A ankohen njerëzit që ju rrethojnë për hapësirën tuaj të çrregullt? Është e cuditshme sesi mendimi i përhapur kërkon rregull dhe disiplinë që të arrijë sukses. Psikologjia moderne tani ka një tjetër mënyrë.
Si duket tavolina juaj në këtë moment? Ndoshta pak mbeturina, disa detyra, gota bosh, projekte gjysmë të mbaruara, ndoshta edhe ndonjë revistë.Pra duhet të themi që është rrëmujë.Ose të paktën duket rrëmujë për të tjerët që e shohin.Por shpesh, rrëmuja e një personi është sistematike.
Psikologja e Universitetit të Minesotes Kathleen Vohs mori përsipër që të kundërshtojë idenë se organizimi është i njëvlerëshëm me suksesin. Ajo përdori një model të një dhome të çrregullt dhe një tjetër të një dhome të pastër.Konkluzioni? Dhomat e çrregullta të çojnë në të menduarin kreativ. Por çfarë është në të vërtetë të menduarit kreativ dhe si e ndihmon këtë një dhomeë e çrregullt?
Për fillestarët, të menduarit kreativ është çdo lloj të menduarit që nuk ka lidhje me arsyetimin tradicional.Është një term i përkufizuar lirshëm për të thënë më të paktën.
“Nëse një tavolinë e rrëmujshme është një shenjë e një mendjeje të rrëmujshme, atëherë pse të mendojmë për një tavolinë bosh?” -Albert Einstein.
Einstein, sigurisht një njeri kreativ, nuk ishte kundra një tavoline të rrëmujshme. Por ai nuk ishte i vetmi. Mark Twain ia dedikoi karakteristiken e tij të të imagjinuarit hapësirës së tij te rrëmujshme. Steve Jobs, shpikësi i suksesshëm i një numri të madh të produkteve Apple gjithashtu kishte një tavolinë të rrëmujshme. Sipas Vohs, kjo gjë ndihmoi për të gjithë këto gjeni.
Por çfarë do të thotë kjo për ju? Mos duhet të shkatërroni tavolinën apo shtëpine tuaj dhe ta quani diçka të mirë? Natyrisht që jo. Rrëmuja nuk është gjithmonë çrregull. Thjesht lërini gjërat të përfundojnë aty ku janë të destinuara të përfundojnë. Dhe shpresoni që njerëzit që ju rrethojnë të mos e kenë problem këtë gjë!
Burim: http://higherperspectives.com/messy-space-creative/


Leave a Reply