Vendosa t’ua dergoj juve historine time staf i Living pasi une mendoj se si historia ka shume te tjera dhe shume femra kane vuajtur te njejten gje si une, mendoj se per mua kjo eshte me e veçante. E them kete “e veçante”, jo ne kuptimin e mire te fjales eshte e veçante,sepse une kurre nuk e kam menduar se do te me ndodhte mua edhe pse sot kane kaluar shume vite dhe une nuk mendoj me per te. Kam qene ne gjimnaz dhe si gjithmone aty fillojne njohjet e para qe mbahen mend dhe krijohet shoqeria me e mire. Une nuk dua te kujtoj asnje nga te dyja. Pse do thoni ju, po ja si mund te duash te kujtosh nje shoqe qe eshte lidhur me ish te dashurin tend. Pa dashur t’i bie kot ne qafe, ata jane lidhur kur lidhja jone kishte marre fund prej kohesh. Edhe pse keshtu unenuk mund te them se nuk jam lenduar, sepse edhe pse ne ishim ndare une vazhdoja te mendoja per te dhe kete ajo e dinte shume mire. Ne jemi njohur ne vitin e dyte gjimnaz dhe lidhja jone zgjati deri ne vitin e katert. Shoqja ne fjale ishte shoqja ime me e mire, me te bisedoja gjithçka dhe i qaj çdo hall. Pas vitit te katert, te tre ne filluam shkollen e larte dhe secili mori drejtimin e tij. Si fillim takoheshim shume shpesh, por me pas takimet filluan te rralloheshin. Une po zija nje shoqeri te re dhe atagjithashtu. Ata kishin avantazhin qe ishin ne te njejten shkolle dhe shoqeria e tyre vazhdonte. E megjithate gjate vitit te pare une takohesha me shoqen time dhe i tregoja, sesa e lenduar isha prej tij dhe i kerkoja gjithmone qe te me tregonte nese do te lidhej me ndonje vajze. Ajo me thoshte se e kishte ne shkolle, por nuk behej dhe aq shume. Marredhenia e tyre ishte ftohur dhe takoheshim me rralle. Sidoqofte pas nje viti mora vesh se ai ishte lidhur, por kete nuk ma tha shoqja ime, por dikush tjeter. Nuk kishte si te ma thoshte ajo kur ishte vete ajo qe ma kishte marre. Kur e mora vesh me iku mendja fare. I telefonova asaj dhe çfare nuk i kam thene. I shfryva gjithe inatin ne telefon dhe me pas i kerkova qe te takoheshim. Ajo ne vend qe te me kerkonte falje filloi te me shante dhe te justifikohej kot me kot. U takuam dhe e vetmja gje qe me tha ishte se nuk me kishte marre asgje, sepse ai kishte ikur prej meje prej kohesh dhe madje pas meje kishte pasur edhe te dashura te tjera. Nga shoqetme te ngushta qe kishim qene ne gjimnaz u beme dy armike. Qe prej asaj dite nuk mora me vesh per ata te dy. Por para nje jave mesova se ishin martuar dhe tani ajo ishte shtatzene. Edhe pse kane kaluar kaq vite nuk mund ta mohoj qe ndjeja shume inat brenda meje. Po ta mendoj thelle dhe te vihem ne vendin e saj ndoshta nuk duhet ta gjykoj dhe ta fal, por ajo qe me vjen inat eshte se ajo edhe pse ishte ne faj nuk me kerkoi falje, por filloi te bertiste me keq. Kete une nuk mund ta pertyp dot, prandaj u hoqa nga nje vize te dyve. Lajmi per martesen e tyre me zgjoi kujtimet dhe keto dite kam qene shume nostalgjike. Nuk e di nese nje dite jeta do te na perplas perseri dhe nuk e kam idene se si mund te tregoj une pas gjithe kesaj historie.
living.al


Leave a Reply