
-Eeeeeee, qi thoni ju, unë kam histori edhe për San Valentinin…apo shenjtin aaaaa, si po ta doni me e thirrë. Kishte pas fillue me dale pak demakracija, e sa kishte fillue me dalë moda e Sanit, fëmite ishin rrite, m’ishte ba vajza per fejesë. -Sa?? -Po te 18-tshi ishte ma. N’darke tu hangër do pshesha n’kos si shtepi, po e pyte t’jatin , “Babë ca po don me i ba peshqesh nesër nanës për Shën Valentinin?” Ku ku kyt’ mos e paqa, don me shkue te burri dhe e ka mendjen për marrina! E pavi njiher i jati shtrembt e i tha..”Nuk asht i fesë tonë ky Seni…e unë këte…(Këte? u ty s’di ça t’qoft, 30 vjet martesë e unë bira e fundit e kavallit) nuk e kam marrë me dashni!” Edhe unë qi basha si e dijshme, ju shtrëngova psheshit edhe ma shumë, po nuk po dijsha me i dhane kand, ku ka lidhje dashunija a shkusija me San Valin…..(Shën Valentini, Nan’)Praj he dreq…se e ka emnin e veshtire, e unë San Val e therras. Erdhi dita e San Valit, ditë e zakonshme, i percolla tane për punë, e po u merrsha pak me pastrue oborrin..kur fap Bibja për kafen e nadjes. “Jallah maj Bibe- i tham- ça ka dale njiky San Vali a e njef ti?” Ja pret Bibja (kja ma e meçme se unë): ”Uuu a s’e din aaaaaaa ka pas le n’Tale moj, e ka dhanë jetën për njate qi ka dashte e e kanë ba shenjt!!! E tesh tanë festojne njikyt ditë per t’dashuruemt!!!” Tuj i pjeke Bibes kafen e tuj ja qa hallin San Valit unë, sa shume e paska dasht njat femën, po edhe aja moj..sa e keqe me e lan me vdeke? Po masandej i rash mendjes, do ta kene martue me zori moj si puna jonë…jallahhhhh si unë me Kacillen, se po u shute Rroma……uffffff….. E mirfort Bibja iku, kafja u pi, filloi gjella, u harrue San Vali!!! Kur s’po kalon pak, BAM BAM BAM dera e shtepise…hajli moj njikët orë, kush po m’vjen?? Hapi deren e ça me pa nji djal i ri..yll moj, i bukur deri njatje!!! Po ma merr dorën e po ma puth e po m’zgjat nji tub’ me lule! Uh si mu duk vedja more gjind, sikur po fluturosha. I tham:-“T’paste nana për ke i ke prue njikto lule…ne s’na ka vdek kush!! – ” Jo Zonje e nderume -më thotë- e ke gabim, njikta lule janë për ju, i ke prej admiruesit tand , qi qysh ditën qi t’ka pa, s’ka pushue tuj t’dasht. E sot unë e kam amanet, njikto lule me ti dhane n’shenj kujtimi!” Iku djali n’pika t’vrapit e mue mu soll oborri…..bir Behija shkreta, mu duk vedja si vajza e kanges “Për mu Paska Ken’ Kismet!”. Po kush paska kene ky sevdali moj???…Uh nuk e di si e kam ba njat’ gjellë, e mendja m’fluturonte se kush paska ken’ njaj trim, e grij qep’t e mu bate me e gri Kacillen copa copash……Uh mori varza..nuk di se ça me ju thane..edhe qajshe edhe qesh’ja me vedi….nuk e di si me e përshkrue se si e ndieva vedin njat’ ditë!!!!..Edhe ka shtatë m’shkoshin, se si kisha me i thanë Kacilles. Edhe kohe lulesh jo, kuku. Po nji mendje m’tha mos me i trete, t’bukra deri njaty. Erë mbushe. I vuna lulet n’nji vazo e n’tavolin’ t’bukës. Erdhi koha e drekes e mu mblodhën tevabija n’shtepi. Hin Kacillja i pari e po i shkyn sytë…”Kush na paska pru lule???…Hajde moj ti e vogla, mos na ban brockulla me djem e t’kanë pru lule???”…Kuku edhe kjo mu desht’..”Jo babe- thotë vajza- unë nuk kam shok…masandej…unë i kerkoj çokollata!” Uuuu shtremja e dreqit..dashka edhe miradina!!! Po m’drejtohet mue..”Ça jan’ kta moj ti??? Kush i pruni, për ke ??? A po flet???” “Zatnija jote- i tham unë me gjys’ zanit-nji djalë te dera i la e nuk bani za…as ftyrën s’ja pashe…po mu dhimbten me i hjedh n’kosh e thaç po zbukuroj dhomën.” Me mendt e mija tuj thane (uh si nuk kam me t’ba nja 5 vjeç, e me tu shpërvjel n’thupër e me t’shike e me t’ba për shpalc!!!!) Tu hangër bukë..mu ba se u harruen lulet, kur prap kjo xhidilerja jeme..po vrret..”Uuuu keka nji letër njiktu me keta lule!!” Uuuuuuu pa letra moj ku ishte..kuku për mue…mos e thot’ edhe emnin moj ai sevdalija jem???…Uhhhh hapu dhe e futu…po si durohet kacillja tesh???
” Zonje Behijes! Admiruesi jot’ deri n’vdekje!”..kukuuuuuuuuuuuu m’ra tavani përmbi krye..pa pas pula me ba ish i thojnë kesaj….uh si u cue Kacillja si me u çue Orli n’kambe moj tamarrsha….syt i kishin dale jashte…e supa prej gojet …tuj virre..”Kush asht ky mojjjj!!!” Uhhhh ku a mesue mica me pi ufull….birrrr edhe unë…se pava nji dite t’mire…ma zuni n’fyt moj…bukën e San Valin edhe sevdalin’…..i morri lulet rrakapuje e i hodhi n’kosh t’plehnave, e filloj tuj virre ma shume se donte me gjete kush më dashka mue kët’ çfarë bukurijet!! Unë pak tuj u dridh prej friget e pak prej hallit, gati sa nuk m’ra t’fikt’. Kur po i del vajza para e po i thotë: ” Jo more babe, po na kena dasht me luejt me ju, se këta lule ja kena porosit ne nanës, me e gërga se demek tjetër kush ti ka prue e jo baba, se ti vet’ the se nuk e ke marrë me dashuni!” Ferishtet u shkepën tuj qesh…unë isha ba zeher…Kacillja pak pa i dal shkumë prej gojet me gjithë fjalet e mbrapshta…… E tesh isha ba trime se m’ishin rritë femija e çova zanin e i thashë ” U ty qimja t’qimoft more burrë, po unë edhe plake tesh, e rrudhun po, ku di unë Sanin e Sanijen? Kujt po i bjen ndërmend për mue?!?” U çova ika n’dhomë tjetër…e qava e qesha….. Kurse ju moj nane, ju ka ba Zoti rrisk sot me i zgjedh vetë…e San Valet me i festue me to…..po mos harroni nji diçka ju len nana amanet: Dashuni mësoni me dhanë tanë jetën tuej, e sa t’keni fryme, e jo veç për njikët ditë!!
Albana Fani


Leave a Reply