
Jeta pas të tridhjetave kërkon që të bëni pak kompromise në mënyrën e jetesës. Ja një listë me sjelljet të cilave mbase duhet tu vini një “stop”.
1.Veshja e këmishës ‘polo’ bashkë me kollare (nuk jeni më student)
2.Të eksperimentoni me flokët
3.Të vlerësoni rezultatet e përditshme me notë (nuk jeni më në gjimnaz që të vlerësoheni me notë)
4.Të jetoni me prindërit
5.Të bëni shpeshherë dush tek shtëpia e prindërve(edhe pse nëna e juaj është shumë këmbëngulëse)
6.Të vendosni çdo gjë në kornizë (mbase ende keni postera të vendosur nëpër mure)
7.Të hani një hamburger në vend të pjatës kryesore gjatë drekës (mbase nganjëherë)
8.Të flini në divan (është koha të akomodoheni në një shtrat të vërtetë)
9.Të keni ende shtratin që kishit në gjimnaz
10.Të bëni ‘zhurmë’ gjatë uljes apo ngritjes nga shtrati (ruajeni atë kur të mbushni 60)
11.Të bëni sikur e doni hip-hop muzikën (bëhuni i sinqertë me vetveten)
12.Të ftoni miqtë në apartamentin tuaj dhe t’i argëtoni me muzikë (nuk je DJ, dhe vera e dashurisë ka kohë që ka kaluar dhe gjithashtu nuk jeni as ekspert të përzieni pijet).
13.Të përdorni fjalë të tipit “cool” ose “wtf” vend e pa vend
14.Të bëni rolin e të mençurit edhe atëherë kur nuk është e nevojshme ( e kemi fjalën kur takoni një femër)
15.Të pini: verë të bardhë, birrë, uiski etj (njërën pas tjetrës)
16.Të insistoni për tu futur në diskotekë (edhe kur personi i sigurimit ju thotë që ‘është e rezervuar’)
17.Të provoni ndonjë substancë (vetëm për të larguar komplekset)
18.Të bëni orë vallëzimi (që kur të dilni mbrëmjeve të joshni me lëvizjet prej profesionisti)
19.Të lani rrobat tek lavatriçja e prindërve (është koha të blini tuajën)
20.Të deheni aq sa të mos mbani mend se çfarë keni bërë mbrëmë.
21.Të mos jeni qartë se çfarë kërkoni tek një femër
22.Të vendosni nofka dhe për gjërat apo individët që nuk duhet (për shembull miqve apo pjesëve tuaja të trupit)
23.Të veproni pa analizuar
24.Të provoni të bëni gara me miqtë (me makinë apo motor)
25.Të vishni ndërresa futbolli(vetëm në rastet kur luani futboll)
26.Të fiksoheni me kabllogramet sportive (kur e dashura juaj është aty)
27.Të flini tek miqtë (vetëm nëse jeni larg nga apartamenti rreth 5 orë)
28.Të blini këpucë të lira (vetëm nëse jeni shofer i autobusit)
29.Të bëni miq të ri
30.Të bëni gjëra për hir të tjerëve (vetëm nëse kjo ka të bëjë me familjen dhe miqtë tuaj më të mirë).


Leave a Reply