
Dje vetëm dy orë pas publikimit të një komenti të shkurtër të Pamfleti.com me titul: “Ku është Jozefina?”, kjo e fundit, publikoi në adresën e saj në Facebook një foto me kandidaten për Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi. Fotoja shoqërohej me një koment të shkurtër të stilit patetiko-hipokrit, tipik për karakterin e Jozefinës. Jozi kishte që në datën 18 Prill që nuk postonte në facebook-un e saj. Hipokrizia politike e donte dje që të shfaqej me Voltanën, megjithëse kjo nuk rregullon asgjë në marrëdhëniet në mes tyre. Kjo foto nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të mbuluar përçarjet e mëdha. Kjo foto është një ngutje e Jozefinës për të shpëtuar lëkurën e saj politike. Ajo po bën gjithçka që të humbë Luli , por sidoçoftë duhet lënë një derë hapur, dhe kjo derë mund të jetë Voltana, e privelegjuara e Lulit. Megjithëse Jozefina nuk do ta shohë me sy Voltanën, ajo e di se Voltana është e mirë dhe naïve dhe se mund ta “komprementojë” kollaj.
Nga ana e saj Voltana e cila është e trembur nga opinioni se “Jozefina punon kundër saj” , kjo foto iu duk si shpërtimi i saj. Por Voltana gaboi. Ajo nuk kuptoi një gjë, kjo foto i shërben vetëm Jozefinës. Kjo foto nuk do të ndryshojë asgjë në marrëdhëniet e saj me njerëzit e Jozefinës dhe jo vetëm kaq , por kjo foto do ti kushtojë asaj shumë shtrenjtë pasi me këtë foto asaj do ti duhet të gaguajë edhe haraçet e Jozefinës në Shkodër. Voltana nuk arrin dot të kuptojë hipokrizinë e “katolikes së vjetër” dhe dyfytyrësinë e politikanes pranë Berishës./Pamfleti
Shënimi i djeshëm
Ku është Jozefina?
Ka disa ditë që në tregun politik të vendit , nuk është parë më Jozefina. Në akshihanet e politikës së PD-së po flitet gjithnjë e më tepër për një ndarje të pashmangshme në grupin e partisë së demokratëve. Jozefina, që pas ardhjes së Lulëzim Bashës e ka përballuar me “shpirt nëpër dhëmbë” situatën e krijuar në PD, tani duket se nuk mundet më. Anashkalimi flagrant që iu bë “mbretëreshës së PD-së” duke mos e konsideruar fare në vendosjen e kandidaturave për kryetarë bashkish as në veriun e vendit që ajo e konsideronte “çiflig” të sajin, e ka acaruar pa masë “të llastuarën” e të djathtëve.
Vendosja e kandidaturës së Voltana Ademit si kandidate për bashkinë e Shkodrës ishte edhe “qershia mbi tortë” në shkatrrimin përfundimtar të marrëdhënieve me lidershipin e ri politik të partisë së saj. Asgjë nuk e mban më inatin e Jozefinës. Voltana që është edhe armikja e saj kryesore, jo thjesht në politikë, por edhe në konflik me pronat e vjetra, një pjesë të të cilave Jozi i ka përvetsuar padrejtësisht.
Voltanën , Jozefina e kishte “zbythur” njëherë nga detyra si nënkryetare bashkie , ndërsa tani Lulëzimi ia sjell atë si kandidate për kryetare. Kjo është e tmerrshme për Jozin! Dhe aq më keq tani , pas reformës territoriale, që bashkia fillon në alpe(që ajo i ka shumë për zemër) dhe mbaron në mrekullitë e Velipojës. Kjo e ka mërzitur shumë Jozefinën që thonë se është mbyllur në sarajet e veta në Shkodër dhe po kalon një depression të madh. E bashkë me Jozefinën janë edhe shumë eksponentë të tjerë rreth saj. Asnjë prej tyre, përfshirë edhe kryetarin e bashkisë këto 8 vite, Lorenc Lukën, të preferuarin e Jozit nuk po bëjnë fushatë. PD-së së Shkodrës i ka rënë flama, zonja është rëndë. Megjithatë, mbështetësit rreth saj e njohin “luaneshën” e tyre, ia njohin urrejtjen, fuqinë e hakmarrjes, e dinë se ajo do të ngrihet prapë! Po nuk e dimë nëse Luli e di këtë?!!!/Pamfleti
http://pamfleti.com


Leave a Reply