Berisha Gligorov në atë vilë, kjo është e vërtetë zyrtare, por ajo që më ka bërë përshtypje në atë takim është se asnjë nga shoqëruesit e Berishës apo të delegacionit që shoqëronte atë nuk është lejuar të futet në brendësi të saj, gjë që nuk ndodh në asnjë takim tjetër ndërkombëtar, madje as në Shtëpinë e Bardhë…” shprehet Izet Haxhia.
Djali i Remzi Hoxhës: Babain e zhdukën se dinte takimin e Berishës me Millosheviçin dhe të Gazidedes me Arkanin

Çfarë do të kishte skandal më të madh se Sali Berisha duke i shitur naftë dhe armatim Sllobodan Millosheviçit, ose takimit të Bashkim Gazidedes me Arkanin? Dhe e gjithë kjo kur në Kosovë po persekutoheshin me mijëra shqiptarë. Këto informata i shkuan Sali Berishës përmes Pjetër Arbnorit, që ishte mik shumë i mirë i babait tim, dhe zyrës së LDK-së në Kosovë, të cilën e kishin njoftuar për këto takime. Një lajm i tillë për publikun në Shqipëri do të rrezikonte pafund karrierën politike të udhëheqësve të asaj kohe.
DITA po sjellë sot një intervistë me djalin e Remzi Hoxhës, shqiptaro-maqedonasin që u rrëmbye nga drejtuesit e SHIK-ut në Tiranë më 1995 dhe më tej u zhduk pa asnjë gjurmë për të fshehur provat.
Intervistë është bërë katër vite më parë pas zhdukjes së çuditshme të një prej të akuzuarve (Kumbaros) që deri në atë kohë ishte në duart e drejtësisë britanike.
Ardiani pohon lidhjen e “pafajshme” të të ndjerit Pjetër Arbnori që duke shfrytëzuar miqësinë me Remzi Hoxhën i servir informacionin Berishës se Remziu dinte detajet e takimeve me Gligorovin e Maqedonisë dhe Arkanin e Serbisë.
Zoti Ardian, si e shikoni sjelljen e fundit të autoriteteve britanike të drejtësisë me çështjen “Kumbaro”. Përse nuk iu vendos një çip përgjues në këmbë, siç veprohet me të tjerët?
Në fakt çipi i ishte vendosur atij fillimisht, por më vonë si duket ia kanë hequr ketë çip dhe për këtë jemi duke hulumtuar se si ka ndodhur. Ky veprim duket si një veprim i qëllimshëm dhe amator, duke pasur parasysh sa i ndjeshëm është rasti. Ne mendojmë se autoritetet britanike qëllimisht kanë ndihmuar ikjen e Ilir Kumbaros për arsye që ende nuk i dimë, të cilat mund të jenë të shumta, dhe nëse ata duan ta dëshmojnë të kundërtën ata duhet ta arrestojnë Ilir Kumbaron dhe ai të sillet para drejtësisë. Nuk janë aq naive dhe amatore institucionet e Britanisë së Madhe, të një shteti që është model për të gjitha vendet e botës.
A keni kontaktuar me autoritetet e këtij vendi për të marrë sqarime rreth këtij skandali nëse mund ta quajmë kështu dhe çfarë ju kanë thënë ?
Ende nuk kemi kontaktuar me ta zyrtarisht, përveç se jemi njoftuar nga mediat. Jemi duke u angazhuar në këtë drejtim dhe do ta zbardhim të gjithë këtë deri në fund. Nuk është e mundshme të bëhen lëshime të këtilla pa qëllim. Ky do të jetë ndër skandalet më të mëdha që autoritetet britanike janë involvuar kohëve të fundit.
A mendoni se dhe Gjykata e Lartë vonoi zbardhjen e vendimit për ekstradim me qëllim që t’i jepte kohë avokatit mbrojtës të lironte nga disa kushte Kumbaron dhe më tej gjykatën që ai të arratisej?
Më në fund u dëshmua se Gjykata e Lartë qëllimisht e kishte zvarritur zyrtarizimin e vendimit të datës 14 tetor, 2011, ku mbeti në fuqi masa e “arrestit me burg” për Ilir Kumbaron për më tepër se 1 muaj, duke qenë e precizuar me ligj që çdo vendim i gjykatës duhet bërë zyrtar brenda 2 javësh. E kam thënë edhe më herët që Drejtësia në Shqipëri ndikohet shumë nga klanet mafioze shtetërore, dhe kjo edhe një herë e dëshmon këtë.

A keni informacion nëse Kumbaro ka dalë nga Britania e Madhe dhe çfarë mendoni për gjetjen dhe kapjen e tij në të ardhmen? A do të ketë ndonjë përgjegjës për këtë skandal?
Nuk kemi informacion nëse ai ka dalë nga Britania e Madhe apo jo, por jam i bindur se Shërbimet Sekrete të Britanisë së Madhe e kanë këtë informacion. Është e pamundur që gjithçka që ndodhi të kalojë aq lehtë dhe aq naivisht. Sidoqoftë, përgjegjësinë për këtë e merr Policia e Londrës dhe Gjykata, me të cilat normalisht se do të merremi në të ardhmen e afërt.
Familja juaj dhe ju vetë vazhdimisht keni hetuar rreth fatit të të dashurit tuaj, babait, bashkëshortit, vëllait, Remzi Hoxha. Deri ku keni arritur me gjurmët e ndjekura? Po për kërkimet rreth trupit, që mund të ishte dhe një provë e fortë ndaj autoriteteve të asaj kohe?
Ne kemi hetuar vazhdimisht, qysh nga dita e parë dhe të gjitha faktet tregojnë se babai im, Remziu, është torturuar aq shumë sa që në javën e parë ka vdekur nga torturat, që fillimisht mund të mos ketë qenë qëllimi i kriminelëve të SHIK-ut të asaj kohe. Më pas, nuk kanë ditur se çfarë të bëjnë janë munduar t’i humbin gjurmët dhe e kanë zvarritur të gjithë këtë proces me mënyrat e veta, dhe tash mbas 16 viteve, kur pretendojmë të kemi demokraci dhe të përgatitemi të hyjmë në Europë, shihni se si vepron shteti kriminel dhe drejtësia e vendit.
Kush mendoni se ka dhënë urdhrin e rrëmbimit të babait tuaj?. Përse ai u mor me forcë në atë mënyrë?. Në atë kohë u hodhën pista se babai juaj biznesmen bënte punë antikombëtare ndaj dhe u mor për verifikim… Si është e vërteta?
Urdhri për zhdukjen e babait tim ka ardhur nga udhëheqësit më të lartë shtetërorë të asaj kohe, dhe e gjithë kjo u bë që të mos dalin në publik bizneset sekrete në mes udhëheqësve të lartë shtetëror të Shqipërisë dhe atyre të Serbisë, që më vonë i bëri publike edhe ish-kryetari i Malit të Zi, siç ishin furnizimet me naftë, armatim, etj.
Çfarë mbani mend nga ajo ngjarje e 16 viteve më parë?

Për disa vite ishim të hutuar fare, sepse nuk dinim se çfarë është duke ndodhur. Me kalimin e viteve i kuptuam të gjitha dhe i verifikuam ato. Është me të vërtetë e rëndë të kujtoj ato momente sepse më rikujtojnë të gjithë atë “film” rrënqethës. Nuk di se si mund të përshkruhet ndjenja kur një fëmije i zhduket babai dhe nuk dihet për vite për fatin e tij. Le ta imagjinojë secili për veten e tyre. Çfarë do të ndjenit? Ka shumë pak gjëra në jetë më të rënda se kjo.
Si u vendos familja juaj në Tiranë pas rënies së regjimit komunist në vitin 1990. A keni jetuar në ndonjë qytet tjetër të Shqipërisë?
Ne erdhëm në Tiranë, duke u larguar nga regjimi serb dhe shërbimet sekrete që ishin të shtrira edhe në Maqedoni. Ne erdhëm në mëmëdhe për të filluar një jetë të re, ku do të jetonim të gjithë së bashku dhe në liri, duke mos i përjetuar më dhunat që kishim nga Serbët, deri tek shpërthimi me bombë në oborr të shtëpisë.
Gjatë kësaj kohe, a keni pasur kërcënime direkte apo indirekte, teksa kërkoni drejtësi?
Nuk kemi pasur kërcënime direkte apo indirekte nga askush. Ne jemi familje shumë e madhe dhe mjaftë e fuqishme dhe nuk na ndal dot asnjë kërcënim. Për më shumë, ne jemi duke kërkuar për fatin e jetës së më të afërmit tonë dhe nuk ka asnjë forcë që mund të na ndalojë për të gjetur drejtësinë për fatin e babait tim.
Si mendoni, përse është zhdukur në këtë mënyrë babai juaj? U torturua për informacionet që kishte, apo kishte zbuluar ndonjë skandal qeveritar të madh?
Çfarë do të kishte skandal më të madh se Sali Berisha duke i shitur naftë dhe armatim Sllobodan Millosheviçit, ose takimit të Bashkim Gazidedes me Arkanin? Dhe e gjithë kjo kur në Kosovë po persekutoheshin me mijëra shqiptarë. Këto informata i shkuan Sali Berishës përmes Pjetër Arbnorit, që ishte mik shumë i mirë i babait tim, dhe zyrës së LDK-së në Kosovë, të cilën e kishin njoftuar për këto takime. Një lajm i tillë për publikun në Shqipëri do të rrezikonte pafund karrierën politike të udhëheqësve të asaj kohe.

Nëse po, për çfarë bëhet fjalë. Pasi në media gjatë këtyre viteve është folur për një takim të ish famëkeqit që shfaroste kosovarët, Arkanit, me ish-presidentin Sali Berisha dhe të ndjerin Gazidede në Shkodër. A është e vërtetë?
Është e vërtetë. Takimi i Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin dhe Kiro Gligorovin kishte ndodhur më 30 maj, 1993, në Shën Naum të Maqedonisë, kurse takimi i Bashkim Gazidedes me Arkanin ka ndodhur në vitin 1995, në Shkodër.
A mund ta mbyllë qeveria shqiptare këtë skandal duke e zvarritur, me fshehje të Kumbaros, deri në këto vdekje misterioze apo sëmundje te personazheve te dyshuar në rrëmbimin e babait tuaj? Apo më në fund do të vendoset drejtësia?
Unë mendoj se kjo është politika të cilën është duke e ndjekur qeveria shqiptare, siç kishte ndodhur edhe me Bashkim Gazideden, për të cilin mendoj se “i është shpejtuar vdekja”, dhe ka tentime që të shtyhet sa më shumë verdikti i fundit. Sidoqoftë, unë megjithatë shpresoj që ata burra dhe gra që ndjejnë se kanë dinjitet dhe që nuk duan të trashëgojnë një shtet dhe ardhmëri të këtillë për fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre, të punojnë në zbardhjen e këtij rasti dhe të çojnë drejtësinë në vend.
A keni ndonjë mesazh për qytetarët shqiptarë, drejtësinë, autoritetet dhe institucionet?
Unë apeloj tek të gjithë njerëzit që mund të kontribuojnë në zbardhjen e rastit të babait tim, në çfarëdo mënyre, sado e vogël të jetë, që të japin kontributin e tyre për zbardhjen e të vërtetës dhe në gjetjen e trupit të babait tim. Nëse nuk veprojmë tani, një gjë e tillë mund t’i ndodh secilit nga ju, dhe fëmijët apo nipërit e mbesat tuaja të kenë të njëjtin fat të cilin e kisha unë dhe familja ime. Gjeni pak guxim dhe veproni, sepse vetëm në këtë mënyrë do të luftojmë kriminelët dhe krimin i cili e pengon shumë zhvillimin e vendit dhe standardin jetësor të çdo qytetari. Janë mbi 16 vite, nga 365 ditë, që jetojmë me dhembje të jashtëzakonshme. Vetëm mendoni se si do ta përjetonit ju në rast se juve ju kishte ndodhur një gjë e tillë dhe do ta kuptonit sado pak se si ndihemi ne.
Arrestimi i Sali Berishës / A është Izet Haxhia një “çelës”

Ka ditë që në mediat e shkruara dhe on-line , por edhe tek Pamfleti.com , truproja i ish-Presidentit dhe njëriut që ka 25 vite që sundon politikën shqiptare Sali Berishës, ka artikuluar qartë dhe me përgjegjësinë e një njeriu të penduar, akuza shumë të rënda dhe serioze në adresë të ish shefit të tij. Akuzat e njeriut më të afërt të Berishës përveç se sqarojnë anën e errët të tij , të përfolur tangent gjatë këtyre 25 viteve, hedhin dritë mbi ngjarje të rënda që kanë ndodhur në politikën e vendit që në dhjetorin, tashmë të largët të vitit ’90. Vrasje politike , krime të rënda, agjentura të huaja , bashkëpunim me serbët , përdorje të krimit dhe kriminelëve kundër opozitës dhe kundërshtarëve politikë, grabitje të pasurive publike , vënie bombash për shantazh politik e të tjera si këto krime të pazbardhura nga drejtësia shqiptare, tashmë e kanë një indicie hetimi: deklaratat e njeriut më të afërt dhe më të besuar të Sali Berishës, dhe që pikërisht se dinte shumë tentoi ta vriste edhe atë.
Në kushtet e një drejtësie në veprim Izet Haxhia, duhet të jetë dëshmitari kyç, dëshmia e të cilit ka vlerën e provave të pakontestueshme. Edhe precedentët ndërkombëtarë e njohin këtë.
Në kushtet kur është hapur “kutia e Pandorës” për pastrimin e politikës dhe dekriminalizimin e saj assesi nuk mund të anashkalohet kapobanda e politikës shqiptare Sali Berisha, komunisti që erdhi nga bodrumet e Partisë së Enver Hoxhës dhe që shkatrroi për 25 vjet ëndrrën e shqiptarëve duke i imponuar atyre modelin më të keq të një shteti bandë me qëllimin e vetëm të sundimit të përjetshëm dhe të justifikimit ndaj modelit të cilit i shërbej deri në rrënimin e tij.
Nuk mund të ketë dekriminalizim të jetës politike në Shqipëri pa arrestimin dhe dënimin e aktivitetit antishqiptar të Sali Berishës. Ajo që i ka imponuar Sali Berisha këtij vendi është një histori krimi me një ndëshkim të pashmangshëm dhe për këtë Izet Haxhia është një çelës tejet i dobishëm. Pamfleti.com
“Të jeni të sigurt se po të isha i përzier me krimet e Berishës, do isha ose pranë tij, ose në varreza. Më thonë ca se je shitur tek Rama apo Meta… në jetën time as nuk më ka blerë njeri e as nuk mund të më blejë, jo se jam i pasur apo nuk kam nevojë për para. Ndjej një detyrim për shqiptarët dhe si një pastrim të shpirtit, që të tregoj me vërtetësi pa asnjë deformim ose urrejtje personale ato që di apo kam qenë dëshmitar, në lidhje me Berishën apo ndodhi të tjera. U them armiqve të mi që nuk kam frikë, jo se jam ndonjë trim apo budalla, por unë e ndjej që jam me të drejtën e po bëj diçka të dobishme… nuk jam fshehur asnjëherë as nuk do të fshihem. Adresën e dini, po ju pres. Mund t’ju qeras me ndonjë salep po më dhatë mundësinë”. Paragrafi i mësipërm, një ekstrakt nga reagimi i djeshëm i ish truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia, mund të quhet me plot gojën apologjia e tij para shqiptarëve, për gjithë çfarë ka ndodhur që pas vendimit të tij për të thyer heshtjen mbi 15 vjeçare. Dhe për të folur për bëmat dhe gjëmat e ish presidentit dhe kreut të PD-së, në shumë prej të cilave ai ka qenë dëshmitar i dorës së parë. Njihen në histori personazhe si Izet Haxhia, jeta e të cilëve mund të quhet e ndarë në dy pjesë. Më saktë, ai në moshën madhore i njeh vetes dy jetë: Njëra pjesë, një bashkëudhëtim në majë të pushtetit, si bodigard dhe jo vetëm, i njeriut më të pushtetshëm në Shqipëri, që theu në kohë rekord shpresat e një vendi për të mbyllur një faqe të trishtuar dhe hapur një tjetër, të prosperitetit dhe zhvillimit. Janë vite ku kryefjalë është dhuna, arbitrariteti, represioni dhe më tej kaosi e përgjakja; Izeti vetë e pranon anën e tij të dhunshme, teksa këmbëngul se nuk ka kryer krime. Dhe as ka përfituar materialisht nga ky pozicion, përderisa sot e gjithë ditën jeton modestisht në një cep të Turqisë. Përmbysja dramatike e rolit, atij i erdhi kur nuhati se po të vazhdonte edhe pak përkrah Berishës, i kishte ditët e numëruara. Arriti të largohej në kohë, dhe që prej vitit 1999 e deri tani, ka patur mjaft kohë për të reflektuar. Padyshim ka ndjekur zhvillimet shqiptare, por në distancë. Është qartësuar për dëmin e madh që i ka bërë një vendi, njeriu të cilin ai ka ndihmuar; bën personalisht mea culpa, në forma të ndryshme përgjatë intervistave të tij për DITA-n. E bën edhe në reagimin e tij të fundit. Vendimi i tij për të folur për zullumet e Sali Berishës, i bën nder kësaj jete të dytë të Izet Haxhisë. Nuk e themi ne, por reagimet e mijëra lexuesve të gazetës dhe komentuesve online. Mes këtyre të fundit, nuk mungojnë edhe disa që shkruajnë thjesht “Rroftë Sali Berisha”, por kuptohet se cilët fshihen pas tyre. Ajo që për lexuesit e DITA-s mbetet e pakuptueshme, është ngërçi i të majtës politike për t’iu referuar pohimeve dramatike të Haxhisë, që nga shtatori e këtej. Vetëm në raste emergjence, kur debati politik kap temperatura të larta, ja përmendin shkarazi Berishës akuzat e Izetit. Dhe ja tek vijnë edhe kërcënimet. Nuk e dimë, dhe shpresojmë të mos materializohen. Por nuk mund të mos na bëjë përshtypje qetësia e “Izetit të dytë” përballë kërcënuesve. E di që ka ngacmuar folenë e grerëzave, të cilën e ka njohur nga shumë afër sesi funksionon, por ai këmbëngul se ndiente që duhej të bënte diçka të dobishme për vendin e tij. Dhe pavarësisht gjithçkaje, nuk janë të shumtë në këtë botë, ata njerëz që marrin vendimin e madh: Të paktën fola, dhe shpëtova shpirtin!/DITA
Izet Haxhia, dëshmitari kyç: Isa Mustafa, duhet së paku, të heshtë

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, rishfaqet në këtë intervistë për ‘DITA’ i pyetur mbi debatin e hapur ditët e fundit për UÇK-në dhe luftën për çlirimin e Kosovës.
Ai jep dëshmitë e tij mbi atë që ka parë dhe rolin që luajtur Berisha, Rugova, Bukoshi e Fatos Nano; rolin e Gazidedes në përndjekjen e luftëtarëve të UÇK-së dhe nga kush i merrte urdhrat.
Haxhia thotë se Isa Mustafa të paktën duhet të heshtë.
Por ky rrëfim pjesa e parë e të cilit është botuar sot në DITA shkon edhe tej.
Haxhia flet për një nga enigmat më të mëdha të asaj dhe kësaj kohe, zhdukjen e Remzi Hoxhës.
Më poshtë pjesë nga intervista e gazetarit Xhevdet Shehu me Haxhinë:
– Z.Haxhia, ditët e fundit është hapur një debat për luftën e UÇK-së. A është i vërtetë Isa Mustafa në ato që thotë sipas jush?
– Po e ndjek me interes këtë debat dhe vërej se, si gjithmonë ne shqiptarët e të dyja anëve të trungut tonë të ndarë nuk arrijmë të merremi vesh as për historinë tonë të kaluar e as për atë të afërt. Nuk biem dot në një mendje as për ata që kanë qenë heronj e patriotë të vërtetë e as për ata që kanë tradhtuar apo sabotuar përpjekjet tona për çlirim e bashkim kombëtar.
Vazhdon akoma ky gjykimi i prerë e i shkurtër dhe klasifikimi në tradhtare apo heronj.
Përderisa do vazhdojmë të jemi kaq ekstremë në gjykimet e vlerësimet tona, në shikimin e ngjarjeve dhe personazheve bardh e zi, do ta kemi shumë të vështirë ta shkruajmë historinë tonë, fatkeqësisht as këtë që e kemi të freskët e përjetuar edhe vetë siç është epopeja çlirimtare e UÇK-së.
Patriotizmi apo atdhedashuria nuk është monopol i asnjë force politike apo grupimi të caktuar.
Nga ato që lam parë e dëgjuar vetë unë do të them vetëm diçka: Pa ekzistencën e UÇK-së, pa nisjen e luftës çlirimtare nga ana e saj, pa aleancat e saj të qëlluara me faktorin ndërkombëtar, Kosova do te vazhdonte akoma edhe sot e kësaj dite të ishte nën thundrën serbe, me qeverinë e famshme të tre përqindshit në ekzil, me presidentin e vetëzgjedhur kontributi i vetëm i të cilit ishin konferencat e e shtypit të ditës së premte.
Liria nuk fitohet as me lutje e as me konferenca shtypi, liria u fitua me gjakun e dëshmorëve të UÇK-së, që ishte e vetmja forcë çlirimtare e Kosovës…
Rruga që ndoqi Rugova ishte një rrugë pa krye dhe pa fund, që po çonte Kosovën drejt një gjendjeje komatike pa zgjim të mëvonshëm.
Ndaj meqë më pyetët për zotin Mustafa unë mendoj që zoti Mustafa nuk ka të drejtën morale të thotë se kush janë çlirimtarët e Kosovës. Edhe në qoftë se nuk ndjen respekt për ata që çliruan Kosovën, – që padyshim që nuk janë as FARK-u, as politika pacifiste e Rugovës, por vetëm e vetëm gjaku dhe lufta e atyre djemve e vajzave të UÇK-së – ai duhet të paktën të heshtë…
– Mund të përmendni ndonjë emër nga ata që e kanë sabotuar çlirimin e Kosovës?
Mbijetesa jonë si popull në trojet tona etnike ka qenë shumë e vështirë, duke patur parasysh faktin se përballë kemi pasur një armik të egër e dinak që është përpjekur me të gjitha mënyrat të na sundojë e përçajë.
Dora e fshehtë serbe ka qenë shumë e gjatë në Shqipëri e sidomos në Kosovë.
Në mënyrë direkte apo nëpërmjet atyre që kishin shitur shpirtin tek armiku ynë shekullor për poste apo para. Dihen ndikimet serbe në ardhjen e Zogut apo Enverit në krye të Shqipërisë, por unë do të ndalem pak tek Ramiz Alia dhe ata që zgjodhi ai për vazhdimësinë e klanit të tij, që ka qenë klani më antishqiptar e më proserb që ka drejtuar ndonjëherë Shqipërinë.
– Dmth i përkisni atyre që mendojnë se ndikimet serbe kanë vazhduar edhe pas përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri?
– Plotësisht. Dhe jam në gjendje ta argumentoj këtë me fakte.
Në vitet 90-91 u vendos krijimi i grupeve të armatosura dhe dërgimi i tyre në Kosovë për fillimin e luftës çlirimtare.
Këto kanë qenë bërthamat e para luftarake që do të pasoheshin me krijimin e UÇK-së.
Kuptohet, këto grupe u krijuan edhe me dijeninë e shtetit shqiptar e ndihmën, që më vonë doli që nuk ishte e tillë, por ishte një tradhti ndaj tyre nga ana e Shqipërisë e shërbimit të saj sekret me në krye Irakli Koçollarin – Vijon/dita/


Leave a Reply