DASHI
Klima planetare do favorizoje dashurine ne cift gjate kesaj jave. Do i zgjidhni te gjitha problemet qe iu mundonin dhe ndiheni me te qete. Beqaret do jene te turpshem dhe kjo nuk do i lejoje te perfitojne nga mundesite qe do iu jepen. Mundihuni te tregoheni pak me te hapur dhe hiqni tekat. Sektori i parave do influencohet negativisht nga Plutoni. Nuk eshte momenti te rrezikoni.
DEMI
Per ciftet do jete nje dite e qete dhe pa probleme. Nuk do kete pasion te zjarrte por do ia kaloni me se miri. Mos kerkoni shume. beqaret nga ana tjeter do jene me te favorizuarit. Venusi do sjelle nja takim impresionues nga mesi i dites. Mendohuni mire dhe shihni nese personi do jete i duhuri apo jo. Financat do jene te mira, por duke shpenzuar shume ato do destabilizohen.
BINJAKET
Sektori i dashurise se cifteve do jete i favorizuar sot. Do flisni per gjithcka me ate qe keni ne krah dhe do i zgjidhni edhe dyshimet qe iu kishin lindur. Dite me fat edhe per beqaret. Do keni takime te rendesishme dhe do mund te gjeni personin qe iu pershtatet me se shumti. Planetet do ndikojne negativisht tek financat dhe ju do shpenzoni me shume sesa duhet. Kujdes sepse do ngeleni pa asnje lek.
GAFORRJA
Mos reagoni pas cdo kritike qe do iu beje partneri sot. Pasi te reflektoni mire do e kuptoni qe ai ka te drejte. Tregohuni te gatshem te beni leshime. Beqaret do kene aq shume deshire te krijojne nje lidhje saqe nuk do pyesin shume e do lidhen me te parin qe do iu dale para. Ky do jete nje gabim. Persa iu perket financave ato nuk do jene te qendrueshme, prandaj prisni edhe pak para se te beni transaksione.
LUANI
Qetesia do mbizoteroje gjate kesaj dite ne jeten tuaj ne cift. Megjithate ne mbremje nuk do mungojne momentet emocionuese dhe te kendshme. Beqaret do jene edhe me joshes dhe do e bejne per vete personin qe kane kohe qe e pelqejne. Edhe ai do jape sinjalet e para te pelqimit. Dite me fat per sektorin financiar. Do shpenzoni dhe do hiqni edhe disa lek menjane.
VIRGJERESHA
Ne jeten tuaj ne cift do ndodhin shume gjera emocionuese gjete kesaj dite dhe ju do ndiheni per mrekulli. Shprehjani sa te mundni partnerit ato qe ndjeni. Beqaret me ne fund do fillojne nje histori dashurie te sinqerte dhe qe do i beje te ndihen te plotesuar. Me ne fund. Kujdes me financat. Do shpenzoni jashte mase dhe kjo do e perkeqesoje ndjeshem buxhetin.
PESHORJA
Duhet te beni edhe me teper leshime ne jeten tuaj ne cift nese doni qe gjerat te shkojne mire. Nese nuk e beni kete mund te linde tensioni. Beqaret do ndihen mire nen pranin e miqve dhe nuk do iu shkoje mendja per te krijuar nje lidhje. Ne sektorin financiar duhet te tregoheni te kujdesshem dhe mos hishni hapa te nxituara. Po shpenzuat pa u menduar mund te ngeleni pa lek.
AKREPI
Ata qe jane ne nje lidhje do kene nje rizgjim te pasionit sot. Do kaloni momente te mrekullueshme me ate qe keni ne krah dhe nuk do doni qe dita te mbaroje. Beqaret qe nuk e kane gjetur ende shpirtin binjak ka shume mundesi ta gjejne sot. Ne planin financiar situata nuk do jete e mire. Do iu duhet te merrni hua qe te mos keni probleme.
SHIGJETARI
Mundohuni te beni cmos ta mbani sa me afer partnerin gjate kesaj dite sepse dikush tjeter po perpiqet t’ua mare. Plotesojani deshirat dhe krijojini nje ambient sensual e te rehatshem. Beqaret me shume gjasa do fillojne nje romance mjaft te kendshme. Do ndiheni me mire dhe me te plotesuar. Ne planin financiar duhet te beni pak kujdes me shpenzimet e tepruara.
BRICJAPI
Me ne fund klima do te ngrohet per ju qe jeni ne nje lidhje. Do flisni per gjithcka me partnerin dhe bashkepunimi do te perforcohet. Edhe per beqaret do te nise nje periudhe e re dhe mjaft e bukur. Nuk do jeni me vetem fale nje takimi te vecante qe do kryeni. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rendesishme. Mundohuni me sa keni mundesi te hiqni edhe ndonje lek menjane.
UJORI
Mundohuni t’i sqaroni keqkuptimet qe keni pasur me partnerin sot sepse dita do ejte e favorshme. Ai do tregohet me tolerant dhe me i kuptueshem. beqaret do kene nje dite te qete por serish nuk do e gjejne personin qe po kerkojne prej kohesh. Financat do jene me te mira se kohet e fundit, por ende nuk ka ardhur koha te beni investime shume te medha.
PESHQIT
Fale mbeshtetjes qe do iu jape Jupiteri ju do i perballoni me me lehtesi problemet qe mund t’iu dalin ne jeten ne cift. Do e konsolidoni lidhjen dhe do flisnim hapur me partnerin. Beqaret do kene aventura te pazakonta e interesante. Shfrytezojini sa me teper qe te mundeni. Per financat mos u qani. Ato do jene me te mira se kurdohere, vetem se ju do shpenzoni pa u menduar.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply