Ishim nje cift shume i lumtur. U martuam te rinj, te dashuruar ne njeri tjetrin qysh nga femijeria.Gjithcka na dukej se eshte e jona, madje edhe bota e madhe. Mendonim e besonim se te gjitha enderrat do te na realizohen. Aq shume e kemi dashur njeri tjetrin, saqe ne diten e marteses, perve…c kurores se marteses, u betuam perpara Zotit edhe per dicka tjeter. I dhame besen njeri tjetrit, se pa marre parasysh se cfare mund te na ndodhe ne jete, te jemi afer njeri tjetrit ne cdo dhembje e veshtiresi, madje edhe nese vdes ndonjeri prej nesh, te mos martohet ai qe mbetet gjalle. Ishte nje premtim te cilin ndoshta nuk e ka bere askush. Kalonim caste shume te lumtura… I kujtoj momentet kur vija nga puna, me dilte bukuroshja ime e zbukuruar, e veshur bukur per hatrin tim, me ate buzeqeshjen e saj, qe kur e shikoja menjehere e gjitha barra e lodhjes me largohej nga trupi. Isha i lumtur qe Zoti ma dergoi kete engjull njeri, kete bukuroshe te cilen e kuptoja dhe me kuptonte,e doja dhe me donte. Pas disa viteve, na lindi edhe femija i pare, vajze. Bukurine dhe kenaqesine tone edhe me shume e shtoi ajo, te cilen e thirrja “me e bukur se nena”. Pas disa viteve na lindi edhe vajza e dyte. Shtepia u mbush me gezim e hare. Kishte shume kohe nuk ishte degjuar kenga me e bukur e femise “vaji” ne shtepine tone.Sa i lumtur isha kur degjoja te qarat e vajzes sime! Isha njeriu me i lumtur ne bote. O Zot, shpesh te kam falenderuar per keto te mira qe me dhe.
Por, gjerat nuk shkojne gjithmone ashtu si i mendon njeriu. Pas nje kohe, pas gjithe ketyre te mirave, pasuan ditet e veshtira per mua, per familjen time. Gruan te cilen e doja shume… shuummmee… … u semur dhe per nje kohe te shkurter vdiq. Vdiq engjelli im i bukurise, drita e syve te mi, dashuria ime e perhershme… enderra ime, clodhja ime shpirterore. Vdiq nje pjese e zemres sime, iku shume shpejt duke me qendruar vetem ne kujtimet e mia, vetem ne brendine e shpirtit dhe zemres sime. Me la vetem, me la pas vetes dy dritat e syve te mi, te cilat zevendesuan driten e saj. Shkoi pergjithmone, pa i pare vajzat duke shkuar ne shkolle, pa e pare shkrimin e tyre te pare “nene”, i la te vetme qe une ti ngushelloj ne mungese te saj, une te perkujdesem per to,i la qe une ti perqafoj ne vend te saj, kur te zgjohen naten te trembura nga ndonje enderr e keqe une ti perkedhel, une tu fshij lotet kur te lendohen duke luajtur… O Zot, sa keq e kisha mashtruar veten, vdekjen e saj duke e konsideruar si enderr, i mpire nga humbja e saj, te cilen po e ndjej shpesh edhe sot. Me kujtohen ende fjalet e saj ne momentet e vdekjes: ” Te lutem, mos e merr parasysh besen qe i kemi dhene njeri- tjetrit. Martohu te lutem e mos mi ler vajzat ne duar te botes. Te lutem …. lutej ajo me lot ne sy duke e duruar dhembjen e madhe te semundjes se rende qe e kishte kapluar. “Jo bukuroshja ime, une nuk do te martohem me. Une do te kujdesem per to. Dua qe ne parajse te kem vetem ty dhe ti te me kesh mua. Une nuk te kam dhene besen per ta shkelur ate. Ta kam dhene besen perpara Zotit se nuk do te dua askend pervec teje. Te premtova o e bukura ime se edhe ne xhenet me ty do te jem, askush nuk mund te me kete mua pervec teje”… Pas ketyre fjaleve me shperthyen lotet si shi. E perqafova fort per here te fundit, dhe ajo dha shpirt ne perqafimin tim…. O Zot, sa i rende eshte loti, sa e rende eshte dhembja…. o Zot, o Zot…


Leave a Reply