
Keni vetëbesim
– Kuptoni se sa njeri i mirë ju vërtetë jeni dhe që nuk ka fare rëndësi çfarë të tjerët mendojnë për ju. Ju nuk keni nevojë të bëni të tjerët të ju duan kur ju doni veten. Vetëbesimi është i pa rezistueshëm dhe do të tërheqë të tjerët tek ju.
Fokusohuni në gjërat pozitive
– Largoni të gjitha mendimet negative, të tilla si: është e vështirë të gjej një të dashur, përse ai nuk po e sheh të mirën në mua apo askush nuk do të më dojë. Ju keni shumë kualitete që ju bëjnë të meritoni dashurinë dhe vëmendjen e dikujt. Të tjerët e shohin këtë, dashuria është çdokund rreth jush. Kur ju keni dashuri brenda jush, dashuria do të vijë tek ju nga dikush tjetër.
Dashuroni pa frikën se do të lëndoheni
– Gjëja më e frikshme e dashurisë është të japësh vetën në këtë ndjenjë. Kur ju nuk i jepeni plotësisht dashurisë ju ndaloni që dikush të afrohet me ju aq sa dëshironi. Hapni derën dashurisë dhe dorëzojuni plotësisht asaj pa e menduar asnjëherë mundësinë që do të lëndoheni, dhe do të krijoni lidhjen e ëndrrave tuaja.
Bëni qejf
– Njerëzit tërhiqen më së shumti nga të qeshurat dhe lumturia. Kur ju jeni duke kaluar kohë të mirë të tjerët duan të jenë me ju. Pra bëni gjërat që ju bëjnë të lumtur si: të shikoni filma apo të vraponi në park. Shijoni jetën tuaj.
Shikoni gjërat pozitive
– Fokusohuni në gjërat pozitive të personi që ju dashuroni dhe vlerësoni ato. Kjo mund të jetë e vështirë nëse mes jush ka ndjenja negative, por ju mund t’i injoroni të gjitha gjërat negative dhe të kënaqeni me momentet dhe gjërat pozitive në atë person. Kur ju fokusoheni në momentet e lumtura tërhiqni edhe më shumë momente të të tilla në jetën tuaj. Nëse mendoni momentet e këqija ju tërhiqni më shumë ngjarje të këqija dhe jo vetëm me atë person por edhe me të tjerët.
Vlerësoni kontrastin
– Jeni të lumtur me atë që keni dhe harroni gjërat që jeni duke ju pritur. Vetëm kur ju jeni i lumtur në këtë moment gjëra të bukura do t’ju rrethojnë çdo ditë.
Kushtoni vëmendje ndjenjave
Ndjenjat diktojnë mendimet tuaja: kur ndiheni mirë ju jeni duke menduar gjëra pozitive dhe kur ndiheni keq jeni duke menduar gjëra negative. Një mendim negativ tërheq një mendim tjetër negativ dhe ndjenjat e këqija tërheqin më shumë ndjenja të këqija. Prandaj kur ndiheni keq ndërroni frekuencën e mendimeve tuaja dhe mendoni për diçka që ju bën të lumtur, do të habiteni se sa shpejt kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Ndonjëherë është e vështirë të mendoni për gjëra të mira kur ndiheni keq, atëherë ju duhet thjesht të mbyllni sytë, të mos mendoni asgjë, dhe të buzëqeshni, kjo do të ndryshojë frekuencën e ndjenjave tuaja. Mos harroni se ju mund të kontrolloni mendimet dhe ndjenjat tuaja. Jeta juaj është aq e bukur sa ju e bëni.
Prandaj shijoni jetën tuaj, dashuroni vete dhe dashuri do të vijë tek ju.
Kosovarja


Leave a Reply