
Ashtu si çdo ditë nisi edhe dita e sotme, një ditë krejt normale pa dashur të them monotone, e mërzitshme. Isha nisur për në shkollë dhe rrugës duke nxituar përplasem me një djalë. Një djalë i gjatë, i bukur, syjeshil, nuk më tha asnjë fjalë, por thjesht më pa dhe buzëqeshi. Kisha një dëshirë të madhe ta pyesja si e kishte emrin, por më erdhi turp dhe ula kokën e u largova. Më mjaftoi, thjesht, ky shikim, kjo buzëqeshje që të mos kisha gjumë në sy atë natë.
Pa kaluar shumë ditë në adresën time në “Facebook” më kishte ardhur një SMS nga një djalë që quhej Jetnor, ku më shkruante: “Je shumë e bukur Aranitë për ta mbajtur kokën ulur…”. Po qeshja me veten dhe m’u kujtua ai momenti kur u përplasa me të pak ditë më parë dhe nuk ngurova për t’ia kthyer përgjigjen: “I bën shpesh këto komplimente?!”, i dërgova sms dhe po flisja me shoqen time të ngushtë, Dorën, që e kisha “on line” në “Facebook” atë çast. Po i tregoja pikërisht për të, kur më vjen përsëri sms në “Inbox”. Ai kishte qenë aty atë moment dhe më shkruante: “Vetëm vajzave të bukura dhe të ndrojtura si ty u bëj komplimente, e jo të gjithave”.
Më tha: “Mos më shqetëso më!”
Kaq mjaftoi për të vazhduar bisedat tona të cilat sa vinin e shtoheshin, derisa një ditë më ftoi në kafe. Që prej asaj kohe ne vazhduam të dilnim çdo ditë. Ai më tregonte për jetën e tij, për shkollën pasi ai ishte në universitet në vitin e tretë, ndërsa unë në vitin e dytë dhe, të them të drejtën, më pëlqente shumë dhe pas pak kohësh ne u lidhëm. Ato kohë mendoja se isha vajza më e lumtur në botë, më merrte çdo ditë në telefon, dilnim çdo herë në kafe, bënim shumë për njëri-tjetrin. Bënim shumë plane për jetën, për të jetuar bashkë. Kështu kaluan ditë, muaj, por u bë edhe viti, por lumturia zgjati shumë pak. Ai filloi të ndryshonte, ose ndoshta kështu më dukej mua, telefonatat u rralluan shumë, po ashtu, edhe takimet tona. Tashmë ai i kishte kryer studimet dhe ishte, vërtet, e pamundur për të gjetur punë. Mundohesha të flisja me të, por nuk ma hapte telefonin. Isha e shqetësuar derisa një ditë ma hapi telefonin dhe më tha: “Mos më shqetëso më, ti shiko punën tënde unë punën time!”. Në ato momente nuk e doja më veten, u ndjeva shumë keq dhe ja mbylla telefonin. Kjo ishte hera e fundit që unë fola me të dhe që prej asaj dite nuk mora më guxim t’i telefonoja, madje fillova ta urreja edhe pse e doja shumë.
Nuk kaluan shumë kohë edhe ai filloi t’më shqetësonte në telefon çdo ditë, duke më kërkuar falje dhe duke kërkuar një mundësi të dytë. Arsyeja që më tregoi ishte se nuk kishte pasur punë dhe kishte qenë i mërzitur, por tashmë kishte filluar punën dhe ishte ndryshe. Më tha se më donte akoma. Isha shumë e zhgënjyer dhe kisha frikë të vazhdoja përsëri me të pasi mendoja se ai nuk më donte. Ishte një periudhe e vështirë për mua ato kohë, nuk doja të shikoja askënd. Më dukeshin të gjithë njësoj, madje kaluan muaj dhe ai përsëri vazhdon t’më kërkojë në telefon. Nuk e di nëse duhet ta fal apo jo, sepse unë përsëri e dua.
Keq për mua… /D./Kosovarja/


Leave a Reply