
Më lini, o njerëz, të shoh hallet e mia,
Vertete e vogel nuk qesh kur gabova…
Sot po paguaj. Unë s’e di ç’është lumturia,
Një jetë të vrarë larg jush kalova…
E bukur qeshë, e mirë, sa shumë zili më patën…
Linda …? Joo! Nuk “Linda” por vdiqa brenda vetes,
Se bishat me grabitën, dhe mish e shpirt ma zhvatën,
Si leckë më shoshitën dhe vranë tek unë njerinë !
Viktimë jam e hamshorve te pashpirt,c`tu bej ?
Kë të godas? E ku të gjej të drejtën?
Turpshëm sot zvarritem e dritë në jetë nuk gjej,
Po dua pak gëzim dhe unë, moj, të shkretën !
Mjaft më gjykuat, se shpirti im sakat
E di se ç’vuan në trupin tim lavire,
Të plakur, të rrudhur, me brengë, pa gjumë çdo natë…
Trokas kudo e nuk më hapet asnjë derë…
Unë qesh rrallë herë.Nevrike dhe brutale
Më shihni ju gjithmonë… Po s’jam pa cipë në faqe…
Unë s’jam më grua, as burrë, as djall,
Po një një …s’di ç’jam… që kurrë s’do të gjejë paqe !


Leave a Reply