Nga Pol Valery
Përktheu nga origjinali Alket Çani
VDEKJA E RREME
Përvujtnisht, dhembshurisht, përmbi varrin e hirshëm,
Mbi monumentin e pamëshirshëm
Ç hijnaja, braktisje dhe dashuri të harxhuar,
Ngjiz vesku yt i dërrmuar,
Po vdes, po vdes mbi ty, rrëzohem dhe mproshtem,
Por i porsahedhur mbi varrin e poshtëm,
Ku hapësira e mbyllur më grish ndër eshtra,
Kjo vdekje e gënjeshtërt, ku prap kthehet jeta,
Dridhet, rihap sytë, më përndrit e më bre,
Dhe më shkul gjithmonë një vdekje të re
Më të vyer se jeta.
VERA E HUMBUR
Në det të hapur, kam ca ditë,
(Por se nën ç qiej sjam kujtuar),
Që hodha, si blatim për hiçin,
Veçse një pikë verë të çmuar…
O lëng, kush e deshi humbjen tënde?
I bindem vallë ndonjë hyjnije?
Mos vallë zemrën në vramëndje,
Qëndërroj gjak, tek verën shtie?
Të zakontën qashtri të saj
Pas trëndafiltës mjegullnajë
Deti e merr po aq pastër…
Valët dehur dhe humbur vera!…
Pashë t hidhen najrin e athët
Ato , figurat më të thella…
VARREZA DETARE
I.
Kjo çati e qetë, nën çapa pëllumbash,
Pishave rregëtin, varreve në trumba;
Prej zjarresh krijohet e drejta mesditë
Deti përgjithmonë rifillon nga deti!
Pas një meditimi, si shpërblim më mbeti 5
Një vështrim i gjatë aty ku prehen hyjtë!
II.
Ç shkrepëtima finoshe përmbyllin në vete
Një mori diamantesh nga shkumë e pandjeshme,
E çpaqe ngjason se po ngjizet sërish!
Kur përmbi humnerë një diell rri heshtur, 10
Vepra të pastra t një shkaku tpërjetshëm,
Koha shndrit dhe Ëndërr do të thotë të dish.
III.
Tempull i Minervës, thesar i patundshëm,
Masë qetësie, edhe burim i dukshëm,
Ujë vetullngrysur, sy që mbrun në ty 15
Kaq e kaq gjumë nën një vel flakërrime,
Ngrehinë brenda shpirtit…O heshtja ime!
Mijëra tjegulla si kulm i artë, Çati!
IV.
Tempull i kohës, mu në një psherëtimë,
Ngjitem dhe mësohem në këtë pikë të dlirë, 20
Krejt rrethuar prej vështrimit tim detar;
Dhe si për hyjtë m i larti im blatim,
Drejt thellësisë i prajshmi vezullim
E një shpërfilljeje sovrane i hedh farën.
V.
Ashtu si fruti shkrihet në kënaqësi, 25
Siç ëndërron në ëndje mungesën e tij
Brënda në një gojë ku forma i humb,
Përthith unë këtu tymin tim të pritur,
Dhe qielli i këndon shpirtit të drobitur
Ndryshimin e gjithë brigjeve me zhurmë. 30
VI.
Qiell i vërtetë shiko si ndryshoj unë!
Pas kaq krenarie, edhe pas kaq shumë
Amtie të habitshme, por me fuqi sërish,
Në hapësirën plot dritë e braktis veten,
Hija ime shkon mbi shtëpitë e të vdekurve
Dhe më zbut me lëvizjen e saj të brishtë.
VII.
Shpirti i shfaqur në të solsticit prushe,
Unë të duroj, drejtësi e adhurueshme
E dritës me armë që nuk kanë mëshirë!
Në vend tënd të parë ta rikthej meritën:
Veten vështroje!… Por të pasqyrosh dritën
Nënkupton një gjysmë të zymtë errësire.
VIII.
O veç për mua, vetëm mua, brenda meje,
Pranë një zemre, në krojet e një poeme,
Mes zbrazëtisë dhe ndodhisë së qashtër,
Nga brenda meje pres ushtim n e madhështisë,
Sterë kumbuese, idhnake dhe e trishtë,
Më kumb në shpirt një bosh gjithmonë i ardhshëm!
IX.
A e di ti o rob i rremë gjethakësh,
Gotull detare, gëlltitëse parmakësh,
Sekrete shndritëse mbi të mbyllurët sy,
Çtrup më osh vallë drejt fundit tij të plogët,
Vallë çfytyrë e josh drejt së ashtës tokë?
Një agzot mendon për mungestarët e mi.
X.
Plot zjarr ideal, mbyllur e shenjtëruar,
Copëzë tokësore te drita blatuar,
E dua këtë vend, t pushtuar nga pishtarë,
Të bërë me ar, gur e drurë të errët
Ku përmbi hije regëtijnë mermeret;
Atje deti besnik përgjumet mbi varre!
XI.
Qen i shkëlqyer, largoje ijudhtarin!
Kur me buzëqeshje bariu vetmitar,
E çoj të kullosë, dele fshehatare,
Kopenë e bardhë të varreve të heshtur,
Edhe zboji tej pëllumbat e përkujdesur,
Ëndrrat e kota dhe engjëjt kureshtarë!
XII.
Ardhur këtu, është ardhmëria plogështi.
Insekti kruan e skërmit në thatësi;
Shkrumbuar gjithçka, zhbërë, ndër ajër shkrirë
Nëpër nuk e di çfarë qenësie t egër…
E gjerë është jeta, dehur prej mungesës,
Pikëllimi i ëmbël, mendja e dlirë.
XIII.
Fshehur ndihen mirë të vdekurit në tokë
Që misterin u than dhe brenda i mban ngrohtë.
Aty lart Mesditë që s lëviz një grimë
Mendon në vetvete, me veten pajtuar…
Kokë e plotë dhe diademë e kulluar,
Unë jam brenda teje i fshehti ndryshim.
XIV.
Ti më ke veç mua të ti përmbaj tmerret!
Shtrëngesat, dyshimet e mia dhe brerjet
Janë të metat e tëndit diamant të rrallë…
Por në natën e vet të rëndë prej mermerësh,
Një popull i vagullt përmes rrënjë pemësh
Anën tënde tashmë ka marrë ngadalë.
XV.
Janë shkrirë ata në një mungesë të dendur,
Farën e bardhë argjili i kuq ka tretur
Dhuntia e jetës te lulet kaloi!
Ku i kanë të vdekurit fjalitë familjare,
Po artin vetjak edhe shpirtrat e rrallë?
Larva përvidhet në burimin e lotit.
XVI.
Britma të mprehta vajzash të mikluara,
Sytë, dhëmbët, qepallat e njomëzuara,
Gjiri aq i këndshëm me zjarrin në lojë,
Gjaku që zjen në buzët e dorëzuara,
Dhuratat e fundme, gishtat që i ruajnë,
Gjithçka shkon nën tokë dhe kthehet në lojë!
XVII
Dhe ti, shpirt i madh, shpreson vallë një ëndërr
Që nuk do të ketë më ato ngjyra zhgjëndrre
Që në sytë e mishtë bëjn val e ar këtu?
A do këndosh ti kur të kesh avulluar?
Po shko! Gjithçka shkon! Kam prani të brimuar,
I shenjti padurim merr fund gjithashtu!
XVIII.
Pavdekësi e pakët, e errët, e praruar,
Na ngushëllon me dafina tmerrshëm zbukuruar,
E që krijon një gji mëmësor prej vdekjes,
Zhgjëndrrën e bukur, dredinë plot pasion!
Kush vallë nuk njeh, dhe kush nuk i shkagon,
Kafkën e zbrazët dhe qeshjen e përjetshme?
XIX.
Etër të thellë, koka të pabanuara,
Që nën peshë lopatash të rënduara,
Jeni toka edhe hapat na trazoni,
Krimbi ngulmues, brerësi i vërtetë
Nuk është për ju që flini nën tryezë,
Merr jetë nga jeta dhe mua smë lëshon!
XX.
Dashuri, ndoshta, a urrejtje për veten?
Kaq pran meje është me dhëmbin e fshehtë
Aq sa të dy emrat mund ti shkojnë atij!
Çrëndësi ka! Ai sheh, don, mendon, prek!
Mishin tim e do e gjer në shtrat më ndjek,
Jeta ime i përket jetës së tij!
XXI.
Zenon i Elesë! Zenon mizor! Zenon!
Matë shigjetë me flatra më përshkon
Që dridhet, fluturon por pa fluturuar!
Tingulli më lind e shigjeta më vret!
Ah! Dielli…Për shpirtin hije breshkë e vërtetë,
Këmbëshpejti Akil që qëndron ngurruar!
XXII.
Jo, jo!…Drejt epokës së ardhme! Përpara!
Thyeje, trupo im, formën mendimtare!
Edhe pije, ti o gjoks, lindjen e erës!
Një freski që ngrihet prej detit fluruar,
Shpirtin ma kthen mua…O fuqi e kripuar!
Vrapojmë te vala gjallërisht përherë1
XXIII.
Po! Det i madh plot delire i pushtuar,
Lëkurë pantere, mantel i copëtuar
Nga mijëra e mijëra idhuj diellorë,
Nga mishi blu dehur, absolutja hidër
Që prapë kafshon bishtin e saj vezullitës
Në një tollovi me qetësinë njëlloj,
XXIV.
Ja tek ngrihet era!…Jeta do jetuar!
Ma hap e mbyll librin ajri i pashteruar,
Tallazi me pluhur del shkëmbit me shtjella!
Fluturoni tej, fletë shkreptimtare!
Ujëra dhe dallgë shkallmojeni përfare
Këtë çati të qetë ku çukitnin velat!
Milosao
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply