Tregojnë se ca vite më parë, një femër e re hyri në një dyqan mishi megjithë bebin e saj në krahë. Ajo e befasoi kasapin duke i thënë se fëmija ishte i tij dhe ajo ishte kureshtare se si do ta përballonte ai këtë dëshmi. Shkurt, kasapi propozoi që si detyrim, do t’i jepte asaj mishin pa para, gratis, deri sa djali të arrinte moshën 16 vjeç.
Dhe ajo ra dakord.
Kasapi po numëronte vitet në kalendar dhe një ditë djaloshi që vinte merrte rregullisht mishin në dyqan, njoftoi se të nesërmen ai bëhej gjashtëmbëdhjetë vjeç.
“E di, e di,” tha kasapi buzagaz. “Po i numëroja vitet dhe unë. Merre këtë mishin e sotëm, shpjerja satëme dhe i thuaj që kjo është copa e fundit! Dhe verë re se si do ta shtrembërojë fytyrën!”
I biri ia përcolli sëmës fjalët e kasapit. Ajo tundi kokën në shënjë pëlqimi dhe i tha:
“Bir i mamasë, shko përsëri në dyqanin e mishit dhe i thuaj kasapit se në këto gjashtëmbëdhjetë vjet, ne kemi marrë pa para bukë në furrë, qumësht tek dyqani i bulmetit dhe fruta e zarzavate të freskëta nga tregtari i zarzavateve. Dhe vere re kasapin se si do ta shtrembërojë fytyrën!”
Burimi – Facebook
Leave a Reply