rast se keni vendosur sëbashku dhe paraprakisht për lulet e dasmës, tregtari i luleve mund të bazohet në këto kritere për t’ia përshtatur buqetën përzgjedhjes suaj, ndonjëherë duke e tejkaluar për t’i bërë surprizë e për ta mrekulluar nusen.
E bardha, e përdorur shpesh në të kaluarën dhe simbol i pastërtisë nuk është e detyruar në ditët e sotme. Kohët moderne kanë sjellë kritere të reja dekoracioni që ndjekin shumë më mirë shijet e secilit, duke sjellë nuanca moderne, elegante, ktijuese, të cilat nuk i kishin floristët e kohës së prindërve dhe gjyshërve tanë.
Në përgjithësi në formë të rrumbullakët apo të shkallëzuar, buqeta mund të ketë lule me ngjyra të ndezura, me ngjyrë të njëjtë apo me nuanca që harmonizohen me fustanin e nuses.
Të tjerëve u pëlqen origjinaliteti i buqetës me fruta, lule fshati, guaska, perime, thjesht për të bërë surprizë, sepse ashtu mendojnë apo për të ndjekur dekoracionin e dasmës.
Buqeta e nuses duhet të mbahet në ujë në mënyrë që lulet të ruajnë freskinë e tyre. Çfardo metode që të përdoret, kini kujdes që buqeta të mos nxjerrë ujë kur të mbahet në dorë. Mund të ndodhë që fustani i nuses të laget nga pikat e ujit që pikojnë nga lulet apo gjethet ose nga uji që rrjedh nga baza e buqetës.
Disa nuse hedhin buqetën e luleve në turmë në drejtim të beqarëve, në mënyrë që ajo apo ai që e merr buqetën do të martohet gjatë vitit. Por pjesa më e madhe e nuseve parapëlqen ta mbajë si kujtim, duke e vënë në ujë apo duke e lënë të thahet.
http://www.living.al
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply