
Dy krerët më të larë të shtetit kanë pasur edhe një bisedë telefonike me njëri-tjetrin, e cila duket se ka përkeqësuar edhe më tej komunikimin mes tyre.
Kryeministri Rama dhe Presidenti Bujar Nishani kanë shkëmbyer dhe një komunikim me tone të larta nëpërmjet telefonit. Mësohet se Kryeministri i ka kërkuar edhe në telefon Presidentit që të firmosë dekretin e Visar Zhitit për ambasador, por përgjigjja e Nishanit ka qenë e prerë, pasi ajo nuk është konsultuar me parë. Telefonata është bërë ditën e enjte, ndërkohë që mësohet se është përdorur një gjuhë me tone të larta dhe të tensionuar mes Ramës dhe Nishanit.
Pas telefonatës, institucioni i Presidentit ka reaguar në një konferencë për shtyp, ku ka akuzuar kreun e qeverisë se nëpërmjet shantazheve kërkon të kapë institucionin e Presidentit, raporton “Panorama” .
NGA: SHQIPËRIA E BASHKUAR.INFO


Leave a Reply