
Specialistët këshillojnë që duke u marrë me sport, të paktën dy herë në javë, i bën mirë kockave, jo vetëm duke i forcuar ato, por edhe duke ndihmuar procesin e kalcifikimit, mjaft i domosdoshëm për njeriun.
Madje, kjo është një ndër mënyrat kryesore për të mbajtur sa më larg vetes reumatizmin. Jo pak, por tridhjetë ditë në vit mjekët rekomandojnë plazh për të gjithë personat që kanë probleme me reumatizmin.
Sipas tyre, është shumë e rëndësishme që ata të shtrihen në rërën e plazhit në mëngjes dhe në darkë. Ndërkohë që përdorimi i bimëve jeshile është shumë i këshillueshëm, ato duhet të zihen për rreth 20 minuta dhe më pas do të pihen për të lehtësuar dhimbjet reumatizmale. Çaji duhet të zihet në një enë porcelani dhe jo metalike./Kosovasot/


Leave a Reply