
Ku bien fyelli e çiftelia
Hidhet n’valle tanë Malësia,
Atje është gjithë SHQIPËRIA
Atje janë edhe mend e mija!
Tek kullot ne Lunxh bagëtia,
Shkojnë e prehen ment e mija
Leshon aromen lulja e malit,
Ia merr isos pika e djalit.
Kur shohë mbi koka plisat e bardha,
N’Kosovë bre po du me shkue,
M’prisni vëllëzer se qe tek erdha,
Me ju këngë trimërie me këndue!
Po jam nise bre larg andej nga rruga,
Qe gjithëmonë me çoftë ke e bukura Struga,
Per ne Dibren e urte dhe Tetoven trime,
Qe janë aq pranë bashkë ne zemrën time!
Po nuk ka bre veç NJË SHQIPËRI
Nga Ulqini e ne Çamëri,
Nga Durrësi e gjer ne Presheve,
Jemi bashkë e veç një TREVE!
Historia e popullit tonë është legjendare.
E çarë me shpatë ne dorë është shkruar,
Nder shekuj mbi ato male e troje ametare
Veç liri,nder e fqinjësi e vertete është kerkuar!
Ku bjen fyelli e çiftelia
Ku bukës i thonë bukë,
Atje janë edhe ment e mija
Shqipëria s’ka me u zhdukë!
Se nuk zhduket or jo ajo tokë arbnore
E run Zoti e Shkaba jonë Dykrenore.
Se s’i kanë vdekë Nanëlokës,
Shqipërisë Skenderbejt,Çerçiz
Topulli,trimat e Dragobisë!
Mal ne mal ushton jehona,
Nga lahuta dhe isot tona,
Jeton ne këmbë e gjithë Shqipëria,
Marrtë me pash nga vitet e mija!
Nga nostalgjia dhe Shqipëria,
moren hov vargjet e mija,
Drejt-per-drejtë mbi tasierë,
Thellë prej zemrës i kam nxjerrë!
Veç me ndjeni bashkatdhetarë
Jo per mburrje e as per kredi
Shkruaj shumë por jo si i parë
Mbi te gjithë është nëna Shqipëri!
Bashkim Pitarka (Ja ashtu drejt e mbi tasiere) Florida,25 Mars 2015
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR


Leave a Reply