
Themeluesit e Gucisë kanë qenë Omeragajt/ic. I pari që e përqafoi fenë Islame, pasiqë Turqit erdhën në këtë krahinë me 1455, ishte Omeragë Shala, dhe emrin e kishte Dedë Shala, pjesëtar i fesë katolike nga Shqipëria Veriore. Qeveria e atëhershme Turke i dha Omer-agës sipërfaqe të mëdha tokësore në Guci dhe Plavë. Omer aga kishte dy djem, Hasan agën dhe Tahir agën. Hasan aga e ndërtoi i pari shtëpinë në pjesën e epërme të lumit Gërçar në Guci dhe vëllau i tij Tahir aga u vendos në Plavë. Ata ishin besnik ndaj autoriteteve Turke dhe kishin një reputacion të madh si e popullsisë së vjetër Shqipëtare. Fëmijët e Omer agës u dërguan në Stamboll për edukim dhe kështu pasardhësit e Omer Agës u bënë dizdar (administrator) në Guci, Plavë dhe Bihor.
Në fund te vitit 1495 në Guci u vendos Bekteshi (Bekteshevic) nga lumi Cërnojevice. Ata ishin me origjinë Shqipëtare.
Çekić: Erdhën në Guci në vitin 1625 nga Hercegovina. Si familje e vjetër aristokrate nga koha e Kulin Banit dhe Herceg Stjepanit. Ata ishin me origjinë Shqipëtare. Pas arritjes se tyre në Guci beu Shabanaga iu dhuroi Çekajve (Çekiqve) malet e Volushnicës, Koshuticës dhe Horallecit.
Radonçiqët dhe Kolenoviqët: erdhën ne Guci më 1636. Fisi i tyre kishte prejardhje nga Orahova (afër Rashkës). Ishin me prejardhje Shqipëtare. Të afërmit e tyre ishin Bulbët, Avdiqët, Rashiqët dhe Mollagajt.
Hoti, Gruda, Kastrati dhe Nikoçajt: erdhën ne Guci më 1645. Ishin me prejardhje Shqipëtare.
Sujkoviqet, Kurtagajt, Sharkinajt, Kikajt, Bajrajt, Bicajt, Lalicajt, Mërkulajt, Shabajt, Rexhajt, Rexhëmatajt erdhën në Plavë dhe Guci në fund të vitit 1595. Ata ishin me prejardhje Shqipëtare.
Bashajt, Jevrajt dhe Lalajt u vendosën në Guci më 1550. Ishin me prejardhje Shqipëtare.
Baliajt, Musajt dhe Canajt e Kelmendit ishin me origjinë Shqipëtare. Ata u erdhën në Guci më 1698 nga Vukli.
Vukli: erdhën në Guci më 1675 nga fshati Vukël i Kelmendit. Ishin me prejardhje Shqipëtare. Hero i famshëm i këtij fisi ishte Ibër Vukli, pjesmarrës në luftën e Nokshiqit në vitin 1879.
Delajt, Lucajt, Pjetrajt, Feratajt dhe Gjeshajt: erdhën në Guci më 1699, i përkasin fisit Bakeq. Me prejardhje janë Shqipëtar.
Nekajt, Milajt, Haxhialajt, Gaçeviqët, Damjanajt, Gjurkajt dhe Gjukanajt/viqët erdhën më 1711. Me prejardhje janë Shqipëtar. Vuthajt, Hakajt e Martinajt janë Kelmendas, përkatesisht Nikç, Bogë, Vukël e Selcë (4 djemët e Kelmendit). Të gjithë janë me prejardhje Shqipëtare. (Gjonbalaj, Ahmetaj, Lecaj, Prelvukaj, Qosaj, Balidemaj, Hasangjekaj, Dedushaj, Bruçaj, Pepaj, Novaj, Selimaj, Bacaj, Kukaj, Ulaj, Çelaj dhe Goçaj janë disa nga mbiemrat e këtyre fshatrave të lartëcekur). Nga ky fis vijnë një numër i madh intelektualësh të arsimuar. Ata iu kanë shkaktuar shumë kokëçarje autoriteteve Turke.
Pirajt dhe Shujakët: erdhën në Guci më 1711. Ishin me prejardhje Shqipëtare.
Gucia është e ndarë nëpërmjet mbiemrave. Më i vjetri është mbiemri Omeragaj, pastaj Bekteshaj, Ibrahimaj, Çekaj, Radonçiq, Hot e kështu me rradhë.
Këto të dhëna dhe dëshmi janë marrë nga libri Gjeografi e Vilajetit të Kosovës, publikuar në Stamboll më 1852. Nga kapitujt Karad ve Ordu (Mali i Zi dhe popullata e saj, faqet: 78, 79, 80, 81, 82, dhe 83) Siç shihet të gjitha të dhënat historike thojnë se Boshnjakët janë me prejardhje Shqipëtare.
Malazezët e konsiderojnë veten me prejardhje Ilire, ndërsa “Boshnjakët” tonë flasin gjuhën Serbe dhe në çdo mënyrë mundohen t’a dëshmojnë se nuk janë me prejardhje Shqipëtare.
Shembull më konkret për Boshnjakët/Muslimanët dhe prejardhjen e tyre Shqipëtare janë mbiemrat e tyre sikur:
Shaljanin – Shala është fshat shumë i njohur ne Shqipëri.
Vukël – është fshat i mirenjohur ne Shqipëri.
Dejlanin (Delaj) – Fshat në Shqipëri afër Vuklit.
Koljenovic – Emri shqip Kola/Kolë (Nuk ka Serbë apo Turq me emrin Kolë).
Pjetrovic – Emri shqip Pjetër (nuk është Peter por Pjetër emër 100 % Shqipëtar).
Hoti, Gruda, Kastrati, e kështu me rradhë janë të gjithë nga fshatra Shqipëtare, pra kjo është prej nga vijnë të gjithë Boshnjakët tanë të Plavë dhe Gucisë.
Një pjesë e Shqipëtarëve u bënë Malazez, kryesisht: Nemanjici, Balsici, Mrnjacevici, Crnojevici, Bjelopavlovici, Karadjordjevici, Kastratovici e Vasojevici etj. Kjo u bë ndër ndikimin Rus i cili me forcë e asimiloi një pjesë të madhe të popullatës Shqipëtare.
infoplus-al.com


Leave a Reply