e Kombeve të Bashkuara u krijua si sot, 66 vite më parë, pra në datën 24 tetor 1945.
Dy luftëra të mëdha që ndodhën në gjysmën e parë të Shekullit të 20-të e kishin mbytur botën me gjak dhe zjarr. Egërsia, brutaliteti dhe shkatërrimi që shkaktuan këto luftëra e kishin tmerruar njerëzimin. Duke u nisur nga kjo, ndërkohë që Lufta e Dytë Botërore nuk kishte përfunduar ende me qëllim pengimin e luftërave që i shkaktonin njerëzimit dhimbje të mëdha u hodh ideja për krijimin e një organizate ndërkombëtare, e cila do të kishte si synim ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, eliminimin e kërcënimeve ndaj paqes në mbarë botën.
Kjo ide gjeti një mbështetje të madhe nga shtetet botërore pa dallim, se kishin marrë apo jo pjesë në dy luftërat e mëdha, dhe u diskutua gjerë e gjatë në mbledhjet që u zhvilluan për këtë qëllim në muajt prill-qershor të vitit 1945. Në mbledhjet në fjalë u përgatit Karta e OKB-së dhe në datën 25 qershor 1945 kjo kartë u nënshkrua në qytetin San-Francisko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga 51 shteteve, mes të cilave bënte pjesë edhe Turqia. Karta e firmosur nga 51 vendet themeluese hyri në fuqi në 24 tetor 1945. Dhe kjo datë u pranua si dita e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Që nga ajo ditë e deri më sot në Kombet e Bashkuara, e cila është organizata më e madhe dhe gjithëpërfshirëse mes institucioneve aktive ndërkombëtare, janë anëtarësuar shumë vende. Me anëtarësimin e Zvicrës dhe Timorit Lindor në vitin 2002, të Malit të Zi në vitin 2006 dhe të Sudanit të Jugut në korrik të 2011-ës numri i anëtarëve të OKB-së është rritur në 193.

Turqia, një nga 51 anëtaret themeluese të OKB-së, i përmbush me përpikëri detyrat e anëtarësisë në përshtatje me qëllimin dhe parimet e Kartës së OKB-së dhe tregon kujdes në sigurimin e çdo lloj kontributi për realizimin e idealit human që OKB i ka vendosur vetes si objektiv. Turqia si një faktor stabiliteti dhe ekuilibri në rajonin e saj, nuk ka bërë përpjekje edhe për zgjidhjen e konflikteve prezente në rajon, por ka ndërmarrë iniciativat e nevojshme për parandalimin e lindjes së problemeve të reja. Këto përpjekje të Turqisë janë vlerësuar me konsideratë të lartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Kjo duket edhe në miratimin e kandidaturës së Turqisë për vendin e anëtares së përkohshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2009-2010. Në votimin që u bë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Turqia mori 152 vota nga 192 anëtarë që kishte në atë kohë organizata. Organet e huaja mediatike zgjedhjen e Turqisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me një numër kaq të madh votash e vlerësuan si një tregues i besimit që gëzon Turqia në arenën ndërkombëtare.
Gjatë kohës që Turqia ishte anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së bëri punime në drejtim të fuqizimit efektiv të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare; parandalimit të terrorizmit, trafikut të lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar dhe zhvillimin e dialogut ndërkulturor. Gjatë anëtarësisë së përkohshme në Këshillin e Sigurimit Turqia mori dy herë kryesinë e radhës së Këshillit dhe gjatë kësaj detyre i parapriu organizmit të takimeve me pjesëmarrje të gjerë mbi temat për ngritjen e aktiviteteve të OKB-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar në një nivel më të lartë dhe mbrojtjen e civilëve në konfliktet e armatosura.
OKB-ja ka në strukturën e vet 5 organe të rëndësishme, të cilat janë: Asambleja e Përgjithshme, Këshilli i Sigurimit Sekretaria e Përgjithshme, Këshilli Ekonomik dhe Social si dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Shtetet anëtare marrin në punimet e Asamblesë së Përgjithshme, e cila mbahet një herë në vit me pjesëmarrjen e jo më shumë se 5 përfaqësuesve nga çdo shtet. Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme kryetarët e shteteve ose të qeverive, ministra apo zyrtarë të lartë mbajnë fjalime mbi politikën e jashtme dhe zhvillojnë takime të ndryshme bilaterale apo multilaterale me përfaqësuesit e vendeve të tjera anëtare të Organizatës. Në punimet e Sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që u mbajt në 19 shtator 2011, Republika e Turqisë u përfaqësua me një delegacion të kryesuar nga Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan. Në fjalën e tij drejtuar Asamblesë së Përgjithshme Kryeministri Erdoan shprehu pikëpamjet dhe qasjet e Turqisë në temat që kanë të bëjnë me politikën e saj të jashtme. Kryeministri Erdoan nuk i kurseu kritikat ndaj politikave që ka ndjekur kohët e fundit OKB-ja, duke u munduar të sjellë të qendër të vëmendjes së opinionit publik ndërkombëtar disa tema kryesore që ishin edhe në fokusin e kritikave të tij. Ja disa nga opinionet që shprehu Erdoan në fjalën e tij:
“…Më duhet ta shpreh hapur që OKB-ja sot nuk ekspozon një lidership që do të triumfonte mbi frikën që kërcënon shpresat e njerëzimit, të ardhmen e njerëzimit. OKB-ja duhet të ristrukturohet dhe të rinovojë vizionin e saj jo sipas interesave dhe tutelës së vendeve të caktuara, siç ndodh fatkeqësisht sot, por duke marrë për bazë të drejtën e njerëzimit. Muajin e kaluar e konstatova vet në Somali se në çfarë gjendje të mjerë ndodhet sot OKB-ja dhe bashkësia ndërkombëtare përballë problemeve urgjente…”
“…Për ne OKB është emri i një ideali që në vend të forcës brutale dhe tiranisë duhet të punojë për vendosjen dhe shpërndarjen e të drejtës ndërkombëtare; që duhet të punojë për sundimin e paqes dhe jo të konfliktit, për sundimin e ndërgjegjes njerëzore dhe jo të interesave të ngushta dhe tentativave për ruajtjen e ekuilibrave. Kështu e kuptoj unë OKB-në. Dhe pengesa më e madhe para realizimit të këtij ideali është konflikti arabo-izraelit që vazhdon për më shumë se gjysmëshekulli. Mos-zgjidhja ende e këtij problemi, por në të kundërtën, sakrifikimi me çdo rast i drejtës ndërkombëtare për hir të ekuilibrave politike, është goditja më e madhe që i jepet sensit mbi të drejtën ndërkombëtare…”
“…Turqia është e gatshme të bëjë çdo lloj përpjekjeje për sundimin e paqes në hapësirën gjeografike të Lindjes së Mesme. Në këtë kontekst ajo do të vazhdojë të ndjekë një qëndrim aktiv edhe në të ardhmen për zgjidhjen e konfliktit arabo-izraelit, për njohjen e shtetit palestinez, për pajtimin e grupeve palestineze, për heqjen e embargos jo-legjitime që zbatohet ndaj popullit të Gazës. Ky qëndrim është një konkluzion i natyrshëm i këndvështrimit tonë mbi paqen dhe stabilitetin rajonal dhe mbi të drejtën dhe normat ndërkombëtare dhe në këtë kontekst është edhe një përfundim i natyrshëm i ndjenjës tonë të përgjegjësisë….”
Per”Alba – Shqip ” Shkodrani


Leave a Reply